Bashkëshortja e tij tregon si ndodhi vetëvrasja. Fehmiu do të prehet në Prizren.
Një lajm i papritur erdhi për vdekjen e aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Gazeta “24 orë” disa muaj më parë tentoi që të marrë një intervistë ekskluzive me legjendën e filmit, mirëpo askush nuk përgjigjen në telefonin e tij të shtëpisë që e dispononim, por edhe nuk ishte i predispozuar të flasë asgjë për mediat. Këtë na kumtoi edhe kolegu ynë në Beograd, Fahri Musliu, gazetari i RTK-së, nëpërmjet të cilit arritën të sigurojmë kontaktet. Por ajo që na thanë të gjithë që e njihnin aktorin e madh ishte se ai nuk dëshironte të flas për mediat dhe nuk guxonte askush që ta fotografonte.
Tentimi shkoi kot pasi që deshëm të merrnim prononcimin e tij lidhur me botimin e një Enciklopedie të Filmit nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, në të cilën Fehmiu shkruhej si aktor jugosllav dhe serb. Gati se për 10 vite kishte ndaluar fotografimin e tij, duke i`u shmangur edhe paparacëve. Ikja e tij në moshën 74 vjeçare duket tejet e mistershme, sepse ai u vra në rrethana të pasqaruara, pa lënë ndonjë amanet apo edhe pa bërë asnjë bujë. Jeta e tij ishte rënduar tejmase nga qëndrimi në Beograd, nga lufta në Kosovë, masakrat serbe dhe se ai ishte i zënë ngushtë dhe e brente ndërgjegjja përballë jetës që po bënte në mes të Beogradit.
Si ndodhi vetëvrasja
Aktori ashtu në moshë të thyer ishte në banesën e tij në katin e nëntë në lagjen “Zvezdara”. Rreth orës 15.30 ai ishte futur në dhomën e tij dhe në një moment djali i tij Hedoni kishte dëgjuar një krismë. Vrapi në dhomën e aktorit, ka gjetur atë të shtrirë në krevat të mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte shtënë me pistoletën e tij personale në gojë. Fillimisht ai kishte dhënë shenja jete, mirëpo disa minuta para ardhjes së ndihmës së shpejtë, ai ka ndërruar jetë. Mirëpo, se çka ka shtyer aktorin e madh që të ngrejë dorën ndaj vetes, akoma nuk dihet.Ai atë ditë nuk ishte i hidhëruar dhe se askush nga familjarët nuk besonin se do ti ndodhte një tragjedi e tillë. Në shtëpi atë orë ishte djali i tij Hedoni, ndërsa gruaja Branka Petriç, kishte dalë në treg dhe në shëtitje. Lajmi për vetëvrasjen ishte përhapur për disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme shëndetësore, ndërsa para katër muajve kishte përjetuar një sulm në zemër të lehtë. Kohëve të fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohën e kalonte në shtrat. Shumë rrallë dilte nga banesa. Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. “Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit”, tha ajo.
Rebeli që braktisi skenën për shkak të terrorit serb
Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Ai atëherë kishte shprehur pakënaqësi rreth tërheqjes, duke pohuar se e bën këtë akt për shkak të propagandës së egër antishqiptare e organizuar nga serbët. Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, “Shkëlqimi dhe trishtimi”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot.
Ylli i kinematografisë botërore
74-vjeçari Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Fakultetin e arteve dramatike e ka kryer në Beograd ku edhe e ka kaluar jetën me bashkëshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me të cilën ka djemtë Uliksin dhe Hedonin. Bekimi u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës mori Palmën e Artë. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Rolet e tij në filmat “Edukata speciale”, “Odiseja”, apo “Aventurieri”, përmenden si kryevepra të kinematografisë botërore. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.
Marrë nga gazeta “24 orë”
Bekim Fehmiu do të prehet në Prizren
Aktori Bekim Fehmiu do të prehet në Kosove. Miku i tij Milazim Salihu konfirmoi për Top Channel, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Ai kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur ne Sarajeve në një familje me origjine gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kaloi ne Prizren. Miku i tij i tha për TCH, se Fehmiu e ka lënë amanet në letrën e tij para vdekjes që trupi i tij të prehej ne Kosovë. Sipas tij, ceremonia do të jetë familjare dhe modeste ashtu siç ka kërkuar i ndjeri. Në të do të marre pjesë e shoqja serbe Branka Petric dhe dy djemtë. Ndërkohë në Prishtinë do të organizohen ceremonitë shtetërore përkujtimore. Në anën tjetër, në Teatrin e Prishtinës dhe në kinemanë e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohën më të madhe gjatë pushimeve 3 mujore në Prishtinë janë hapur librat e zisë.
TiranaObserver

walla aktor i madh ish kan veq une kisha dasht qe aj te jetoj ne kosov Se Kosova Nuk ka Shrkimtar te madh Si bekim fehmiu e jo te jetoj ne beograd une pervete me mosh jam oi ri ka qe 4 dit qe shikoj fila te tij dhe me pelqejn shum jam kosovar.
KOSOVA kurr sdo te ket aktor si bekim fehmiun
eshte tragjike te degjosh komente rreth Bekim Fehmiut si nuk ishte shqipetar,ka qen aktor i madh serb ect. mjerim nga ata shkruas te verber Arti dhe Artisti nuk ka kufi dhe nuk ka kombesi ai eshte i madhe ose i vogel,ai eshte i mire ose i keq e kursesi shqiptar apo serb apo jugoslavpor ne jemi mesuar me patriot te letrave dhe vetem vazhdoni Aferim u qoft!