Duket i lumtur pas historisë jo të mirë të ndarjes nga e dashura Afërdita Dreshaj. Të paktën kështu të jep përshtypjen e parë kjo foto, por Shpati mundohet ta harrojë dhe ta kalojë të shkuarën. Këngëtari simpatik po përgatitet për projekte të reja muzikore, ndërsa ka vazhduar aktivitetet muzikore të tij dhe duket se i është rikthyer biznesit, që e bën më së miri, muzikës. M.GJ. ...
You Are Browsing ‘Shpat Kasapi’ Category
Megjithese eshte nje nga kengetaret me te perfolur te momentit, pas ndarjes me te dashuren e tij disa vjecare Aferdita Dreshaj, sapo hapet kjo teme nuk deshiron qe te flase me, duke thene se arsyet e ndarjes, i dine vetem ata te dy. Kengetari Shpat Kasapi, vjen ne nje interviste per suplementin, duke na treguar disa nga projektet e tij me te reja, si dhe kengen e tij qe pritet ta nxjerre ne muajin maj, me titull “Si Kazanova”. Si eshte pritur kenga juaj me e re “Adelina”, e cila ka pak jave qe eshte ne tregun muzikor? Kenga “Adelina”...
Shpat Kasapi, këngëtari i suksesshëm Shqiptare, vjen në këtë rrëfim të parë pas ndarjes, ekskluzivisht për “Bluetooth”. Në intervistën që do të pasojë Shpati ndan me lexuesit arsyet që ndikuan në marrjen e një vendimi pa kthim për të, siç ishte ndarja me këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj. Mosmarrëveshjet e muajve të fundit, largësia, historia e Ledonardo Di Caprios dhe ndikimi i nënës së tij në këtë marrëdhënie… Shpat Kasapi pa doreza, në një rrëfim të sinqertë për historinë e dashurisë,...
Këngëtari Shpat Kasapi deri tani është ai që ka folur për ndarjen nga modelja Afërdita Dreshaj. Por, të gjithë kanë kuptuar se ka qenë largësia dhe fotot e publikuara të ish- të dashurës së tij shkaku kryesor. Por, këngëtari tashmë është beqar dhe nuk do të thotë që duhet të rrijë pa shoqërinë e femrave të bukura. Ja ku zbulojmë se Shpati është me këngëtaren e ëmbël Samanta Karavello dhe duken si një çift simpatik, megjithëse ajo që dimë ne është se të dy këngëtarët kanë qenë të ftuar...
Pas ndarjes Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi i janë kthyer impenjimeve te tyre. Dreshaj e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara e vazhdon angazhimet e saj në botën e modës ndërsa po shijon edhe disa çaste me familjen e saj ndërsa Shpati Kasapi vazhdon këndojë në mbrëmje të ndryshme muzikore. Të dielën ai këndoi në një koncert në Manheim të Gjermanisë, para publikut që përbëhej nga më se 90% femra. ...
Ata kanë gjashtë vite që frekuentojnë njëri-tjetrin dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë krizë në lidhjen e tyre, të paktën deri më tani nuk kishim dëgjuar ndonjë krisje në dashuri, ndonëse largësia e bënte të veten. Afërdita për shkak të obligimeve të karrierës ishte e detyruar të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Shpati mbetej me punët e tij në Maqedoni. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj, çifti simpatik, duket se i ka dhënë fund fejesës dhe romancës disavjeçare pikërisht...
Pas shumë shpekulimeve e thashethemeve, cifti shumë i përfolur Shpat Kasapi dhe Aferdita Dreshaj ndahen. Lajmi konfirmohet nga AlsatM, i cili raporton se ata kanë vendosur që ti japin fund lidhjes se tyre dhe fejesës disa vjecare! Planet e Shpatit për tu martuar me Afërditën këtë verë si duket nuk do realizohen. Si duket gjithë spekulimi pas publikimit të një foto të dyshimtë mes Afërditës dhe Leonardo Di Caprios që nuk rezultoi të ishte lajm i vërtetë ka ndikuar në ndarjen e cifit. AlsatM media e cila raporton...
Nuk ka munguar edhe këtë vit këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi, në një nga programet më atraktive të RTV21, ku sipas formatit ai ka fituar së bashku me Tunën në konkursin ku ata kanë shërbyer si kamerierë në Prishtinë për një orë. Dhe, sipas kësaj loje komike, ata kanë fituar të drejtën të bëjnë një duet dhe të realizojnë një video falas. Si duket, Shpatit i ka pëlqyer që të kishte një duet me Tunën pse jo, por Altuna nuk ka dhënë ende pëlqimin e saj. M.GJ. ...
Dy këngëtarët e njohur Shpat Kasapi dhe Adrian Gaxha, në televizionin “Alsat-m” në Shkup, gjatë netëve festive kanë bërë spektakël duke u veshur që të dy me veshje të nuseve të krahinës së shqiptarëve të Maqedonisë. Ata të dy janë parë duke sfiluar në emisionin që moderohej nga këngëtarja tjetër Big Mama, e cila i ka prezantuar djemtë në skenë si dy nuse të bukura. Kjo veshje për ta ka qenë vetëm një gjë më ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani në skenë, pasi kanë dashur që të bëjnë...
Kengetarja e hitit “I Asaj”, Tuna Sejdiu, duket se ia ka rrembyer Shpatin Aferdites, te pakten per nje kohe, te ciles me sa duket edhe ia tregon gishtin e mesem duke i thene “tash tjeter kush e ka”. Natyrisht, kjo eshte nje shaka pasi e dime se Shpati dhe Tuna jane shoke te mire, por sot nuk eshte mbetur t’i besosh askujt. Dhe, a nuk ishte Shpati qe pak dite me pare i kendoi nje femre tjeter! ...
Ka filluar të merret me muzikë që 12 vjeç, ndërkohë që sot po shijon suksesin, famën, por… edhe paratë. A fitohet mjaftueshëm nga muzika? Pasi investoj në karrierën time, bëj klipe dhe këngë e shumë punë të tjera, sigurisht që fitoj mirë. Mundohem të jem më i mirë e më i mirë… Sa rëndësi i jep performancës dhe pamjes? Jam personazh pulik dhe kujdes bëj në të gjitha paraqitjet që nga pamja, ushqimi, look-u. Në show biz patjetër duhet të bësh hapa përpara me imazhin, me modën dhe gjithçka që bartin...
Është një nga vajzat më të bukura që show biz-i shqiptar ka nxjerrë. Mban mbi krye kurorën e një miss-i, ka një karrierë të shkëlqyer si modele dhe për më tepër është një këngëtare e pëlqyer. Afërdita Dreshaj, është veç të tjerash, një nga ato goca që nuk kalojnë dot pa u vënë re. E gjatë dhe me linja të përsosura trupore, e kapardisur apo jo, ajo gjithmonë tërheq vëmendje. E si ajo vetë, jemi të bindur që do të ngjallë kuriozitet edhe kjo intervistë që kemi realizuar me Afërditën… Afërdita,...
I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur. Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative. E duke qenë se në Shqipëri nuk kemi telenovela dhe dominancë të aktorëve si William Levy (i pranishëm në videoklipin “I’m into you” dhe industria kinematografike – me përjashtim të disa emrave si Blerim Destani, Nik Xhelilaj etj., ofron...
Këngëtari Shpat Kasapi, është duke u përgatitur për projektin e tij të radhës. Kësaj radhe Shpati do të vijë në bashkëpunim me një artist të ri i quajtur AZ. Dyshja tashmë ka realizuar këngën të titulluar “Mos thuaj”. Kënga është regjistruar në Shkup dhe është kompozuar nga DJ Suat. Ndërsa videoklipi i kësaj kënge pritet të realizohet së shpejti. /Kosova Sot// ...
Dihet tashmë që Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë një lidhje të konsoliduar bashkë. Ai është këngëtar, shqiptar nga Tetova, por shumë i dashur edhe në Shqipëri e Kosovë. Në bisedën me Afërditën nuk mund të rrimë pa i pyetur për martesën e tyre. Afërdita na tregon se e kanë në plan, shtyrja e saj ka qenë për shkak të angazhimeve të shumta dhe mungesës së kohës. Vetëm një gjë ka të sigurt, që dasmën do e bëjnë në Shkup dhe familja e Afërditës do të vijë aty momentin që ata do të martohen....
Këngëtari i njohur dhe atraktiv, Shpat Kasapi, vjen sot në rubrikën tonë, ku ne i mësojmë pëlqimet dhe gjërat që ai nuk i do t’i bëjë, ose si pëlqen t’i ketë në karakterin e tij. Është e pamundur që ai të reflektojë mërzitje, pasi ndoshta dhe mimika e tij është që të buzëqeshë, ndërsa gjatësia e tij tregon edhe se këngëtarit i ka pëlqyer të luajë basketboll, madje nëse nuk do ishte këngëtar, do të ishte një lojtar i mirë i këtij sporti të preferuar. Por, në raste të veçanta, Shpati thotë...
Të sfidosh mentalitetet. Të jesh ndryshe. Në modë dhe i kuruar. Ky është mashkulli i ri, modern, i cili në kohët e sotme nuk e ka për turp të kujdeset për veten njëlloj si femrat. Ky term ka hyrë në Europë dhe më vonë kudo në botë që nga vitet 1994, ndërkohë që në Shqipëri është një term i ri dhe ende i panjohur, madje edhe lehtësisht i keqkuptueshëm. Termi metroseksual, është në fakt një miksim i mashkullit heteroseksual dhe mashkullit metropolitan(i cili jeton në metropol, qendra urbane dhe në kulturën...
E nisim me urimin “Gëzuar 14 Shkurtin” për të gjithë të dashuruarit. Ndërsa për ju çifte të shou-bizt që nuk e shihni vetëm këtu si më të preferuarit, ndoshta keni bërë diçka që publikut nuk i ka pëlqyer. Në programin e natës në radion më atraktive në Kosove, në “Top Kosova Radio”, u zhvillua një sondazh për të vlerësuar çiftet më simpatike të shou-bizit shqiptar. Dëgjuesit vlerësuan më së shumti këto dy çifte: Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj dhe Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Ndoshta...
Disa këngëtarë të njohur, gjatë javës që kaloi nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Londrës për të mbajtur koncerte atje, pasi Ambasada Britanike në Prishtinë ua ka ndalur udhëtimin për një vit rresht, për shkak të keqpërdorimit të vizave. Bëhet fjalë për këngëtarët Sabri Fejzullahu, Teuta Selimi, Shkëlzen Jetishi dhe Shpat Kasapi, të cilëve Ambasada Britanike ua kishte rrefuzuar vizat me arsyetimin se ata kanë keqpërdorur vizat, pasi në shtetin britanik kanë qëndruar me viza turistike, ndërsa kanë...
Festa e Halloween nuk ka kaluar pa u festuar edhe nga personazhet e njohura në trojet mbarëshqiptare. E celebruar zakonisht në fundjavë dhe për shumë të tjerë edhe të hënën, këtë vit, ndryshe nga më parë, ka spikatur serioziteti me të cilin kanë trajtuar “natën e shtrigave” VIP-at tanë. Lokalet e Tiranës dhe Prishtinës janë mbushur plot e përplot me shtriganë, zombie, cat-woman etj., por ka pasur edhe nga ata që kanë dashur të evokojnë kuptimin e kësaj feste duke qenë seksi, siç është rasti i Nora...
Kosova këtë vit në “Miss Universe” do të përfaqësohet nga bukuroshja Afërdita Dreshaj, një modele me përvojë dhe karrierë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto ditë ajo pritet të udhëtojë drejt Brazilit, ku edhe zyrtarisht do të fillojnë provat përfundimtare për mbajtjen e spektaklit që do të zhvillohet më 12 shtator në San Paolo. Në mesin e 84 kandidateve përveç Afërditës, do të jetë edhe Xhesika Berberi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë. Ndryshe nga viti i kaluar kur veshjen...
Një mashkull i pashëm, i gjatë, mjaft i njohur, e mbi të gjitha shumë i qeshur, siç është Shpat Kasapi, nuk mund t’i shpëtojë syrit të askujt në Tiranë. Ju jeni një artist i ri, që në fakt e keni nisur shumë herët këngën? Çfarë kujtoni nga fillimet tuaja? Po, e kam nisur që herët rrugën e muzikës, me festivalet e fëmijëve, madje edhe këtu në Tiranë. Ruaj shumë gjëra mbresëlënësë, hapat e parë, çmimet…. Më tej pjesmarrjen tek “Këngët e stinës” në vitin 2002 ku këndova dhe fitova çmimin...
Shpesh kemi folur për zënka dhe miqësi të reja që po krijohen mes artistësh, disa nga interesi e disa nga vetë miqësia. Protagonistë këtë herë janë dy këngëtarët e mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Shpat Kasapi, të cilët një kohë ishin të pandashëm dhe shumë miq. Dikur bënin shumë koncerte bashkë dhe gjithmonë paraqiteshin nëpër programe televizive duke komplimentuar njëri-tjetrin, kurse tani, prej disa muajsh nuk duan të dëgjojnë emrin e njëri-tjetrit, duke u konsideruar rivalë. Këtë fakt nuk...
Nëse Afërdita kalon në rrugë, zor se ndonjë nga kalimtarët nuk e kthen kokën pas. Me një bukuri perëndeshe, përmasa ideale trupore, ajo rrëmben vëmendjen kudo ku shkon Prej pak kohësh ndodhesh në Tiranë, së bashku me Shpatin, i cili nis aventurën në “Dancing with the Stars”. Si po e përjetoni transferimin këtu? Tiranën e dashuroj, nuk mund ta shpjegoj se sa shumë e dua. Këtë e them seriozisht, sa herë që më pyesin. Edhe kur kam biseduar me Shpatin, i kam thënë që edhe nëse ai vendos që një...