You Are Browsing ‘Gossip’ Category

Flasin këngëtaret Artiola Toska, Rozana Radi dhe Maja Aliçkaj. Ditët e Festave të Nëntorit tri këngëtaret e mirënjohura, Artiola Toska, Rozana Radi, Aliçkaj, nën drejtimin e grupit muzikor “Albanët”  e drejtuar nga Gojard  Kodra dhanë disa koncerte në Itali të ftuar nga shoqata të ndryshme shqiptare në këtë vend.. Për mëse katër ditë grupi “Albanët” kanë lëvizur në qytete të ndryshme italiane, duke ndezur atmosferën e festive për emigrantët shqiptarë. Tashmë bashkëpunimi i grupit “Albanët”...

Këngëtarja seksi Zaimina Vasjari, tani do të jetë më shumë prezente në Kosovë për shkak të angazhimeve të saj muzikore. Së fundi ajo ka nisur përgatitjet për këngë të reja të cilat do të përcillen edhe me videoklipe që do t’i përgatit në Kosovë. “Është kënaqësi të punohet këtu në Kosovë dhe në fillim të vitit të ardhshëm, adhuruesit e mi do të kenë në duar projektet e mia muzikore që do t’i përgatisë këtu”, ka thënë ajo për “Zëri”. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë e angazhuar...

Këngëtarja Dafina Rexhepi e cila sapo ka lansuar videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me Kaos të titulluar “Party & Bullshit”, vjen çdo herë e më ndryshe. Ajo së fundi është fotografuar në një prapaskenë ku duket me flokët e saj të gjatë të lidhur në një super-gërshetë. ...

Adoleshenca e këngëtarit të suksesshëm në dyert e “Liceut Artistik”, këngët e liqenit, shoqëria, marrëdhënia me mësuesit, notat, për të cilat zihej me prindërit pas çdo mbledhjeje, lëndët e urryera dhe ajo që pëlqente më shumë, flokët e gjatë që i thyen notën në sjellje, marrëdhënia me vajzat, puthja e parë dhe fama që kishte në shkollë… Do flasim pak për periudhën e gjimnazit, si ka qenë kjo kohë për ju? Ka qenë një kohë shumë e bukur, e mbushur me përjetime dhe ngjarje të veçanta....

Vitet e gjimnazit i ka kaluar në Belgjikë dhe siç thotë vetë, ka shumë kujtime të bukura nga ajo kohë. Arkimed Lushaj, ose Stresi siç tashmë të gjithë e njohim, rrëfen për faqet e suplementit, jetën e tij prej gjimnazisti arrakat. Nga zënkat me prindërit tek ‘sherret’ në shkollë, për të cilat tregon se ka qenë pjesë edhe e një bande. Nga vërejtjet e mësuesve, tek puthjet e të dashurave, marrëdhënia e parë seksuale në klasën e gjashtë dhe shumë detaje të pazbuluara më parë nga jeta e njërit prej...

Rebelimet e artistes që liceun artistik e ndoqi për flaut. Marrëdhënia me djemtë, të cilët kishin frikë ta propozonin dhe makinat që ndalonin përpara shkollës. Ditëlindjet e veçanta në shtëpi dhe lënia e orëve të mësimit për të shkuar tek disko “Refleksioni”. ..Rrëfehet Rozi, çapkënia e skenës, që dikur ka pas mësuar tetë orë në ditë flaut. S’e besoni dot apo jo?! Zbulojeni vetë për më shumë, këtë eksperiencë të saj. Si i kujtoni vitet e gjimnazit? Unë e para nuk kam bërë gjimnaz, por lice. Për...

Modelja e mrekullueshme shqiptare Angela Martini, fituese e Miss Universe 2010, pas një karriere të mirë në faqet e revistave të modës, është duke u kthyer në sipërmarrëse. Ajo së fundi ka krijuar “Korporatën Martini” duke përmbushur ëndrrën e saj për krijimin e linjave te veshjeve bikini. Në moshën 20 vjeçe, Martini ka nënshkruar me Elite Model menaxhimin e saj dhe me pas u zhvendos nga Zvicra për në Nju Jork në ndjekje të modës ndërkombëtare. Vajza shqiptare sexy kapur vende të dukshme në revista të...

Këngëtarja shqiptare renditet në listën e artisteve të veshura me keq për vitin 2011. Një lajm gati dëshpërues për artisten shqiptare e cila po kërkon suksesin dhe famën në Amerikë, aty ku të gjithë yjet e muzikës mendojnë se do t’i ndrijë ylli i fatit. Por nëse pranon këto kushte, duhet të pranosh edhe klasifikimet. Një revistë amerikane ka publikuar një klasifikim për artistet e veshura me keq gjatë vitit 2011, mes të cilave nuk mungon as Bleona Qereti. Por është lehtësues fakti se krah saj renditen...

Ka qëndruar vetëm në fundjavë në Tiranë dhe ka vrapuar sërish drejt Prishtinës për të mbylur projektet e fundit muzikore që kishte ende në dorë. Artistja Vesa Luma ka deklaruar dje nëpërmjet faqes së saj në Facebook se di të mbajë premtimet. “Përfundoi më në fund kënga ime e re “Boom dhe kështu ne po e finalizojmë premtimin që nga “Dancing with the Stars” duke sjellë bashkëpunimin Prishtinë-Tiranë ose Vesa Luma feat.Big Basta”-është shprehur ajo. Me shpresën që kjo këngë do të pëlqehet nga...

Ky është fati i të gjithë këngëtarëve të suksesshëm që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jo me familjen, por në krye të detyrës…! Të njëjtin fat do të ketë edhe sivjet këngëtarja Rovena Stefa e cila ka pohuar se gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jetë duke kënduar në një prej lokaleve të Prishtinës, ku edhe ka pranuar të trokasë gotat me klientët dhe jo me të afërmit e saj. Artistja ndërkohë gjendet po në Kosovë, ku edhe po realizon xhirimet më të fundit të cilat do të transmetohen...

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, edhe pse nuk shfaqet shpesh në publik, paparaci i gazetes “Shqiptarja”  e ka kapur atë gjatë një evenimenti në kryeqytet i shoqëruar nga familja e tij. Gruaja e tij është një anë e panjohur e familjes së ministrit. Bashkëshortja e tij shumë e bukur, edhe pse nuk njihet publikisht, me të drejtë mund të themi renditet një ndër gratë më të bukura të politikanëve shqiptarë. Ministri Haxhinasto ka një familje të vogël, gruan dhe një vajzë, personazhe që nuk...

“Celine Dion e dytë”, kështu e quajnë të gjithë në vendin e saj në Kristianstad të Suedisë. Talenti për këngën ka bërë që të korr mjaftë shumë suksese në Suedi, ndërsa tani sapo ka nisur karrierën e saj në Kosovë. Saranda Hasani që është vetëm 15-vjeçare është marrë me këngë që në hapat e parë të fëmijërisë, duke qenë aktive nëpër shumë organizime shkollore dhe shtetërore. Pastaj pas një pauze për 3 vjet, ajo iu rikthye këngës duke kënduar më shumë në gjuhën angleze. Ndërsa tani...

Korab, ditët e fundit po flitet se jeni fejuar. A është e vërtetë kjo? Korab Shaqiri: Jo, nuk është aspak e vërtetë. Nuk jam fejuar e as nuk e kam ndërmend të fejohem. Ju po e mohoni se jeni fejuar, atëherë a mund të na thoni pse po bëhen këto thashetheme për ju? Korab Shaqiri: Këto thashetheme janë me tendencë nga dikush. Nuk e di as kush i ka bërë këto thashetheme. Janë tre gjëra të pavërteta, të cilët janë thënë për mua këtyre ditëve. 1. Korabi po e fsheh se do te fejohet, apo se është fejuar. Jo...

Modelja kosovare, e cila pak ditë më parë kishte rrëfyer për ne se si e la Noyzi në momentin që ajo ishte shtatzënë, rikthehet sërish me disa fakte më reale. Pasi ka dëgjuar versionin e ish-të dashurit, reperit Noizy, në Top Channel, Edita na tregon se është ndjerë shumë keq dhe nuk ka mundur të bëjë asnjë hap më tej për te ecur, ndërsa ka kërkuar që të dëshmojë, ndoshta për herë të fundit, në një intervistë ku tregon edhe shumë mesazhe nga ana e Noyzit në momentin që ajo i ka treguar se është shtatzënë...

Nuk ka prishur gjithçka me BabaStars këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo duket se ka nisur një lidhje të re me anëtarin e Skillz, Ledri Vula. Burimet i kanë thënë portalit Indeksonline se Dafina është parë shumë e afërt dhe caste intime me Ledrin para pak netësh. Në disa xhirime për Vitin e Ri, Ledri ka shkuar në tre të mëngjesit dhe e ka pritur gati dy orë këngëtaren për ta marrë më pas me vete, në afërsi të një hoteli në Prishtine. ...

Shumë e kanë cilësuar si fenomenin e kohëve moderne. Elgit Doda, i riu i talentuar në muzikë, që me krijimet e tij bëri për vete gjithë publikun e “Këngës Magjike” rrëfen në këtë intervistë të shkurtër për “Bluetooth”-in, ambiciet për të ardhmen. Këngët e tij u vlerësuan me 2 çmime të rëndësishme, siç ishin ai i ‘bashkëpunimit më të mirë’ për Ronela Hajatin dhe Visarin, dhe ‘magjia e parë’ për Adelina Tahirin…Po sa i kënaqur është Giti nga këto arritje, çfarë e frymëzon atë...

Sot është një prej personazheve më të pushtetshëm në median shqiptare. Me një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në televizion, Alketa Vejsiu është shndërruar me vitet në një idhull për të gjitha vajzat që synojnë ekranin. Aktualisht ka në dorë një prej patentave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe është bashkëproducente artistike në “X Factor Albania”. Krah saj, qëndron edhe këtë herë njeriu që e zbuloi dhe e shndërroi në një yll, regjisorja dhe producentja e famshme e spektakleve, Vera...

Duket se Hollywoodi e ka të qartë kush janë personazhet negative të Ballkanit. Pjesa më e re e Mission Impossible 4 ( The Ghost Protocol) flet për vrasjen e pjesëtarëve të Ushtrisë serbe, që ka udhëhequr shumë luftëra në këtë rajon. Tom Cruise në rolin e agjentit Ethan Hunt në fund të filmit tregon sesi ka vrarë 6 serbë përnjëherë. “I vrava si mizat. Dy copa me një goditje”, thotë Cruise në rolin e Ethan. Personazhi i vrau serbët në përpjekje për të inskenuar vdekjen e gruas së tij. Cruise luan rolin...

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, por t’i dhurojnë para për bamirësi. Ylli i filmit “Bring it On” më 30 dhjetor mbush plot 31 vjet dhe dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, “Tharce-Gulu”, e cila ndihmon viktimat e luftës. Ndërkaq, si shpërblim për fansat donatorë, Dushku i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë ballë për ballë dhe të xhirojë me aktoren. “Është...

Këngëtarja e njohur nga Durresi, krijuesja e hitit “Budallaçkë e vogël” Rezarta Shkurta po vjen me një hit të ri, hit ky të cilit Rezi ka vendosur t’i bëj edhe videoklipin. Kënga e rradhës e Rezartës titullohet “Droga Jam”. Sipas Rezartës “Droga Jam” do jetë një këngë dhe video super e “çmendur”. Xhirimet për “Droga Jam” fillojnë në Janar të 2012-ës. /Grazzi/. ...

Zëri i veçantë i estradës Shqiptare, Samanta Karavella do vijë me një këngë të re. Pas suksesit të këngës dhe videoklipit të saj të fundit “Larg”, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. Samanta planifikon që së shpejti të sjell një këngë të re për gjithë simpatizuesit e saj. Kënga titullohet “Zgjom një tjetër ëndërr”, këngë kjo me të cilën Samanta do marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH që mbahet me 26 dhjetor. Teksti i “Zgjom një tjetër ëndërr” u bë nga Genti Myftaraj ndërsa...

Nisin provat e këngëtarëve për edicionin e 50 -të festivalit të këngës në RTSH. Pas ditësh të tëra përgatitjesh në sallën e provave të RTSH-së, konkurrentët u ngjitën në skenën e përgatitur prej skenografit Bashkim Zahaj. Një skenë tepër moderne e mbështetur në lojën e dritave. Kësaj skene madhështore do ti shtohet dhe interpretimi 100% live nga këngëtarët si dhe nga orkestra e banda muzikore. Nuk do të kemi më baza orkestrale të regjistruara apo instrumentistë që bëjnë sikur luajnë. Gjithçka...

Modelja Courtney Stodden përpiqet që të jetë gjithmonë në qendër të vëmëndjes. 17-vjeçarja, e cila është martuar me aktorin 51-vjeçar, Doug Hutchison, ka bërë disa foto me të vërtetë të nxehta. Ajo është veshur me bikini të kuqe, ndërsa bashkëshorti i saj si Babagjysh dhe kanë bërë disa poza provokuese në dëborë. Stodden, pavarësisht se ka qenë e zhveshur, duket se nuk e ka ndjerrë të ftohtin e dëborës, ndërkohë që me fotot e saj ka nxehur ata që i kanë parë. ...

Si ishte ai lajmi, Sinani është mërzitur me Seldin? Po, re po sa herë mërziten me njëri-tjetrin këta bëjnë video të re . Ju marrshi të keqen se ata vazhdojnë të jenë shumë miq si më parë e sapo kanë publikuar videokëngën e re “Kuq e zi” në një bashkëpunim me Medën. 54.000 klikime për një ditë…ku ka këngë që bën Sinani dhe Meda e të mos bëhet hit. Nji muaj 2 milion klikime i bën kjo video. Ja mbajeni mend.  Albaniac http://www.youtube.com/watch?v=HWOyM_9-_w0 ...

Paula Patton ka vendosur të zhvishet në këtë fundviti duke pozuar me të brendshme për revistën GQ në numrin e janarit. Aktorja 36 vjeçare i ka dhënë lajmin edhe revistës se ka rolin e gruas në krah të Tom Cruise në filmin “Mission: Impossible- Ghost Protocol”. Në intervistë ajo flet edhe për martesën me këngëtarin Robin Thicke që fitoi çmimin Grammy. Aktorja do të xhirojë disa skena në filmin ku luan në rolin e Jane Carter. ...