Është padyshim një nga këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore. Zëri i saj brilant është kaq i dashur për publikun shqiptar, sa të gjithë do të donin ta kishin pjesë të gëzimeve familjare. Ka një axhendë të ngarkuar me koncerte, por kur bëhet fjalë për të argëtuar shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporë… Valbona Mema nuk i thotë kurrë JO ftesave të tyre. Është nga të paktat artiste që nuk pranon të bëjë kompromise me këngën dhe duke i qëndruar fort besnike traditës së...
You Are Browsing ‘Valbona Mema’ Category
Valbona Mema kujton bashkëshortin e saj të ndjerë Sokolin, i cili tani nuk është më pranë saj. Sokoli është ndarë nga jeta me 24 dhjetor te vitit 2001. Ke qene je dhe mbetesh dashuria ime e perjeteshme. I paharruar qoft kujtimi yt. Shkruan Valbona ne profilin e saj ne Facebook. Ndihem krenare sepse arrita t’i sfidoja dhimbjet dhe lotët, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga humbja e bashkëshortit tim, njeriut që më dha emrin nënë, mësuesit tim. Ndihem njëlloj si ta kisha në krah edhe pse nuk është fizikisht. Ai...
Ka qenë një periudhe e gjatë angazhimesh dhe projektesh për këngëtaren e muzikës popullore, Valbona Mema. Ndaj dhe ajo nuk mund ti kursente vetes disa pushime në jug të vendit. E veshur me një palë bikini të bardha, bjondja Valbona Mema, është fotografuar në breg të detit dhe duket se po relaksohet pa masë. Ajo do të nxjerr së shpejti në treg edhe një këngë të re, për të gjithë adhuruesit e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. ...
Në këtë rrëfim për “Sh.F” në këto ditë të nxehta gushti këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, flet për një temë që këngëtarët e tjerë në përgjithësi duan ta shmangin… pjesëmarrjen në dasma. Vetë Valbonën, mezi e kapëm, pikërisht për shkak të…dasmave. Një herë ajo është pjesëmarrëse në mbrëmje dhe më pas në drekë. Por Valbona është e vetëdijshme për diçka: që muzika tallava që po këndohet rëndom në festa, po prish tabanin e muzikës popullore....
Kjo javë parashikohet të jetë e flaktë, me deklarata të bujshme e të larmishme. Këngëtarët e Tironës, siç ata identifikohen tashmë, kanë sot një ‘revoltë’ për të shprehur si pasojë e një padrejtësie që ata gjykojnë se i u është bërë. Edhe këtë javë, “E Diell” në “Top Channel” do vazhdojë organizimin e dasmave tradicionale shqiptare. E radhës, siç mund ta keni kuptuar është Tirana dhe në të nga sa kemi mësuar do të performojnë dy prej zërave më të mirë të skenës,...
Kur solli në jetë vajzën e saj ishte në një koncert në Prishtinë, 2 majin e shumë viteve më parë. Në krah kishte edhe bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili tani nuk është më pranë tyre. Megjithatë, Valbona Mema e kujton këtë moment si ndër më të lumturit e jetës së saj dhe e ndan me miqtë dhe fansat. “Po shkruaj një histori të vogël, shkëputur nga një moment i jetës time. Para shumë vitesh nisem për në Prishtinë, në një koncert, ku ishim një grup shumë i madh nga Tirana: Fitnete Rexha, Aurela...
Që në telefonatën e parë është e gatshme për të biseduar dhe për të realizuar një intervistë. E veshur sportive, pa makiazh, përshëndet dhe të fton të pish një kafe në shoqërinë e saj. Menjëherë sapo e shikon hedh poshtë të gjitha ato dyshimet që mund të ketë një njeri përpara se ta takoj, të tilla si: çfarë të vesh apo çfarë të them. Pasi shkëmben fjalët e para me këngëtare Valbona Mema, kupton se pranë vetes ke një njeri të cilin duket sikur ke kohë që e njeh dhe është mikja jote më e mirë. Si...
Valbona Mema dhe Rezarta Shkurta janë zënë me fjalë fyese me njëra- tjetrën. Shkak për këtë ka qenë sërish Rozi. Mësohet se Shkurta ka kërkuar të qëndrojë larg Memës, duke qenë se ajo ka dëshmuar kundër saj në gjyqin me Rozin dhe veç kësaj është shoqe e kësaj të fundit. Mema nuk i ka duruar dot kunjat e Rezit dhe kështu kanë nisur një sherr mes të dyjave, por këtë herë nuk ka pasur dhunë fizike, vetëm verbale shkruan Bluetooth. ...
Një ambient gjigant e plot ngjyra ka qenë ai në të cilin Valbona Mema, këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, ka festuar ditëlindjen. Festa që filloi qysh në orët e fundit të ditës së hënë, për të përfunduar në të gdhirë të së martës më shumë se sa një ditëlindjeje, i ngjante një dasme, ose më mirë të themi një festivali. Dhe në fakt ky ishte edhe qëllimi i Bonës, të mblidhte bashkë në një skenë të vetme të gjithë kolegët e saj më të dashur. Mbi 150 emra të njohur në...