You Are Browsing ‘Rovena Dilo’ Category

Dikur këngëtaren e njohur Rovena Dilo e shihje pothuajse në çdo event të shoqëruar me kolegen e saj Eranda Libohova, me të cilën ka të përbashkët jo vetëm profesionin, por edhe afërsinë e moshës. Mirëpo tani gjithnjë e më shumë po shihet e shoqëruar nga kolegia tjetër e saj, Jonida Maliqi. Madje duket se Jonida ka influencuar edhe në shijet në veshje të Rovenës, pasi në daljet e saja të fundit publike ka rënë në sy edhe për shijen e hollë në veshje. ...

E pranishme në eventin “Tirana Art Days”, këngëtarja Rovena Dilo ka “guxuar” të veshë pantallona lëkure, pasi ato kërkojnë vërtet një trup elegant. Por, në këtë periudhë, Rovena është më në formë se kurrë, ku me veshjen e guximshme që ka bërë duket bukur. ...

Ajo eshte nje nga artistet me te informuara, kulturuara dhe e pergatitur ne shume fusha te artit. Sa here qe bisedon me te, ajo mund te te tregoje gjera pafund; nga letersia, kinematografia boterore, show-bizz-i boteror, spektakli, lexuese e rregullt e gjithe revistave te famshme qe nga “Vogue”, “Elle”, “Maria Clair” etj., persos informacioneve dhe kultures se madhe muzikore qe per hir te se vertetes ne brezin e ri te artisteve gjendet me pakice. Eshte i gjithe ky “background” qe reflektohet...

Këngëtarja e mirënjohur flet për ndjenjat, në një intervistë kryekëput për dashurinë. Si e gjen ky Shën Valentin Rovena Dilon, dhe projektet muzikore për dy këngë të reja. Shigjeta e Kupidit ka qëlluar në shenjë edhe për të! Ndonëse kundër rrymës dhe me përqasje tërësisht jo konvencionale, për këngëtaren e njohur të skenës shqiptare duket se vetëm një ditë në kalendar nuk mjafton për të shprehur dashurinë. Dhe në këtë pikë e ka fjalën për festën e Shën Valentinit. Atmosfera e zhurmshme, me...

Prej mëse njëzet vjetësh, jemi mësuar të lidhim muzikën e bukur dhe këngët e arrira, me një emër të rëndësishëm. Këngë larg komerciales por të shndërruara në hite nga vetë shqiptarët këtu dhe kudo ata jetojnë. Rovena Dilo vjen për lexuesit e suplementit “Summer Time” në “Koha Jonë” me një rrëfim të sinqertë për jetën e saj. Plot modesti ndalet në fëmijërinë dhe njerëzit më të shtrenjtë për të. Flet për dashurinë që thotë se është vetë argumenti. Nuk fsheh pasionin për penën, teksa...

Një kafe me Rovenën është gjithmonë e këndshme. Me të mund të bisedosh për muzikën, për librat, për artin në tërësi dhe më tej të realizosh edhe një intervistë interesante. Ku padyshim, pjesë e saj janë emocionet e marra së fundmi në Festivalin “Video Fest”…, vëzhgime për muzikën që bëhet sot në Shqipëri…, projekte interesante, që lindin spontanisht… siç është ky më i afërti, një duet me miken e saj Eranda Libohova. Më tej një festival mesdhetar, ku Rovena do të interpretojë këngën...

Këngëtarja e talentuar zbulon gjithçka. Fëmijëria, rinia dhe jeta aktuale. Për kuriozitet, ajo është Rovena e parë shqiptare e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile. Këngëtarja e talentuar, Rovena Dilo  vazhdon të mbetet pa aq e dashur dhe  bukur sa katër vite më parë kur u takuam për të bërë bashkë një intervistë. Atëherë, ajo ishte njohur nga publiku shqiptar vetëm nga këngët e bukura që këndonte në skenë dhe koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit, ndërsa sot, është bërë akoma...