Youtube, ‘’luftë’’ e këngëtareve për klikime, kryeson Genta Ismajli me miliona

Posted on Mar 26 2012 - 8:02am by Berni

Pas facebook dhe twitter, një tjetër kanal që shtynë këngëtaret të ‘’luftojnë’’ në mes veti është dhe kanali për video, youtube. Sipas disa statistikave të publikuara nga ky kanal, shumë artistë nga mbarë bota masin forcën e popullaritet edhe përmes klikimeve në youtube. Në mesin e tyre në konkurencë të fortë shfaqen dhe këngëtaret shqiptare të cilat tashmë kanë hapur edhe kanalet zyrtare në youtube duke publikuar të gjitha klipet dhe video performancat në të cilat shfaqen nëpër televizione e koncerte të ndryshme.


Shumë herë kemi vënë në pah temën e diskutimeve përmes klikimeve nëpër video përmes të cilave këngëtaret tona bëhen të famshme dhe të kërkuara. Në mesin e shumë këngëtareve të cilat janë më të klikuarat aty, është pop këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli e cila për momentin po kryeson listën si një nga yjet më të kërkuara në këtë kanal të videove. Kërkimet në emrin e saj arrinë shifrën deri në 6 mijë kërkime, kurse në kanalin zyrtar me emrin GentaOfficial ajo ka diku deri në 3 mijë abonues të cilët ndjekin kanalin dhe videoperformancat e saj.
Deri para pak ditëve, klikimet në emrin e Genta Ismajlt arrijnë shifrën rekord deri në 5 milion klikime vetëm në kanalin e saj zyrtar, derisa ajo ka hapur akontin më datë 2 shkurt të vitit të kaluar. Kemi treguar shpesh se Genta që nga ardhja e saj ka tejkaluar shumë suksese dhe ka thyer rekorde nëpër portale, votime e sondazhe, koncerte etj, kurse këtë rradhë edhe në klikime.

Mes emrave të cilët poashtu janë të kërkuar e të klikuar nëpër video të ndryshme janë edhe Nora Istrefi, Elvana Gjata të cilat në video kanë me miliona klikime kurse nëpër kanalet zyrtare për shkak se i kanë hapur me vonesë nuk kanë dhe aq shumë abonues e klikime të cilat i ka arritur Genta brenda një viti.

9 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. brikenda 26/03/2012 at 12:54 -

    loqkaaaa normal normal qe kryeson ma e mira Gentaaaa

  2. love!!! 26/03/2012 at 14:04 -

    po normal pra kjo osht yll ka stilin e vet ka vallximin e vet esht natyrale gjitha senet i ka……..E la migliore…

  3. anita 26/03/2012 at 15:09 -

    hahahah por dafina zeqirit ja kishin mshelur faqen sepse poe te ishte ajo do ti merrte milionat

  4. genta 26/03/2012 at 17:24 -

    ahhahahha..PO nermal qe genta ka qen eshte dhe do te jet me e mira.. e kemi yll per qefi na tko.. a po be LOVE!!!

  5. love!!! 26/03/2012 at 18:04 -

    po be genta..

  6. qendresa 27/03/2012 at 09:17 -

    vallllla genta ma e mira nermal qe ka fitu shpresoj te bem ma shum fanca kush e don gent komentoni ketu kalo mir

  7. liragagastein 27/03/2012 at 13:23 -

    GeNtA …. star …<3<3<3<3<3<3<3<3<3

  8. Wera 27/03/2012 at 13:53 -

    ; E MIR Oshtt genta ama masss DAFFINA ZEQIRIT O fjala

    HAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAH…:P:P

  9. endrita 27/03/2012 at 14:06 -

    e ke meritu te duam shum gentaaa te pershendes nga kosova

Leave A Response