Zbulohet Adriana, e dashura e Blerim Destanit

Posted on Jan 7 2012 - 2:18pm by Berni

Cila është vajza me të cilën është lidhur aktori i njohur, Blerim Destani? Deri më tani jeta e tij private ka qenë shumë në mister për shkak se mediat e kanë përfolur për lidhje me shumë femra, të njohura e të panjohura, por që aktori nuk pranuar publikisht asnjërën prej tyre dhe vazhdon të pretendojë se është ende‘’single’’.

Por me sa duket, deklaratat e tij për jetën private duhet t’i marrim pak me rezervë. Për festat e fundvitit, aktori i njohur ka qëndruar në Nju Jork dhe nuk ka qenë i vetëm, pasi në shoqëri të tij kanë qenë një mik i aktorit si dhe vajza e cila kishte udhëtuar nga Prishtina për të shoqëruar aktorin e njohur.

Quhet Adriana Daci, është nga Prishtina, por jeton në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotoja të cilën e kemi siguruar, flet më shumë, dhe këtë radhë nuk besojmë se aktori do ta mohojë si lidhje, pasi miqtë nuk mund të kenë kaq intimitet si në këtë foto.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/01/blerim-destani.jpg

Adriana shihet e shoqëruar nga Afërdita Dreshaj si dhe këngëtarja Liria Dedvukaj, së bashku me Blerimin dhe Ilirian Avdiun, mikun e aktorit Destani. Kjo foto është realizuar gjatë festave në Nju Jork.   bl. re  PanoramaPlus

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. hey 20/02/2012 at 21:37 -

    HEHEHEH tjeter genjeshter ng gazetart,,hahahhahahaha

Leave A Response