Pas shumë thashethemeve, zbulohet më në fund emri i prezantueses së “The Voice Kids” në këtë edicion të parë të tij. Spektakli që çeli siparin te premnten në mbrëmje, do të drejtohet nga prezantuesja e dashur e ekraneve, Xhemi Shehu. Veçse, brunia e “Top Channel” nuk do të jetë e vetme në këtë sipërmarrje. Krah saj do të qëndrojë Amari, një djalosh simpatik të cilin s’e kemi parë shpesh në ekrane. Në jurinë e spektaklit të talenteve të reja janë anëtarë: Elton Deda, Alma Bektashi e Altin Goci. ...
You Are Browsing ‘Xhemi Shehu’ Category
U bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2011, dhe kaq kohë ka preferuar të mos publikojë asnjë foto të djalit të saj, Martin. Ndërsa para pak ditësh e kemi parë Xhemin në kopertinën e revistës “Living”, ku ka pozuar me djalin e saj, që tashmë duket i rritur. Xhemi aktualisht prezanton programin e të dielave “Duaje vendin tënd” në “Top Channel”. Kur erdhi në jetë Martini, ajo ishte prezantuese e programit e programit “E diell”. Preferoi të lindë në Tiranë , ndërkohë që emri...
Ajo është shumë e kujdesshme që para kamerave çdo gje të jetë perfekte, si me prezantimin ashtu edhe me pamjen. Por kësaj here Xhemi Shehu është paraqitur krejt ndryshe, e vendosur para enëve të kuzhinës duke shijuar me siguri gatimin e saj të preferuar. Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/27/xhemi-pozon-prane-tenxhereve/#ixzz2JAWwP18T ...
Xhemi Shehu është një nga prezantueset televizive më të dashura për publikun. Tashmë pas 10 vitesh punë në Top-Channel ajo ndihet në territorin e vet, profesionale dhe po aq popullore e e dashur në të njëjtën kohë. Prej më shumë se një viti Xhemi është bërë nëna e një djali të bukur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Martin. Ai është motivi më i bukur, një motiv që Xhemit i ka ndryshuar tërësisht jetën “Më ka bërë të njoh dashurinë e vërtetë. Atë pa kushte, që i jepesh me shpirt e që nuk do...
“E dua vendin tim” (I love my country) është formati më i ri që starton sot, ora 18:00, në ekranin e “Top Channel”, një show që prezantohet nga Xhemi Shehu. Formati më i ri televiziv që është konceptuar të sjellë argëtim, humor dhe garë, do të jetë interesant për faktin se personazhe të njohura të artit, kulturës dhe botës së televizionit do të testohen se sa të informuar janë për historinë dhe kulturën e Shqipërisë. Gara do të konsistojë në bazë të origjinës së pjesëmarrësve, dhe në këtë...
“I love my country”, formati më i ri në TCH që nxjerr zbuluar kulturën e VIP-ave shqiptarë. Është një show suksesi, pasi ky format në orarin prime time të të shtunave tashmë transmetohet në 30 vende të botës. Titullohet “ I love my country” dhe nga viti në vit shtrin territorin e tij në botë, ndërsa pritet të realizohet këtë sezon edhe në Shqipëri. Pas shkrirjes së programit e ”E diell”, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krastën dhe sezonin e kaluar me Alban Dudushin, flitet se do të...
Këtë sezon në “Top Channel” nuk do të ketë më “E diell”, programi që konkurronte “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrean në “Tv Klan”. Kështu që Alban Dudushin dhe Xhemi Shehun do të mund t’i shohim në formate të reja televizive, që pritet të nisin këtë sezon të ri televiziv në “TCH”. Ende nuk janë ndarë përfundimisht formatet për secilin moderator, por kanë filluar audicionet për dy patenta ndërkombëtare me titull “Minute to win it”, dhe “I Love my country”. Nuk dihet ende se...
Kujtimet e bukura dhe ato të hidhurat. Dy kukullat e fëmijërisë që ruan me fanatizëm. Ditari me simbole i adoleshencës. Ritet e një dite të zakonshme, brenda dhe jashtë shtëpisë… ku ligjet i vendos tashmë vetëm i vogli, Martini. Cili është mëngjesi yt i rutinë? S’bëj as më pak e as më shume se ç’bëjnë të gjithë sapo hapin sytë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Zgjimi ideal do të ishte ai që të vjen natyrshëm, pa zhurma punëtorësh që punojnë te komshiu përballë, për shembull. Jashtë shtëpisë,...
Projekti më i ri që ka nisur në Top Channel, “Summer Fest”, u zhvillua të premten në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai prezantohet nga moderatorja, Xhemi Shehu dhe nga aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj. Në këtë fotografi shohim sesi Xhemi bën “nxemjen”, për tu ngjitur në skenën e Summer Fest. Bukuroshja është veshur me të bardha dhe pozon e qeshur përpara aparatit fotografik. ...
Siç besojmë se e keni parë tashmë dhe në ekran, pritet që këto ditë në qytetet bregdetare shqiptare, “Top Channel” të nisë një ‘ festival bar’. “Summer Fest”, është festivali që pritet të bëjë bashkë emra shumë të njohur të skenës shqiptare. Drejtimin e këtij festivali, që do të ketë si skenë sheshet e qyteteve kryesore në Shqipëri, do ta ketë prezantuesja e “E Diell”, Xhemi Shehu, dhe aktori i dashur i “Portokallisë”, Florian Binaj, apo siç e njohim ndryshe ne, polici. Bluetooth ...
Me një personalitet të konsoliduar televiziv ajo tashmë pas katër vitesh prezence është bërë fytyra më e dashur e të dielave pasdite. E thjeshtë dhe e ëmbël, me humor dhe zgjuarsi jo vetëm para telekamerave por edhe në një bisedë të thjeshtë Xhemi flet jo vetëm si moderatore televizive por edhe si një nënë. Një rol që e bën më mirë se ç’e kishte menduar. Ajo është bukuroshja Xhemi Shehu, tashmë jo vajza që dikur e thërrisnim ndryshe Velina e “Fiks Fare” por një nënë. Prezantuesja e “E diell”...
Këtë javë kanë qarkulluar kudo fotot e kancelares Angela Merkel, e cila dukej tifozja më e çmendur e Gjermanisë, pavarësisht kostumit që mbante veshur dhe postit të saj të rëndësishëm. Megjithatë nuk është vetëm kancelarja gjermane, nga femrat e politikës, televizionit apo modës, që i kanë sytë të drejtuara nga fusha e blertë ku luan skuadra e preferuar e tyre në këtë Kampionat Europian të futbollit. Vajzat e njohura të ekraneve tona, të cilat i shohim shpesh në emisione të ndryshme e të suksesshme, vijnë...
Moderatorja e njohur flet për familjen, impresionet e bashkëpunimit me Alban Dudushin dhe ambiciet e reja në ekran për sezonin e ri. Në televizion shfaqet prej një dekade, ndërsa ka drejtuar formate të ndryshme nga programet me doza humori, e deri tek ato me tone serioziteti. Prej katër vitesh quhet Xhemi Shehu e të dielave në “Top Channel”. Nuk është çudi që shpejt ta shohim në një format krejt të ri, që e ka ëndërruar prej kohësh dhe që do të jetë vërtet terreni ku ajo preferon të shkelë. Prezantuesja...
Na ishte njëherë e një kohe një kolegjiste… Me fund të shkurtër me kuadrate, këmishë të bardhë, kollare të mëndafshtë, çorape të bardha mbi gju, (eh sikur!), me flokë të zinj që i derdhen supeve, sy të kaltër e të butë, por buzëqeshje djallëzore dhe…Hej stop! Ç’ju thotë mendja?! Nuk është as Alicia Silverstone dhe as Liv Tyler në këngën “Crazy” të Aerosmith-ëve, të cilat mbajnë uniforma sensuale, braktisin shkollën, ngasin si të çmendura makinën në kërkim të aventurave pa fre....
Rolin e nenes ka nisur ta ndieje qe pas 27 majit te kaluar, kur ne jeten e saj erdhi i vogli Martin. Nje ndjesi e paperjetuar me pare, por qe Xhemi Shehu eshte e prire ta ndieje ne cdo qelize te sajen. Por, sa here qe afrohen dite te shenuara, per prezantuesen simpatike te “E Diell”, ka vetem nje motiv me teper per te festuar dhe kaq. Sipas saj, shqiptaret i keqinterpretojne festat, duke i kthyer ne organizime masive, popullore, secili sipas menyres se tij. Nje gje eshte e rendesishme: ky 8 Mars e gjen plotesisht te perfshire...
Prezantues që ikin, prezantues që vijnë, ndërkohë që figura jote është e vetmja që vazhdon të jetë pjesë e pandryshuar e “E diell”. Ç’të mban kaq fort të lidhur pas këtij spektakli? -Pse, kaq shumë paska rënë në sy që ikin e vijnë?! Nisur nga këndvështrimi im në fakt, nuk e kam parë fort të arsyeshme apo të nevojshme lëvizjen time nga “E diell”, duke qenë se formati i tij ndryshon shpesh, duke më dhënë mundësinë që ta provoj veten në rubrika të ndryshme. Rrjedhimisht kjo e bën punën...
Ajo është një prej vajzave më të bukura të ekranit. Është e dashur, e qeshur, e sinqertë dhe me shumë energji pozitive për të transmetuar. Të dielave vjen si mysafire speciale në shtëpitë tona, por këtë të shtunë kemi vendosur të ndryshojmë rolet. Kemi shkuar ne në shtëpinë e saj. Jemi përpjekur të mësojmë detaje nga jeta e Xhemi Shehut brenda mureve të shtëpisë. Vërtet nuk do të sjellim foto nga hapësira e saj private sepse Xhemi dëshiron që ta ruajë të tillë deri në fund, ama përmes këtij rrëfimi...
Prezantuesja e Top Channel në një rrëfim mëmësie. Rikthimi në ekran pas lindjes së djalit, Martin. Çasti i takimit të parë me të, emocionet dhe vështirësitë e të qenit nënë. Prezantimi në “E diell” dhe disa përjetime që Xhemi Shehu do t’i ruajë në kujtesë çdo ditë të jetës Nga Alida Cenaj, foto Gent Shkullaku Tingulli i të qarës së parë të Martinit i jehon ende në veshë. Dëshirës për të pasur një fëmijë, lajmi i mbërritur pak ditë pas ceremonisë së martesës, pritja e ëmbël prej...
Portokalli ndonëse u përfol se nuk do të vazhdojë këtë sezon, në të vërtetë mësohet se do të jetë sërish i pranishëm përmes Top Channel. Sigurisht shumë aktorë kanë firuar, përfshirë prezantuesit Agron Llakaj e bukuroshes Amarda Toska. Po ashtu në këtë show mungon edhe treshja më e suksesshme The SHBLSH duke ia zbehur shkëlqimin e viteve të para. Në këtë sezon që është i dhjeti për Portokalli, flitet se do të jetë Xhemi Shehu, që pritet ta drejtojë duke iu rikthyer kështu këtij spektakli. Sa për...
Bukuroshja e ekranit shqiptar Xhemi Shehu ka disa kohë që është larguar nga impakti i kamerave dhe kjo për një arsye shumë të rëndësishme, siç ishte shtatëzania e saj dhe ardhja në jëtë e foshnjes, Martinit të vogël. Në prononcimin per Trafik Vip, Xhemi Shehu shprehet se ardhja në jetë e vogëlushit e ka bërë atë personin më të lumtur në botë, duke filluar nga ndjesitë e papërshkrueshme dhe të veçanta që në momentin e parë që erdhi në jetë. Këtë periudhë Xhemi i është përkushtuar totalisht...
Të famshëm ende pa lindur. Edhe pse askush nuk ua di emrin, gjininë, pamjen, që në javët e para të ngjizjes ata janë të njohur. Që në bark prodhojnë lajm të bujshëm, po aq sa edhe mamatë që i bartin. Një famë e trashguar para dhe pas lindjes, por vijimi i saj do të varet nga aftësitë e tyre, nëse thjesht do të quhen fëmijë VIP-i apo VIP-i vetë. Dhe për këtë vit, duket se kemi me bollëk. Kemi numëruar disa mama në karrierë, të cilat sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe plot të tjera që...
Jehones se ceremonise se marteses shume shpejt iu shtua lajmi se Xhemi Shehu priste femijen e pare. Metamorfozat e prezantueses dhe deshira per te mbetur larg kureshtjes se gazetareve. Djali qe pritet te vije dhe e ardhmja ne prezantim. Alida Cenaj Do te kishin dashur nje vajze. Me shume se vete Xhemi, ndryshe nga sa e kane tradite sidomos baballaret shqiptare, bashkeshorti i saj do te kishte dashur nje vajze. Pse jo me profilin e se emes, trupin, embelsine, mencurine e saj. Te pakten javet e para, pas lajmit se priste ...
Mund të themi me plot gojë se viti 2010 ka qenë një vit i mbushur me plot lajme të mira për të gjitha femrat e ekranit dhe personazhet VIP. Shumë prej tyre janë në pritje të fëmijës së parë, të tjera presin të dytin. Kujtojmë këtu fillimisht shtatzëninë e Xhemi Shehut e cila ndodhet në pritje të një djali. Po kështu edhe e mirënjohura Alketa Vejsiu pas vajzës së saj Nikol tashmë 5 vjeç, është në pritje të djalit, seksi i të cilit nuk ka pak ditë që është zbuluar. Gerta Heta është një tjetër personazh...
E para që çeli siparin e dasmave ishte këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu. Martesa e saj me Rilind Rekën, zgjoi vëmendjen e të gjithë gazetarëve, të cilët në përfundim të saj publikuan edhe shifrën e kripur të kësaj ceremonie. 100 mijë euro, flitet të ketë shpenzuar bukuroshja e skenës, e cila aktualisht vijon të bashkëjetojë në Kosovë, me bashkëshortin Rilind Reka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i ka dhënë gjithashtu fund beqarisë gjatë këtij viti. Më 16 korrik të 2010, Gerti dhe Edlira,...
Dy prezantueset e njohura të spektakleve, 26 vjeçarja Alketa Vejsiu dhe 27 vjeçarja Xhemi Shehu, do të sjellin në jetë dy beba djem në vitin e ri 2011. Edhe pse janë gati në muajin e tretë të shtatzënisë, rezultati i ekove ka qenë i njëjtë për të dyja vajzat e ekranit, të dyja në pritje të bebeve djem. Deri tani thuhet se as njëra dhe as tjetra nuk do të heqin dorë nga shfaqja, përkatësisht në ekranet e “Vizion Plus” dhe “Top Channel” vitin tjetër, ndërsa pritet të shfaqen me bark të dukshëm dhe...