You Are Browsing ‘Rovena Stefa’ Category

E ftuar në emisionin “Top Show”, këngëtarja Rovena Stefa rrëfeu mbi bashkëpunimin e saj më të ri, që këtë herë e ka çuar deri në Hollywood. Pas publikimit të lajmit se njëra prej këngëve të saj do të jetë pjesë e filmit “Dead man down”, me regji të Niels Arden Oplev dhe me protagonist Colin Farell, ne e konfirmuam edhe në faqen zyrtare ku është listuar e gjithë muzika e filmit. Rovena tregoi se ishte pikërisht regjisori i famshëm që e ka kontaktuar në email. “Nuk e njihja kush ishte dhe kushedi sa...

Rovena Stefa paraqitet në filmin e fundit të aktorit hollivudian, Colin Farell, “Dead man down”, regjinë e të cilit e ka bërë, regjisori i njohur danez, Niels Arden Oplev. Filmi ka dalë në kinematë amerikane e së shpejti vjen edhe në Shqipëri e Kosovë. Kënga e Rovenës “Çka m’ka syri” dëgjohet në filmin plot aksion, romancë e dramë për 32 sekonda dhe është zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30.000.000 dollarësh. Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet produksionit hollivudian të njohur...

Lidhur me çështjen gjyqësore të saj kundër emisionit “Thumb” në Shqipëri, avokati i Rovenës, Aurel Celibashi ka thënë se data e parë e gjyqit është shpallur 10 prilli. “Do të vazhdoj të ballafaqohem me thumbueset e emisionit ‘Thumb’, të cilat u munduan të prishin imazhin tim të punës, por unë do të luftoj deri në fund dhe nuk do të dalë njeri të mposhtë punën dhe krijimtarinë time muzikore”, u shpreh këngëtarja Rovena Stefa per “Zeri”. Në fakt ato kanë gjetur këtë rrugë për të...

“Te Rovi”, një emër shumë popullor, pasi atë e duan shumë. Në fakt, e kemi fjalën për këngëtaren e njohur,Rovena Stefa, e cila e ka sjellë në orët e para të mëngjesit të së martës, videoklipin më të ri të këngës “Hajde ti”, në bashkëpunim me këngëtarin Elton Kadrijaj. E veçantë e këtij projekti është se Rovena tashmë do ta ketë gjithmonë produksionin e vet, ku ka edhe siglën e saj në fillim të videos së re, dhe do t’i realizojë nga audio deri në video këngët e saj dhe të shumë artistëve...

Rovena ka marrë rrugën drejt Tiranës për të hedhur në gjyq edhe Aulonën dhe Fatmën të cilat po realizojnë emisionin ‘Thumb’ në kanalin e internetit “Youtube” duke i fyer artistët shqiptarë. “Nuk do të ndalem deri sa t’i dënoj njerëzit që po mundohen të ulin imazhin tim të punës. Tani do të hedhë në gjyq edhe Aulonën dhe miken e saj Fatmën të cilat po shfrytëzojnë artistët për emisione të ndryshme duke i fyer, për një qëllim, vetëm për shkak për tu bërë të famshme. Në fakt ato kanë gjetur...

Për pak klikime më shumë në internet, duket se gjithkush është gati të bëjë gjithçka. Tashmë që është fakt se nëpërmjet Youtube mund të fitosh para, “lufta” bëhet edhe më e egër. E fundit e cila ka reaguar mjaft ashpër është Rovena Stefa, e cila mban edhe statusin e ndër më të kilikuarave në internet. Ajo denoncon kanalin “Arkiva Shqip” për vjedhje. Por nuk mbetet me kaq, së fundi Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re “Fake”, ku ndër të tjera ajo i quan kolegët e saj “palaço”,...

Kjo fotografi eshte marre gjate xhirimeve te videos “Hajde ti” nga “Urban Entertainement”. Kengetarja Rovena Stefa do te vije si duket ne kete video te re me seksi se kurre. Atehere nje dhurate fantastike per 14 shkurt kur mendohet se edhe do te dale videoklipi i kesaj kenge ...

Më në fund një këngëtare, e cila ka marrëdhënie të mira me paparacët. Në një rrëfim për veten, Rosela Gjylbegu zbulon se është mes atyre pak këngëtareve që nuk akuzon  paparacët si armiqtë më të mëdhenj të VIP-ave. Në kohën kur ke marrë  pjesë tek “Ethet” të pakta ishin kompeticionet e këtij lloji. Si shiheshe nga  moshatarët e tu? Nuk e di. Kam qenë e vogël për të kuptuar se  ç’ndodhte rreth nesh. Ne mbanim shumë regjim të fortë dhe ishim të kufizuar në  gjërat që bënim, sepse duhet...

‘Hajde ti’, kështu quhet kënga më e re e kënduar nga këngëtarja Rovena Stefa në  bashkëpunim me një këngëtar të ri me emrin Elton Kadrijaj. Kënga është shumë ritmike, me ide të vetë Rovenës, e punuar në produksionin e saj “Urban  Entertainment”, e ndërsa do të vijë pikërisht me video në ditën e të  dashuruarve, më 14 shkurt. Mësojmë se artistja atë ditë do të jetë në një  turne në Amerikë, për të kënduar për shqiptarët që jetojnë atje. Megjithëse  duket në titullin e këngës...

Seksi dhe mjaft styling, keshtu vjen kengetarja e njohur shqiptare Rovena Stefa ne kete foto te realizuar nga fotografi Avni Selmani. E ndersa jashte eshte dimer dhe janar, Rovena ka dale kunder temperaturave minus. ...

Më e angazhuar se kurrë këngëtarja Rovena Stefa tani e disa ditë është duke mbajtur turneun e saj në diasporë për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbase datën e 28 nëntorit ajo thotë se e kaloi në Vlorë, duke performuar në tri koncerte, në të cilat ajo ka kaluar për mrekulli dhe tani këngën e saj po e shijojnë bashkatdhetarët tanë. Rovena për këtë fundvit ka planifikuar të sjellë risi në tregun muzikor, me tu kthyer nga Evropa ajo do të realizoj një këngë të re të cilën do ta...

27 dhe 28 Nëntori këngëtaren e njohur shqiptare e ka gjetur pikërisht në qytetin e flamurit në Vlorë. Ajo ka qenë e ftuar speciale për të kënduar për nder të 100-Vjetorit të shtetit shqiptar, ndërsa ka kënduar edhe hitin e saj më të ri kushtuar kësaj feste të madhe shqiptare së bashku me këngëtaren e re, Sala Jashari, me titull ‘Amaneti’. Ndërsa, siç shihet ajo ka realizuar  edhe fotografi me krerët më të mëdhenj të Shqipërisë, me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministrin  Sali...

Këngëtarja Rovena Stefa reagon ndaj një spekulimi të botuar ditë më parë në disa media roze lidhur me vërtetësinë e shikueshmërisë së këngës “Malli” në kanalin “Youtube”. Bashkë me të reagojnë edhe dy kompanitë “AkroMax” dhe “Kristal” me të cilët Rovena ka kontratë. Ata e konfirmojnë suksesin e këngës “Malli” nëpërmjet rezultateve dhënë disa medieve dhe vet këngëtares. “Unë e kam ditur që videoklipi “Malli” do të bëjë bujë, por jo që të zgjasë 3 vjet. Unë reagoj ndaj...

Dihet tashmë që kënga ‘Malli’ e këngëtares të njohur Rovena Stefa është kënga shqiptare më e klikuar në kanalin YouTube, me 16 milionë. Ne si gazetë mësuam nga kompania “Kristal” në Shqipëri se ka konfirmuar për këtë këngë si më e klikuara, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit. Ndërsa një tjetër dëshmi për shikimet e kësaj video është se afro 7 milionë klikime që kjo video ka, edhe në një tjetër version hedhur në YouTube nga kompania ‘Pixels’. Gjithashtu, mësuam se Rovena Stefa ka fituar...

Videoja me e klikuar Shqiptare ne Internet eshte e Rovena Stefes me kengen Malli ka treguar se eshte artiste e vertete dhe qe ka thyer shume tabu me kete paraqitje te mrekullueshme te saj. Teksa dikujt mund ti duket i egzagjeruar ky numer, ne ju themi se eshte mese e vertete,pasi per nje arsye apo tjeter,kjo kenge ka marre dhene dhe eshte shperndare ne rrjetet sociale spanjolle, arabe, turke e indiane. Si qysh tek? Pyesni te zonjen, por hallall i qofte!   ...

Edhe këtë verë është zhveshur dhe ka treguar që ka forma shumë të mira trupore. Por Rovena Stefa nuk e çmend publikun vetëm me sensualitetin e saj, por edhe me këngë, klipe e projekte muzikore shumë interesante. Një album live për dasma me këngë popullore dhe disa hite të zgjedhura të saj, duet me këngëtaren për fëmijë Sala Jashari (mbesa e familjes së legjendarit Adem Jashari), koncerte të shumta në bregdetin shqiptar, si dhe një fotosesion të nxehtë, këto janë vetëm disa nga angazhimet e Rovit për këtë...

Kanë ardhur ditët e nxehta, vapa na mbyti. Por, edhe më shumë nxehtë vjen kur shohim këtë foto ekskluzive në cep të pishinës së këngëtares së hiteve shqiptare, Rovena Stefa. Mësuam se kjo foto është realizuar nga fotografi Kastriot Zhugolli në një nga pishinat afër Prishtinës. Nëse keni nxehtë kaq shumë duke parë linjat e këngëtares së njohur me bikini, atëherë ju tregojmë se ajo ju freskon me albumin e saj ‘live” që sapo ka dalë në treg. Mësuam gjithashtu se Rovena së shpejti do të sjellë një...

Me moton “Djepi, rritja e lindshmërisë, vitaliteti i një kombi”, këngëtarja Rovena Stefa ka sjellë projektin e saj më të fundit, këngën me klip “Djepi”. Sipas Rovenës, kjo këngë, teksti i së cilës është shkruar nga Avni Qaili, ka për qëllim sensibilizimin e popullatës për të pasur sa më shumë fëmijë. Ajo shpreson që ky projekt do të ndikojë tek vetëdija e shumë çifteve, që nuk po lindin më shumë se dy fëmijë. Klipi ndërthur në vetvete sensibilizimin e nënave shqiptare për të pasur një...

Nuk janë pak, por shumica e artistëve shqiptarë këtë muaj janë në sulmin që do t’i bëjnë tregun shqiptar jo vetëm më klipe, por edhe me albume, të cilat do të jenë pjesë e fonotekave verore. Mësuam se këngëtari Gena po përgatit albumin e tij, ashtu edhe Ermal Fejzullahu. Edhe këngëtarja Rovena Stefa ka gati një album “live”, i cili pritet të dalë shumë shpejt. Edhe Gjyste Vulaj po bën gati albumin me titull “Zoti s’rrehet”. Dëgjuam që edhe Nora Istrefi është duke përfunduar një album të ri. Do...

Sa janë të njëjta, janë edhe të ndryshme. Populli ynë ka një shprehje e cila thotë “motra jemi, shoqe s’jemi”, por ne do të sjellim rastet kur ato jo vetëm që janë shoqe të mira, por janë edhe në majat e famës. Diçka që nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur flasim për talente si në muzikë apo fusha të tjera të artit. Rrallë nga një familje, dy motra apo vëllezër mund të jenë të talentuar në të njëjtën fushë. Rivaliteti ekziston edhe në familje, jo vetëm jashtë saj. Ndaj ne do të sjellim rastet...

“Miq të dashur, dje hakerët serbë kanë hyrë me dhunë në faqen zyrtare të fansave të Rovenës dhe e kanë fshirë këtë faqe me 120 mijë fansa shqiptarë. Edhe një herë dëshmohet urrejtja për artistët shqiptarë që mbledhin komunitetin shqiptar dhe i ushqejnë ata me artin tonë të pashterur”. Kështu kishte shkruar këngëtarja e njohur Rovena Stefa në adresën e saj personale të Facebookut, ndërsa mësuam se ajo e ka hapur vetëm për adhuruesin një faqe të re, ndërsa i vjen keq për këtë ndodhi, duke e...

Nuk preferon ta shikojë veten, por më shumë ta dëgjojë në radio. Këngëtarja më e klikuar shqiptare Rovena Stefa ka dy vjet që një pjesë të madhe të kohës e jeton në Prishtinë, ndërsa për ne e ka rrëfyer rehatinë e saj në muzikën popullore, madje ajo është shumë e lumtur dhe krenohet për këtë. Artistja e ftuar në “Top Vip” në Top Kosova Radio ka treguar se së shpejti do të vijë më një video në 3D, shumë interesante dhe më vonë do të vijë me një duet me një vajzë të vogël, e cila është...

Kohët e fundit, ajo është shumë e zënë me projektet e radhës, si dhe për rregullimin e axhendës së nxehtë të koncerteve për këtë verë në shumë vende ku jetojnë shqiptarët. Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila për momentin po jeton në Kosovë, Rovena Stefa, është duke përgatitur këngë të reja, një video në 3D, që do të jetë ndoshta videoja më e kushtueshme dhe më e mirë e Rovenës deri tani, madje dhe në gjithë tregun. Pamjet për këtë videoklip do të xhirohen në pjesë të ndryshme të Shqipërisë...

Këngëtarja e suksesshme Rovena Stefa tani ka marrë edhe rolin e modeles. E fotografuar nga fotografi i njohur Veton Osmani, ajo ka paraqitur një katalog të brendshmesh të kombinuara në stilin Classic-Trendy, ku ajo për herë të parë bën një servis të plotë fotografik. Ne kemi arritur të sigurojmë vetëm një foto nga ky katalog. Nuk e dimë se cili është plani i Rovenës dhe se ku do të publikohen fotot e tjera. Rovena parashikon edhe ardhjen e një videoklipi të ri në muajin e ardhshëm, të punuar nga “5 Star...

Ajo është një nga këngëtaret më “IN” kudo në hapësirën shqiptare, madje edhe atëherë kur ajo nuk jep asnjë prononcim mediat duan të shkruajnë për të, duke e komentuar edhe folur sipas qefit pa e pyetur artisten. Kjo është këngëtarja Rovena Stefa e cila e pyetur nga gazeta jonë për nismën mbi shtypin rozë, propozuar nga Kryeministri Sali Berisha, thotë se më në fund u ndez një dritë jeshile në tunelin e errësirës së paditurisë në shtypin “rozë”. Sipas këngëtares së mirënjohur me këtë ndryshim...