You Are Browsing ‘Irma Libohova’ Category

Më shumë se restorantet preferon shtëpinë dhe ushqimet e gatuara vetë. Dreka e vonë e gjen gjithnjë pranë familjes. Por gjithsesi nuk e konsideron aty ditën të mbyllur. Edhe kur nuk ka punë ajo shpik punë. Sepse vazhdon të jetë çapkënia që s’rri dot në një vend. Cili është mëngjesi yt i rutinës? Mëngjesi im nuk fillon në mëngjes. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Një mëngjes në stinën e dimrit do të më pëlqente më shumë se në çdo stinë tjetër. Shtëpia ku jetoj ma krijon mundësinë që erës...

Një nga ikonat e muzikës së lehtë e popullore shqiptare Irma Libohova na tregon me shumë simpati që si gjithmonë natën e Vitit të Ri do jetë duke kënduar. Por kjo nuk e ka lodhur aspak sepse ajo thotë se feston më shumë kur me muzikën e saj gëzon të tjerët. Kur e pyesim a e shoqëron familja, ajo duke qeshur na rrëfen se familja e saj është e vogël, janë vetëm i shoqi dhe djali. “Im shoq më shoqëron gjithmonë kurse djali tanimë është i rritur dhe nuk del më të festojë me ne “pleqtë”. (qesh) As për...

Ajo zbret vrullshëm nga makina. Me flokët e kuqe e me një çantë në dorë afrohet, dhe nuk kishte se si të mos buzëqeshte, sepse është Irma Libohova. Këngëtarja është nderuar një javë më parë  me çmimin Kult për albumin “Pranga Malli”. Ka qenë një mbrëmje e veçantë për të, pasi është ndjerë e vlerësuar dhe mbi të gjitha e kujtuar. Vite në skenë dhe duket sikur i ka thënë kohës “Stop”. Sa herë del të këndojë e tund vendin ku ngul këmbët. E mban mikrofonin në dorë, sepse në qoftë se...