Meti Alshiqi është një model, që aktivitetin e tij e ka në Kosovë, por që fotot e tij kanë nisur të përhapen me shpejtësi në shumë ambiente mode. Ai studion në fakultetin AAB në Prishtinë, Sfilata është pasion i tij, pasi siç shprehet edhe ai vetë “Kur sfiloj ndihem mirë edhe pse nuk është se vdes nga emocionet”. Vetëm para disa dite ka realizuar seancën më të sukseshme të fotove me fotografin e njohur në kosovë Krenar Krasniqi, ai në këto foto të realizuara shfaqet me foto shumë provokuese e femrat...
You Are Browsing ‘Kryesore’ Category
Siç dihet, Floriana Garo është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012″. Konkursi bukurisë është programuar të zhvillohet në Ordos të Mongolisë më 18 gusht 2012. E përveç prezantimit të bërë përmes dhjetra fotove nëpër internet dhe biografisë së detajuar të bukuroshes shqiptare të rritur në SHBA, në Youtube është publikuar edhe një video, ku ajo prezanton veten për ata që s’kanë pasur mundësinë ta “njohin” më parë. Dhe deri tani, kjo video ka rreth...
Kengetarja e re Argjentina Ramosaj vazhdon te publikoje foto te ndryshme ne rrjetin social fejsbuk. Foto me e re e Argjentines eshte me…. siç e quan ajo”yllin tim”, kengetaren tjeter mjaft atraktive Gjira. Pra nuk behet fjale per ndonje mashkull, por pikerisht kolegen dhe shoqen e saj. Te dyja ne foto duken shume simpatike dhe njekohesisht te hareshme. Kosovasot ...
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet. Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy. Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”. ...
Elsa Lila, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka vendosur që pas më shumë se një viti ta prezantojë të voglën e saj Evitën, me publikun e gjerë, përmes një kopertine të veçantë në revistën “Shqip”. Disa muaj pas rrëfi mit që na besoi në “Bluetooth”, Elsa Lila vjen këtë herë në një intervistë të gjatë për Arjan Konomin, ku ndan detaje vërtet interesante nga jeta e saj gjatë këtij viti të parë me Evitën. … Një ndër to, që do ta lexoni më të zgjeruar në revistë, ka qenë momenti...
Pa diskutim se edhe këtë verë producenti Flori Mumajesi është një nga më të kërkuarit për të bërë dhe kënduar muzikë nëpër koncerte të ndryshme në qytetet shqiptare. Por, siç e shihni në këtë foto, Flori di të bëjë “zjarr” dhe të ftojë të kërcejë edhe gjininë mashkullore, përveçse femrat vdesin për të qenë afër Mumajesit. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/ ...
Vetëm pak ditë më parë këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu, ka sjellë këngën e saj më të re me titull “Pafundësi”. Komente shumë pozitive ka marrë kënga e saj, por vajza na ra në sy se di edhe të vijë trendi dhe jo të quhet vetëm serioze, siç jemi mësuar ta shohim. Videoklipi është xhiruar nga ‘Pro Video’, ndërsa prodhimi i këngës nga “Threedots”, të udhëhequr nga Flori Mumajesi, si duket ka në menaxhimin e tij edhe Roselën. Ne na vjen mirë që një këngëtare me zë të madh, si Rosela,...
Zhvilluam një bisedë të thjeshtë si miq dhe këngëtarja Lori me lumturi na tregoi se po ndihet shumë mirë gjatë këtyre ditëve. A e dini se cila është arsyeja? Do të thoni se muzika, koncertet, e sidomos dasmat natyrisht se po i ecën shumë mirë dhe është më e kërkuara. Por, mos u lodhni ta gjeni arsyen më të madhe. Jua tregojmë ne, është viti i 10-të që këngëtarja e hitit të momentit “Për ty jetoj” agjëron dhe po e kalon një agjërim të lehtë. Një këngëtare tepër e suksesshme si Lori natyrisht...
Një nga leksionet më të vlefshme që ka marrë në Amerikë është ti dalë për zot vetes. Kështu ka deklaruar këngëtarja Bleona Qerreti në një intervistë për një revistë shqiptare.”Dhe këtë gjë në fillim ma ka thënë bashkëshorti im, Ganiu i cili më tha që javën e parë të bashkëjetesës që Amerika është vendi i njerëzve të aftë. Nëse dëshiron të arrish diku duhet t’ia dalësh mbanë vetë, e të mos mbështetesh te të tjerët”-thotë Bleona e cila së fundmi është përfolur për një rol të...
Qendra e Bashkimit Europian vjen me një tur koncertesh për këtë sezon veror, përmes të cilave synon promovimin e ideve dhe vlerave të BE-së e për këtë ka zgjedhur një emër të njohur të muzikës shqiptare në botë, violinistin Olen Çezari. Në një konferencë për shtyp, ambasadori i BE-së i akredituar në Tiranë, Ettore Sequi, foli rreth këtij turi koncertesh, ndërsa theksoi se kjo nismë kulturore do të promovojë idenë që populli shqiptar mund t’i afrohet Europës. Paganini i ri, siç e quajnë ekspertët e...
Duket se pas aventurës me Rubensin, Genta e “Big Brother 5” ka nisur një aventurë të re me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra me të cilin pohoi se ka filluar një lidhje të re dashurie. Po ende pa u bërë fakt kjo lidhje, kanë nisur telashet për vajzën nga Korça. Ajo pohon për gazetën “Panorama” se “shokët më të ngushtë të Emilios duan të më degjenerojnë duke hapur fjalë se kam ngelur shtatzënë, ndërkohë që unë dhe Emilio nuk kemi shkuar në shtrat ende”, pohon ajo. Gjithë konflikti ka lindur...
Elsa Lila, është një zë i dashur për publikun shqiptar. Ka qenë revista “Shqip” ajo që e ka risjell në vëmendje këngëtaren e mirënjohur, e cila prej një viti është bërë nënë. Evita erdhi në jetë në 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe emri i së cilës vjen si një homazh për nënën që aq shumë i ka munguar këngëtares. Në këtë rrëfim për “Shqip”, Lila flet për jetën e saj të lumtur me vogëlushen e bukur dhe qëndrimin mes Afrikës e Italisë. Veç mrekullisë me emrin Evita, këngëtarja...
Kohë pushimesh duket se është edhe për disa këngëtarë, edhe pse janë të pakët ata që pushojnë verës, pasi që mbrëmjet dhe dasmat nuk i lënë të bëjnë një gjë të tillë. Këngëtarja deçanase, Argjentina Ramosaj mund të themi me plot gojë se ka pasur një vit të suksesshëm, prandaj edhe disa ditë nën diell sigurisht se i ka merituar. Këngëtarja e shumë hiteve ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u relaksuar. Ajo ka postuar fotografi në facebook duke u rrezitur në Dhërmi me shoqerine. ...
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo duket se po kalon një periudhë mjaft të lumtur. Ajo ka publikuar në faqen e saj në Facebook, disa foto ku shfaqet në plazh duke luajtur me të birin ne plazhin e Dhermiut. Gjithashtu po në faqen e saj në Facebook, Çelo ka shkruar se së shpejti do të publikoj një këngë të re në shqip së bashku me artistin e njohur Dren Abazi. “Kenga ime me e re,se shpejti ne shqip…”-është shprehur këngëtarja. Ledina dukej në formë të mirë fizike dhe gjithashtu mjaft...
Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga do të bëhet nënë. Lajmi është konfimuar nga miq të ngushtë pranë gazetares. Bëhet e ditur se Xhunga është rreth 3-muajshe shtatëzanë dhe ndihet mjaft e lumtur. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës por çifti Xhunga-Hila, janë duke pritur me padurim fëmijën e tyre të parë. Gazetarja e mirënjohur e emisionit “Shqip” në Top Channel, është lidhur në martesë rreth një viti më parë me diplomatin,ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet...
Ekskluzive nga Fiqiri Goxhi njeriu i afërt i Loretta Goxhit, artistes së madhe italiane me origjinë shqiptare. Fiqëri Goxhi është një intelektual i mirënjohur në Vlorë, me kulturë të gjërë, që ka drejtuar institucione të rëndësishme. Është shkrimtar, madje i njohur si “Çajupi i Vlorës”, nga krijimtaria e tij e fundit “Elegji për Dianën”.. Ai rrëfen për herë të parë, ekskluzivisht për gazeten “Telegraf”, shqetësimin e tij, që tashmë pas 20 vitesh përpjekje të tij, është shndërruar në...
Rovena është një vajzë inteligjente, e bukur por dhe shumë kërkuese, ambicioze. Arritjet e saj në fushën e modelingut nuk janë të rastësishme, pasi ajo krahas modelingut studion edhe për juriste. Gjithmonë e gjen në aktivitete dhe nuk e harxhon kohën kot. Larg veseve, si pijet, por e dhënë shumë pas palestrës për të ruajtur linjat e trupit. Ka objektiva të caktuara në jetë, por dyert e suksesit nuk e mohon se përkojnë me konkursin Miss Shqipëria 2009. -Si erdhi konkurrimi për Miss tek Rovena? Konkurrimi për...
Poni, këngëtarja e dashur e muzikës popullore por jo vetëm, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku i saj. Ishte kënga “Të ndarë”, një bashkëpunim me Dr. Florin, që e solli atë ndryshe dhe me ritme më moderne e mjaft në formë. Megjithatë, këngëtarja shumë shpejt do të lançojë një këngë tjetër mjaft interesante. Biseda me Ponin nuk ndalet vetëm tek muzika por edhe tek djali i saj, Frenku, i cili për pak ditë bën një vjeç. Kanë...
Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “I Asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ. Edhe pse ndoshta është kritikuar ose lavdëruar për guximin që ka pasur Tuna në realizimin e kësaj videoje, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në YouTube. “Jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘I Asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. Për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizmin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj...
Karriera nuk është pengesë për të ndjekur dashurinë – kështu mendon Genta Ismaili, e cila thotë se çdo gjë ka nevojën e vet dhe kohën e vet. Në një intervistë për Mapo, krijuesja e hitit “Ole Ole” nuk e ka përcaktuar kohën se kur dëshiron të krijojë familje, ndërsa ka mohuar se krijimi i familjes dhe fëmijët mund të të shkëpusin nga muzika. Më tej, Genta ka thënë se tregu i huaj nuk është vetëm një ëndërr, por është diçka që mund të arrihet, “vetëm duhet durim”. Këngëtarja i ka falënderuar...
Kledi Kadiu, balerin i njohur shqiptar nuk flet më me ish mikun Oni Pustina. Shkak i ftohjes mes dy ish miqve të vjetër ka shërbyer skandali i vjedhjes së parave që Oni Pustina i ka bërë ish të dashurës së tij, Ambeta Toromani, të paktën sipas pretendimeve të balerinës. Megjithëse, gjykata e shpalli Oni Pustinën të pafajshëm në lidhje me këtë vepër penale pas denoncimit që i bëri ish e dashura e tij, mesa duket Kledi Kadiu i beson versionit të historisë të treguar nga Anbeta për këtë arsye ka mbajtur qëndrim...