Vrasja e Emmy-t , Prokuroria kërkon 3 vjet burg për biznesmenin

Posted on Jun 17 2011 - 8:04am by Berni
Categorized as
52
Tagged as

Prokuroria e Tiranes kërkoi sot dënimin me 3 vjet burg të biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit “Emmy”.

Klicken für Bild in voller Größe

Në seancën e zhvilluar sot ne Gjykaten e Tiranës Prokurorët e cështjes bënë publike përfundimet e hetimit duke këkuar dënimin e biznesmenit kosovar me 3 vjet heqje lirie si fajtor për vrajsen e këngëtares.

I pandehuri Kelmendi deklaroi se ngjarja ishte thjesht një aksident, ndërsa ka shprehur keqarardhje për vdekjen e  21-vjeçares.

Gjykata e Tiranës pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi vdekjen e këngëtare 21-vjecare.

Në seancën e 8 qershorit , Gjykata pranoi kërkesen e 47- vjeçarit Kelmendi për t’u proceduar me gjyq të shkurtuar, çka nenkupton se ai do të përfitojë uljen me një të tretën e masës së dënimit nëse shpallet fajtor.

Biznesmeni Aziz Kelmendi akuzohet për ngjarjen e ndodhur në 27 shkurt të këtij viti pranë një lokali nate në Tiranë, kur me makinën e tij, ka aksidentuar 21-vjeçaren Elsina Hidershaj, me të cilën kishte njohje.
(e.m/ata/BalkanWeb)

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. Edi 10/07/2011 at 12:39 -

    Biznesmeni Aziz Kelmendi asht pronar i Hotel Palace ne Mitrovicé. Ky Person duhet mu denue me 25 vjet burg. se jam i bindum se e ka ba me qelim. E nuk asht kan aksident. Se Emmy kur e kuptoj se Aziz Kelmendi esht i martum dhe ka Thmi, u nda nga ti. Por Aziz Kelmendi u Qart dhe e vrau Emmy´n.

Leave A Response