You Are Browsing ‘Sinan Hoxha’ Category

Aktualisht këngëtari i njohur Sinan Hoxha është duke punuar në albumin e tij të ri i cili thotë se do të ketë tetë këngë. Dy prej këngëve në album do të jenë të folkut shqiptarë, ndërkaq të tjerat do të jenë me zhanre të ndryshme. Në këtë album Sinani është duke punuar me kompozitorin Alfred Sula, ndërkaq dy videoklipe të albumit do ti realizoj me produksionin “Max Production”. “Jam duke punuar mjaftë shumë në albumin tim më të ri, i cili do ti ketë tetë këngë të reja, ku secila prej tyre...

Në një intervistë të shkurtër dhënë për mediat kosovare këngëtari i njohur Sinan Hoxha rrëfen se nuk do të kishte lënë karierën për dashurinë, pse emri i tij tingëllon bukur edhe pse do kishte dashur ta ndryshojë, terapinë kundër stresit, a e trembin ditët që ikin dhe a ka qenë ndonjëherë në striptiz bar?. A mendon se i pëlqen dikujt? Po, pse jo. Gjëra e fundit që ke pirë? Çaj në mëngjes. E bukur apo e pasur? Të dyja bashkë nuk do ishte keq. Çfarë nuk të ka mësuar akoma jeta? Se si duhet të sillem...

Në këtë foto, këngëtarja Ingrit Gjoni është futur në mes të dyshes së suksesshme të muzikës, për t’i përçarë ata e për të na sjellë një imazh ndryshe, sepse në shumicën e rasteve Sinani dhe Seldi shfaqen bashkë në publik. In this photo, Ingrit Gjoni singer  is inserted between the successful duo of music, to divide them to bring us a different image, because in most cases Sinan and Documentary appear together in public. ...

Këngëtarët shqiptarë shumicën e koncerteve të tyre i kanë në vende ku ka komunitet shqiptarësh. Diaspora është një nga më të preferuarat dhe ata që kanë lidhjet e duhura me pronarët e lokaleve janë këngëtarët më me fat. Dihet që në këto vende të zhvilluara për koncertet live paguhet shumë. Shuma që në varësi të popullaritetit të këngëtarit janë gjithmonë mbi 1000 euro. Sinani dhe Seldi, 70 mijë dollarë për 4 koncerte. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga kjo dyshe e suksesshme sa i përket...

Dyshja e njohur e këngëtarëve Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu vazhdojnë axhendën e koncerteve edhe përtej oqeanit. Më datë 21 dhjetor, kur ishte paralajmëruar dhe fundi i botës, dy këngëtarët e njohur kanë qenë pikërisht në Australi, në një nga kontinentet ku ndër të parat zbardh ditë e re. Nga atje ata kanë sinjalizuar se 21 dhjetori kishte ardhur dhe atje ishte çdo gjë në rregull, pra me një fjalë kanë qetësuar dhe fansat e tyre, duke thënë se atje dita agoi dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Ndërkohë vizita...

Si duket, është shkruar tashmë që ata të dy duhet të bëjnë vetëm duete dhe të këndojnë vetëm bashkë. E kemi fjalën për këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja që këtë herë sollën këngën e re me një video interesante me titull ‘Karafili i vogël’. Kënga në pjesën e refrenit është një përpunim i një këngë të vjetër popullore, ndërsa e ndërthurur me modernen kur këndon Seldi. Por ka vetëm 24 orë që është hedhur në kanalin ‘Youtube’ dhe ‘Karafili i vogëli’ i Sinanit dhe...

Megjithëse u fol për një prishje të miqë sisë së tyre, mes këngëtareve Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu është vendosur përsëri paqja. Këtë e kanë treguar jo vetëm me koncertet që kanë mbajtur së bashku, por edhe me disa foto ku shihen përsëri bashkë. Në këtë fot që kkanë publikuar së fundmi, ata kanë festuar mes shumë shqiptarëve të tjerë në sheshin “Skndërbej” festën e 100 vjetorit të pavarësisë. Kanë treguar patriotizmin e tyre jo vetëm me bluzat qw kanë veshur, por kanë sfiduar temperaturat...

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu sapo kanë shpërndarë në rrjetet sociale një spot promovues, ku prezantojnë turin e koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nju Jork, Detroit, Chikago dhe Nju Xhersi janë destinacionet e koncerteve të tyre, bashkërisht me këngëtarë të tjerë, si: Meda, Poni etj. Për të ftuar fansat në këto koncerte Sinani dhe Seldi kanë përgatitur një video në Chikago, ndërsa shfaqen të veshur të dy njësoj, me këmisha të bardha dhe kostume të zinj,...

Çdo ditë publikohen foto ku ata shfaqen bashkë e të buzëqeshur, dhe nga sherri i fundit nuk ka mbetur më asnjë gjurmë. Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu janë këngëtarët më të paguar të momentit, dhe gjatë kësaj vere ditët e tyre të pushimit kanë qenë të pakta. Që prej bashkëpunimit të tyre të parë, edhe fansat e tyre u bashkuan dhe tani nuk pranojnë më t’i shohin larg njëri-tjetrit. Këtu ata janë fotografuar në një studio regjistrimi dhe kjo na bën të mendojmë se kënga e radhës nuk do të vonojë.  Bluetooth ...

Ata të dy i kanë kënduar biondinës që u solli shumë fat dhe sukses, por edhe rastësia apo pëlqimi i tyre për të qëndruar me vajza bionde duket se po i shoqëron të dy artistët. Është fjala për këngëtarët Seldi Qalliu, për të cilin gjithashtu e dashura e tij tashmë dihet ajo që u përmend ishte bionde, dhe këngëtari Sinan Hoxha duket se ia kthen po me një ‘bionde’ kolegut të tij shumë të dashur./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/ ...

E kemi parë ditë më parë që vajza që është në krahët e këngëtarit Sinan Hoxha të përmendet nga dikush, apo në interes të artistit si e dashura e tij. Ja ku ne e zbulojmë këtë lajm, vajza është thjesht një modele simpatike që mori pjesë në spektaklin ‘Miss Diaspora Germany 2012’ dhe quhet Evelinda. Është nga Peja, por jeton në Gjermani. Madje, ashtu siç ka dalë, më shumë artistë dhe personazhe të tjerë, Evelinda është fotografuar edhe me Sinan Hoxhën, por nuk është e dashura e tij, pasi vajza,...

Shumë personazhe publike apo të quajtur ndryshe Vipa, dëshirojnë dhe mundohen që jetën personale mos ta bëjnë publike, por ta mbajnë për vete dhe jo rrallë herë ia arrijnë qëllimit. Megjithatë ka disa të tjerë që megjithëse mundohen, me ose pa dëshirën e tyre bëhen pre e faqeve rozë të gazetave. Dhe një nga këngëtarët që është bërë pre e këtyre thashethemeve kohët e fundit është edhe këngëtari nga Sinan Hoxha. Mediat shkruajnë se Sinani përmes një fotoje ka prezantuar të dashurën e tij, një...

Të gjithë e dimë që ku është ai ka festë, ka gëzim, ka njerëz që brohorasin e që këndojnë bashkë me atë. E ka provuar këtë me vitet. Këngët e tij janë shumë të pëlqyera, me numrin më të madh të klikimeve në internet, dhe për më tepër, çdo koncert i tij është i mbushur plot. E tille ka qene dhe mbremja e Miss Diaspora 2012 e zhvilluar ne Gjermani para pak kohesh, femrat kane shpërthyer atë mbrëmje nga këngët e Sinan Hoxhës, të cilat si melodi kishin duartrokitjet dhe brohorimat. Sinan Hoxha, është...

Nga 1000 në 4000 euro, paguhen më shumë ata që këndojnë live. Disa e rrisin, ndërsa disa e zbresin, ky është bilanci të cilin këtë radhë kemi vendosur t’jua tregojmë në lidhje me çmimet e këngëtarëve nëpër koncerte, pikërisht gjatë sezonit veror. Çmimi më i ulët, për momentin, është 1000 euro, ndërsa më i larti kap shifrën e 4000 eurove, kur bëhet fjalë për shumicën e këngëtarëve më të kërkuar dhe më të njohur të skenës shqiptare. Albërie Hadërgjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Afërdita...

Klipi i këngës së tij të fundit, “Loçk e zemër”, i cili është duke thyer një tjetër rekord klikimesh, veç suksesit duket se i ka dhuruar edhe një të dashur këngëtarit Sinan Hoxha. Ai është fotografuar këtë javë, në një resort vilash jashtë Shqipërisë, nën shoqërinë e një vajze mjaft simpatike. Biondja që shfaqet në krah të këngëtarit Hoxha, mësohet të jetë njëherësh edhe modele në klipin e këtij të fundit. Historia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë xhirimeve, megjithëse askush nuk e...

100 vajza të veshura si police shfaqen në videoklipin më të ri, i cili ka pak orë që është lancuar nga Sinan Hoxha. Kënga është shumë ritmike dhe pretendon të jetë një hit veror, dhe titullohet “Lock e zemër”, ku ka një tekst të shkruar nga Arsim Bunjaku. Mendohet se ky klip ka kushtuar 20 mijë euro. Kush thotë që Sinan Hoxha është gay, ai u thotë njëkohësisht njëqind femrave lockë e zemër, të paktën në këngë. ...

Kjo javë parashikohet të jetë e flaktë, me deklarata të bujshme e të larmishme. Këngëtarët e Tironës, siç ata identifikohen tashmë, kanë sot një ‘revoltë’ për të shprehur si pasojë e një padrejtësie që ata gjykojnë se i u është bërë. Edhe këtë javë, “E Diell” në “Top Channel” do vazhdojë organizimin e dasmave tradicionale shqiptare. E radhës, siç mund ta keni kuptuar është Tirana dhe në të nga sa kemi mësuar do të performojnë dy prej zërave më të mirë të skenës,...

Këngëtari Sinan Hoxha do të vijë këto ditë me një video të re, ku do ta shohim mes dhjetëra vajzave që duket sikur janë police të veshura me të zeza. Pak a shumë kjo do të jetë një nga pamjet e videos, ku ne siguruam këtë foto, dhe mësuam se klipi është xhiruar nga produksioni “Max Productions” në Tiranë. Rryma pop-folk dhe ritmi që e karakterizon të kënduarën e këngëtarit të njohur, do të vijë edhe në këtë këngë të re, por këtë herë vetëm, pa Seldin./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/ ...

Këngëtarja, e cila është një nga mamatë më të reja të shou-bizit shqiptar, Soni Malaj, i ka nisur tashmë koncertet e saj. Ndërsa siç e shohim edhe në këto fotografi, ajo ka qenë e shoqëruar edhe me njërin nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë, Sinan Hoxha. Por çfarë mendon balerini i huaj, Mirko, për këtë foto të bashkëshortes së saj? Ndoshta Soni ka dashur ta provokojë edhe dashurinë e sicilianit, për të kuptuar se sa ai e do nusen e tij./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/ ...

Mosmarreveshjet mes dy miqve kengetare tashme duket se kane kaluar. Po shfaqen perseri neper koncerte se bashku, ndersa arsyet kryesore per zenkat mes tyre nuk i ka treguar asnjeri. Aata jane justifikuar me faktin se nuk duhet te shfaqen gjithnje se bashku pasi nuk jane grup, por secili ka edhe karriere solo. Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu po pergatiten qe kete fundvit te shfaqen me nje tjeter megahit, sic ishin tri bashkepunimet e fundit, ‘’Adrenalina’’ dhe ‘’Bjondina’’, si dhe trioja me kengetarin e muzikes tallava Meda,...

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë. Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm...

Takimi me Sinan Hoxhën është i vështirë deri në momentin që përballesh me të. Të duhet të bësh një telefonatë, e ke në Kosovë. Më pas një tjetër telefonatë, sërish në Kosovë. Në fund, kur vijon të këmbëngulësh, merr një përgjigje gjithë buzëqeshje: “Akoma s’u dorëzove?”. Në momentin e takimit mund të ndihesh e qetë, pasi e qeshura e tij është ngjitëse. “Se mos m’i transformon fjalët që them e na dalin pastaj lloj-lloj iderash”, shprehet buzagaz, duke thumbuar kështu lajmet që bënë...

Së fundmi Sinan Hoxha duket se i ka vendosur vetes detyrë që sivjet të gjejë me patjetër vajzën e duhur, prandaj edhe e kemi parë kaq shpesh krah vajzave të bukura, por duket se ende ndihet në dilemë së cilën duhet të zgjedhë. Sigurisht për një artist të njohur si Sinani nuk është e lehtë të bëjë zgjedhjen e duhur kaq shpejt, e për më tepër duke rendur “lule më lule”, dilemma bëhet akoma më e madhe. Shpresojmë që edhe Sinani t’ja bëmë “Bam” sivjet, sigurisht pasi të ketë gjetur vajzën ideale. ...

Sinan Hoxha  ka treguar se viti që lamë pas ka qenë pak i ekzagjeruar me lajmet rozë për të, ndërsa ai nuk ka dashur të flasë për ngjarjen që i ka ndodhur në Preshevë, që u fol që ai u arrestua nga policia serbe, pasi këngëtari ia ka lënë këtë proces vetëm gjykatës e nuk ka të drejtë të flasë. Por, edhe thashethemet se ai tashmë nuk bashkëpunon me Seldin i ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk është gjithmonë që ata duhet të jenë bashkë nëpër koncerte. Por, në rrëfimin e tij ne programin “Pro...

Pas publikimit të këngës për bashkimin kombëtar nën titullin “Kuq e Zi” në bashkëpunim me kolegët Meda e Seldi, e cila duhet thënë se ka arritur një rekord klikimesh (mbi 1 milion e gjysmë) edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, këngëtarit nuk i kanë munguar ofertat për koncerte nga të katër anët e globit. Shumë të tilla i kanë ardhur atij edhe nga Presheva, e cila përmendet disa herë në tekstin e këngës. E pikërisht gjatë një koncerti të mbajtur në Preshevë, ku ka pasur një pritje madhështore,...