Reperja Vlora Islami – e njohur si Lil Vlora, ka paralajmëruar lansimin e një kënge të re së bashku me klip, të cilën e ka përgatitur së bashku me një reper amerikan. Ajo ka zbuluar edhe detaje për adhuruesit e saj rreth këngës, megjithëse ende nuk është publikuar dhe klipi i saj është në montazh. “Klipi është i xhiruar në Kaliforni dhe një pjesë në Prishtinë. Kënga ‘My Money” është e punuar me Jboy G-Stars, anëtar i grupit të 50 Cent. Pra klipi është xhiruar dhe brenda këtyre 10 ditëve del kënga....