You Are Browsing ‘Gossip’ Category

Pas publikimit të këngës për bashkimin kombëtar nën titullin “Kuq e Zi” në bashkëpunim me kolegët Meda e Seldi, e cila duhet thënë se ka arritur një rekord klikimesh (mbi 1 milion e gjysmë) edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, këngëtarit nuk i kanë munguar ofertat për koncerte nga të katër anët e globit. Shumë të tilla i kanë ardhur atij edhe nga Presheva, e cila përmendet disa herë në tekstin e këngës. E pikërisht gjatë një koncerti të mbajtur në Preshevë, ku ka pasur një pritje madhështore,...

Ajo ka kënduar “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, në një kohë kur pavarësia e Kosovës dukej një ëndërr e largët. Ajo ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes të saj në konkursin e bukurisë “Miss Bota”: “Unë vij nga Republika e Kosovës së Shqipërisë”, në një kohë kur asnjë kosovar nuk guxonte të shprehte mendime të tilla me zë të lartë. Ajo quhet Adelina Ismajli, këngëtarja e cila i ka shpallur luftë regjimit serb atëherë kur vetëm një grusht burrash guxonin ta bënin një gjë të tillë....

Një nga këngëtaret më të përfolura së fundmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ka vendosur të na rrëfejë në këtë intervistë të gjitha të vërtetat e saj lidhur më këngën, jetën, dashurinë… Rovena Stefa tregon për projektet e rëndësishme, sukseset e vitit që shkoi dhe sqaron të gjitha thashethemet që janë thënë për të. Të gjitha mund t’i zbuloni në përgjigjet e sinqerta që Rovena na ka dhënë… Rovena ju njiheni si një nga këngëtaret e para që i keni kënduar “Shqipes”. Kohëve...

Këngëtarja e hitit “Nelës”, Ronela Hajati, ka qenë shumë e indinjuar nga një bisedë që është zhvilluar ‘online’ me një nga miqtë në profilin e saj të Facebook-ut që e ka pyetur nëse ato që thuhen janë të vërteta. “Me ato që thuhen”, ky person nënkupton që Ronela është lesbike. Ndoshta këto spekulime kanë dalë në dritë për shkak se deri tani këngëtarja seksi nuk ka deklaruar ndonjë lidhje dashurore, të paktën me ndonjë mashkull të showbiz-it. U tha se mes saj dhe Visarit të grupit “Skillz”...

Nga prezantimi në Gjermani, tek “The Voice” shqiptar. Miriam Cani dhe ditët e qëndrimit në Shqipëri. Një vit i mbushur plot, me spektakle në operan e Bonit, prezantime, këngë të reja dhe një garë shqiptare talentesh. Bashkëjetesa me Alban Skënderajn dhe një histori e lumtur dashurie. Nga Alida Cenaj, foto Gent Shkullaku Babagjyshit të Vitit të Ri i ka kërkuar vetëm një gjë: t’i lërë punët kështu siç janë edhe në 2012-ën. Me lutjen e përhershme për shëndet të mirë dhe forcë për të mbajtur ritmin,...

Një vit ndryshimesh për Kamelën. Një baladë dashurie dhe një pamje tërësisht klasike. Këngëtarja korçare flet për vitin që lamë pas, pjesëmarrjen në Festivalin e RTSH-së, jetën në Tiranë dhe mallin për vendin e lindjes. Pakkush mund t’u besonte syve, në momentin që ajo u ngjit në skenë. Vajza e stilit punk, me xhinse të grisura në kupën e gjurit, me pirsing të mbërthyer në hundë, buzë apo vetull, i kishte lënë vendin një tjetër imazh të lakuar dhe tepër klasik. Fustani i gjatë, i derdhur pas trupit,...

Këngëtarja e bukur me sy jeshilë, Beatrix Ramosaj, ka treguar gjithçka për veten në një test që qarkullon në Facebook, me plot 100 pyetje. A është e lidhur, sa e gjatë është, cila është kafsha e preferuar etj.? Të gjitha këtyre u jep pyetje mbesa e talentuar e Albërie Hadërgjonajt, e cila ka treguar se nuk është puthur ndonjëherë me një person të seksit të njëjtë (përveçse me bebe), se është single, që nuk do të dëshironte të ndryshonte emrin, që beson te dashuria me shikim të parë etj. 1. Mos u...

Një tjetër lajm për modelen bukuroshe është ai i ndërhyrjes plastike që ka bërë në gjoks. Enxhi Kamenica, modelja që mori famë pas hyrjes në “Big Brother” si e infiltruar ka shtuar masën e gjoksit dhe këtë e ka bërë ekskluzivisht për emisionin që mikesha e saj e ngushte, Aurela Hoxha nis se shpejti. Eshte nje program ne qender te secilit do te qendrojne nderhyrjet plastike qe bejne personazhe te njohur, te gjitha keto nen vezhgimin e kamerave. Gjoksi i ri, i rritur ne permasa i shkon shume Enxhit, dhe permbush...

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu do të bëhet nënë për herë të tretë  . Duket se Vejsiu i ka mjaft përzemër fëmojët pasi vetëm në maj të vitit që shkoi lindi djalin e saj Lionelin, pas vajzës 5-vjeçare Nikolë. Mbrëmjen e sotme ajo do të filloj prezantimin e programit më të ri për talentet më të reja “ X Factor”. Moderatorja është në muajt e parë të shtazanisë kështu që nuk do të përbëjë problem për të angazhimi dhe prazantimi i spektaklit, pasi një përvojë të tillë ajo e ka kaluar edhe...

Producenti dhe këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave shqiptare se ai është në lidhje me këngëtaren super seksi, Elvana Gjata. Panorama në suplmentin e saj kishte konfirmuar në njëfarë mënyre lidhjen e Florit me Elvana Gjatën, duke u dhënë fund spekulimeve për atë se pse këngëtarët qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, Flori ka reaguar shpejtë me anë të një deklarate për Telegrafin duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë. “Falënderoj mediumin në fjalë...

Për Dafinën nuk është hera e parë që ka operuar gjoksin e saj. Pas dështimit në një klinikë në Kosovë, këngëtarja e njohur ishte drejtuar në Shkup, në një klinikë private shumë moderne, ku thuhet se realizoi operacione plastike, nga ku pacientët largohen shumë të kënaqur me dukjen e tyre. Por edhe pas kësaj ndërhyrjeje, Dafina Zeqiri sërish nuk është e kënaqur me pamjen e saj. Dekolteja e saj gjatë programeve të Vitit të Ri për pak sa nuk ka dhënë spektakël tek të pranishmit dhe në ekranet televizive,...

Mes Rezarta Shkurtës dhe familjes së Ermal Hoxhës marrëdhëniet thuhet se janë të ngrira. Prindërit e tij, Ilir dhe Teuta Hoxha nuk e kanë mirëpritur asnjëherë si nusen e djalit, gjë që nuk e ka penguar asnjëherë këngëtaren të flasë në shtyp duke u identifikuar me familjen e bashkëshortit të saj. Rasti më i fundit, botimi i biografisë së Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, nuk ka lënë indiferente dhe më të renë ndër nuset e familjes Hoxha. Rezarta Shkurta muajin e fundit ka përdorur rrjetin social Facebook...

Modelja Anxhela Martini ka shfrytëzuar rastin që në profilin e saj në Twitter tu bëjë leksion meshkujve. Aty ajo shkruan se “natyra dhe feminiteti janë të pandashme, kjo e ndryshon të gjithë perceptimin mbi femrat. Këshilla për meshkujt: një femër është si natyra, ajo është natyra dhe është natyrale. Nëse nuk përshtateni me natyrën nuk keni si të përshtateni me femrën. ...

Këngëtarja e re shkupjane, Adelina Tahiri, shpesh gjendet në qendër të vëmendjes sa i përket jetës së saj private. Pas thashethemeve të shumta lidhur me këngëtaren, përsëri ajo shfaqet me lajme të reja. Këtë radhë gjatë xhirimeve për programin e Vitit të Ri në televizionin Alsat-M. Atë mbrëmje, Adelina është shfaqur shumë e buzëqeshur dhe është parë e shoqëruar me redaktorin e redaksisë zbavitëse në këtë televizion, Jellmaz Dervishin, i cili njëherazi është dhe menaxher i këngëtares Tuna Sejdiu. Në...

Vesa gjithmonë ka tentuar të shfaqet ndryshe qoftë me look apo dhe me këngë e klipe. Në fillimet e saj kishte shumë probleme me linjat e trupit, por me kalimin e kohës këngëtarja filloi të bjerë nga pesha dhe të formojë një fizik të hatashëm, me të cilin bëri për vete shumë fansa. Jeta e saj deri më tani ka pasur shumë batica e zbatica, kurse në karrierën muzikore po qëndron shumë mirë falë bashkëpunimeve, të cilat është duke i realizuar me disa kompozitorë shumë të njohur si nga vendi, ashtu dhe nga...

“Jemi miq, do kisha dëshirë ta ndiqja nga shtëpia tek  ‘E Diell’” Në sytë e publikut atë janë parë si rivalët e përbetuar, që për një gazetar mbase do të ishte disi e sikletshme nëse njërit prej tyre mund t’i përmendje emrin e tjetrit. Por showman-i Ardit Gjebrea, në një intervistë ekskluzive dhënë në ditët e para të vitit për “Ora News”, duke folur për punën e tij të vitit që shkoi dhe projektet e 2012-s, nuk ka hezituar t’i përgjigjet edhe një pyetjeje të Sonila Meços në lidhje me Adi...

Është jo vetëm një këngëtare që ka bërë “boom”, por edhe një nga femrat më seksi në skenën shqiptare. Me të drejtë 2011-a mund të cilësohet si “viti i Dafina Zeqirit”. Këngët e saj të shndërruara në hite, si “Amazing Girl”, “My Swag”, “Dangerously in love” dhe “Supernova” kanë bërë këdo për vete, por për vitin 2012 ajo premton edhe më shumë hite.   “Këngët e mia gjithmonë janë pëlqyer, të paktën kështu kanë dalë në sondazhe të ndryshme. Për këtë gjë me vjen shumë...

Shumë shpesh këngëtaret dëshirojnë të duken sa më provokative duke nxjerr në pah pjesët e tyre intime. Këngëtarja Dafina Zeqiri sikur ka harruar të veshë të brendshme gjatë emisioneve festive. Ajo në emisionit “Op op Labi” gjatë perfomancës së saj, duke vallëzuar, për pak sa i ka dalë gjoksi në publik. Nga entuziazmi për festat e fundvitit, këngëtarja nuk e ka kuptuar se duke ngritur krahët lart, ka nxjerrë në pah një pjesë të gjoksit të saj, i cili për hir të së vërtetës është me silikon, ndaj...

Ky është momenti i tyre dhe për këtë nuk ka mjaftuar vetëm bashkëpunimi e realizimi i hiteve muzikore, për të cilat janë komentuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Por këto vitet e fundit, që kur Flori mori në menaxhim këngëtaren Elvana Gjata, komentet se pas këtij bashkëpunimi të fortë patjetër fshihej diçka më shumë, natyrisht që edhe u ka shërbyer dy këngëtarëve për karrierën e tyre. Dihet që në publik shkaktojnë impakt lidhje të tilla, sidomos kur një dyshe artistësh si e tyrja fansat e shohin si...

Alma Alikaj, konkurrentja shkodrane e BB4, tashmë nuk ka çfarë të fshehë për lidhjen e saj të dashurisë me Çimin nga Vlora, me të cilin sapo kanë kurorëzuar fejesën. Vetëm pak ditë pasi “Panorama Plus” botoi në faqet e saj fotot e përvjetorit të 30-të të Almës, duke e bërë publike në të njëjtën kohë lidhjen e tyre të dashurisë prej disa muajsh, këtë lidhje aq shumë të përfolur, por që ata e kishin mohuar gjithmonë në faqet e gazetave. Edhe pse fotot e publikuara e tradhtonin dëshirën e tyre...

Tuna Sejdiu definitivisht ka vendosur të spastrohet nga çdo gjë që ka të bëjë me martesën e saj, të cilën e realizoi një vit më parë. Tashmë që është deklaruar si ‘’single lady’’, këngëtarja e njohur ka vendosur të bëjë një hap edhe më të madh, duke larguar nga shtëpia e saj tri vellot e bardha, të cilat i kishte porositur enkas për natën e celebrimit me atë që tashmë është ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka. Për të mos i shkuar huq mundi, këngëtarja këto tri vello të bardha, të cilat...

Cila është vajza me të cilën është lidhur aktori i njohur, Blerim Destani? Deri më tani jeta e tij private ka qenë shumë në mister për shkak se mediat e kanë përfolur për lidhje me shumë femra, të njohura e të panjohura, por që aktori nuk pranuar publikisht asnjërën prej tyre dhe vazhdon të pretendojë se është ende‘’single’’. Por me sa duket, deklaratat e tij për jetën private duhet t’i marrim pak me rezervë. Për festat e fundvitit, aktori i njohur ka qëndruar në Nju Jork dhe nuk ka qenë i vetëm,...

Soprano me famë botërore Inva Mula ësh të në pritje të vajzës së saj të parë pas martesës me biznesmenin kosovar Hetem Ramadani. Ajo është 5 muajshe shtatëzënë dhe tashmë e ka mësuar gjininë e fëmijës. Nga martesa me Pirro Çakon, ajo ka një djalë të rritur, Anthony. Lajmi tejet konfidencial është dekonspiruar gjatë vizitave që familja Mula priti pas humbjes së artistes tjetër të kësaj familjeje, nënës së Invës, Nina Mulës. Bluetooth, edhe këtë herë ka mundur të zbulojë detajet e jetës personale...

Kur bëhet fjalë për këngëtare të suksesshme, gjithmonë suksesi i tyre matet me pagesat që marrin nëpër koncerte. Këtë fund vit, Elvana Gjata shënon edhe të ardhurat më të mëdha që një këngëtare shqiptare ka marrë në një koncert. Në koncertin e organizuar për shqiptarët në Kanada dhe në New York mësohet se këngëtarja është paguar 5000 euro për një koncert. Gjithashtu ajo ka qenë ndër këngëtaret me axhendën më të ngjeshur të aktiviteteve. Pas koncertit të organizuar në Kanada u kthye në Shqipëri...

Ka qenë një ndarje jo pak e dhimbshme ajo e Erion Zeqirajt nga Bertina Mehmeti. Çifti, të cilët bashkëjetuan për disa kohë në një apartament në Tiranë, kishin edhe një mace, kujdestarinë e së cilës me miratimin e plotë të të dyve e fitoi Bertina. Blanche, macja e çiftit ka qenë një ndër gëzimet e jetës së përbashkët, pasi Erioni dhe Bertina shpeshherë kanë publikuar foto të saj në ” Facebook” bashkë me komente ku shprehnin dashurinë e madhe për të. Ndaj, sigurisht Erioni nuk e ka pritur...