You Are Browsing ‘Noizy Otr’ Category

Ka qenë më i përfoluri në lidhjet e tij me femrat, por së fundi me sa duket ka arritur të gjejë femrën që e bën të ndihet mirë. Deri tani e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me “Miss Durrësin” Daniela Pajaziti, por ka pritur ditën që ajo të bëjë 18 vjeç, mosha e duhur për të dalë hapur në publik. Ata kanë preferuar të festojnë në intimitet...

Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë. Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri...

Posted on May 17 2013 - 4:03pm by Berni
#4

Gjatë muajve të fundit, kemi pasur rastin të dëgjojnë shumë bashkëpunime muzikore mes  artistëve të estradës shqiptare. Ndërkaq, së shpejti do të kemi rastin të dëgjojmë një duet që me gjasë do të shndërrohet në hit veror. Bëhet fjalë për këngëtaren Zanfina Ismajli dhe reperin Noizzy të cilët, kanë bashkuar forcat për të krijuar këngën,...

Pas lindjes se djalit Fernando, kengetarja seksi Ciljeta Xhilaga eshte kthyer ne studio per te regjistruar kengen e re te rradhes ne duet me rep kengetarin Noizy. Fotot te cilat Ciljeta i ka postuar ne profilin e saj tregojne se kenga eshte ne perfundim e siper dhe duhet pak kohe per lancim. ...

Rike ishte ftuar që të merrte pjesë që në edicionin e kaluar të “Big Brother”-it, por nga angazhimet e shumta që kishte pasur, e kishte refuzuar këtë propozim. Ndërkohë, në këtë edicion nuk kishte se si të mungonte. “Big Brother”, të shtunën që lamë pas u zbukurua edhe nga një modele superseksi. Bëhet fjalë për bukuroshen Rike Roci, e cila jeton në Milano të Italisë së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Ajo atje punon si modele, edhe pse në opinionin shqiptar nuk është dhe aq e njohur për...

Rigels Jaku, i njohur si Noizy, dhe këngëtarja Eni Koçi duket se kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre, ndërsa ishin identifikuar si një çift i këndshëm, që u shkonte të shfaqeshin në duet së bashku në klipet e tyre. Një e-mail privat që nëna e Enit, Afërdita, i ka dërguar Noizy-t në postën e tij elektronike, ka zbardhur këtë prishje bashkëpunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook e mail-in ku nëna e Enit, që është  njëkohësisht menaxherja e saj, i ka dërguar në lidhje me heqjen...

Rreth 1 muaj më parë Çiljeta Xhilaga solli në jetën fëmijën e saj të parë,  Fernandon, ndërkohë që tashmë është gati të debutojë në muzikë si nënë. Megjithatë siç duket edhe nga pamjet video është regjistruar gjatë kohës kur  Çiljeta ka qenë shtatzënë. Kënga e saj e rradhës është një bashkëpunim me  reperin Noizy dhe mban titullin “Gansta Love (G Love)”. Deri më tani Çiljeta ka qenë e fokusuar tek  djali i saj, me të cilin  është para dhe fotografuar shpesh. http://www.youtube.com/watch?v=O2dpie-twfM&feature=player_embedded Burimi:...

Noizy ka bere te ditur se kete vere do publikoj albumin e ri i cili eshte dhe albumi i dyte i rreperit te njohur shqiptar. Ne kete album pervec kengeve te reja, perfshihen dhe “Gunz Up”, “Looking at You”, “Never Forget” “Blocka” etj. Padyshim nje prej albumeve me te shumpritur te vitit.  Albaniac ...

Rigels Jaku, i njohur si Noizy në muzikë, përveç deklaratës për 1000 femra në jetën e tij, ka folur dhe për paratë që fiton nga muzika, të martën në “A show” të Adi Krastës në “Vizion Plus”. Reperi, i cili ishte ftuar nga moderatori i njohur për të rrëfyer më shumë detaje nga jeta e tij si këngëtar, që në një periudhë të shkurtër u bë i famshëm, foli për jetën e tij që nga fëmijëria në Londër, vajzën 6-vjeçare nga lidhja e tij me një vajzë më të madhe në moshë, dhe për fitimet që...

Javën e kaluar në suplementin “Bluetooth” u botua intervista e Noizy-t, ku reperi deklaronte se kishte bërë seks me disa emra të njohur të skenës, si Tuna dhe Adelina. Madje ai kishte shkuar edhe më tej duke treguar detaje intimiteti, si fakti se në shtrat ato ishin të egra. Ky pohim ishte një nga lajmet më të komentuara gjatë gjithë kësaj jave, të cilin këngëtaret e përmendura e kanë kaluar në heshtje. Tuna ka preferuar të heshtë dhe të mos japë asnjë koment për këtë çështje, duke u përpjekur ta kalojë...

A është kjo nga intervistat më të forta që keni lexuar ndonjëherë? Absolutisht po! Noizy, reperi më i përfolur shqiptar, rrëfen në këtë intervistë për “Bluetooth”, jetën e tij seksuale dhe jo vetëm… Pasuria dhe muzika, janë dy  stacionet e tjera ku jemi ndalur. Po për të mos u zgjatur, ju ftojmë të lexoni  intervistën e mëposhtme, që do t’ju lërë pa frymë. Sa kohë ke pa bërë seks, se më dukesh me nerva? Kam gati 1 orë, po kështu dukem në përgjithësi, nuk më ndryshon seksi. Atëherë,...

Noizy ka hapur dyert e shtëpisë së tij për emicionin “All Access” të Shqipërisë, ku ka shpalosur jetën e tij private si kurrë më parë. Reperi, rrallë herë është paraqitur në publik me lajme nga jeta e tij personale, por këtë herë, fansat e tij kanë kuptuar të gjithë jetën e tij: ku fle, ku ushqehet e gjithçka rreth Noizyt. Këtë shpalosje ai e ka bërë për emisionin “All Access”, të cilët kanë xhiruar shtëpinë e tij, me të gjitha detajet në të. Noizy ndërkohë ka paralajmëruar që në këtë...

Noizy ka bërë të ditur se kënga e paralajmëruar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, tashmë do të jetë edhe në klip. Reperi ditë më parë zbuloi se do të ketë edhe ai një këngë për 28 nëntorin, dhe tash ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë edhe klip. “Gati për xhirimet e fundit për video-klipin e këngës të 100 vjetorit, mbani sytë hapur nga sheshi Nënë Tereza në Tirane se do bëhet nami”, ka shkruar Noizy në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/ ...

Dihet tashmë që rruga e suk sesit të Noizyt në tregun muzikor u hap falë dy bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me këngëtaren Rozana Radi. Pas këngës “Fly”, me të cilën u vlerësuan edhe në disa kompeticione muzikore, dueti i suksesshëm në atë kohë solli edhe një tjetër këngë që u bë hit siç ishte “Mr Yesterday”. Këngë kjo që vulosi edhe suksesin e tyre. Por koha kur Rozi dhe Noizy ishin miq të betuar ndaj njëri-tjetrit duket se është e largët tashmë. E jo vetëm kaq, por Noizy është...

Kengetari Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, ka hapur nje bar-pasticeri ne Durres, ku per hapjen e saj ka ftuar shume miq e koleg ku nuk mungonin emra te njohur te muzikes Shqiptare. ...

Adoleshenti i njohur Noga ka rrëfyer se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Dur rës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit. Gjatë një mbrëmje në Durrës, pasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që ishin për ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë “marrë peng” Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe”. “Anëtarët...

Dikur kanë qenë miq. Shpesh kanë ndarë bashkë sekrete personale, por edhe thashetheme për të tjerët.Kanë marrë pjesë në shumë festa e festivale. Jo pak herë kanë pasur edhe bashkëpunime interesante, të frytshme dhe shumë të pëlqyera nga fansat. Thonë që çdo dashuri e ka një fund dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as këta miq të dikurshëm, por sot armiq të betuar. Arsyet kanë qenë të shumëllojshme. Pjesa më e madhe e armiqësive kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por edhe në...

“Ju zoçkat e Kosovës bëni mirë ta mbyllni gojën, ndryshe do ta hedh videon kur ju kam rrahur dhe videon që  Varrosi… Dafina Zeqirin”. Ky ishte mesazhi që reperi i njohur nga Shqipëria e ka lënë në profilin e tij në Facebook, duke e kërcënuar kështu reperin tjetër të njohur kosovar, Getoar Selimi. Ditë më parë, Getoari kishte shpërndarë sipas Noizyt disa lajme jo të mira, siç ndodh rëndom ndërmjet dy reperëve. Në bazë të këtij profili, zërat se Noizy do të takohet dhe do të pajtohet me anëtarët...

Po e presin mirë dhe tepër i kërkuar, megjithëse në plan, Ardian Bujupi nuk e kishte menduar qysh në fillim të rrijë kaq shumë në Kosovë. Këngëtarit si duket po i ecën shumë mirë nëpër shumë koncerte në vend, ndërsa mësojmë se, siç kishte thënë në programin ‘Pro Shqip’ në Top Kosova Radio, miku i tij, reperi nga Shqipëria Noizy, e ka gati remiksin e realizuar nga ai për këngën ‘I’m feeling good’. Madje, ky remiks mezi po pritej nga reagimi i të dy artistëve që janë edhe shumë miq të mirë,...

I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur. Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative. E duke qenë se në Shqipëri nuk kemi telenovela dhe dominancë të aktorëve si William Levy (i pranishëm në videoklipin “I’m into you” dhe industria kinematografike – me përjashtim të disa emrave si Blerim Destani, Nik Xhelilaj etj., ofron...

“Fotografi kërcënuese me armë dhe persona të armatosur me pushkë automatike. Grupi, që e quan veten OTR, kanë vendosur nëpër rrjetet sociale fotografi të ndryshme në të cilat shihen të armatosur”, kështu e ka filluar artikullin e saj gazeta britanike ‘’The Sun’’, kushtuar djemve shqiptarë tashmë repera të famshëm të grupit OTR, pjesë e të cilit është dhe Rigels Rajku (Noizy). Ky artikull i botuar në faqet e medias angleze para dy viteve, po bën bujë edhe te shqiptarët, pasi popullariteti shpesh ngrihet...

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet. Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy. Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”. ...

Sabrije Idrizaj, është emri i vajzës i cili u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin e famshëm Noizy. Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për Noizin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para. Por ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, me sa duket shansin e paska pasur, pasi thuhet se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa foto bashkë. Ndërkohë karriera e reperit po shkon shumë mirë. E megjithatë nëpër...

Nga 1000 në 4000 euro, paguhen më shumë ata që këndojnë live. Disa e rrisin, ndërsa disa e zbresin, ky është bilanci të cilin këtë radhë kemi vendosur t’jua tregojmë në lidhje me çmimet e këngëtarëve nëpër koncerte, pikërisht gjatë sezonit veror. Çmimi më i ulët, për momentin, është 1000 euro, ndërsa më i larti kap shifrën e 4000 eurove, kur bëhet fjalë për shumicën e këngëtarëve më të kërkuar dhe më të njohur të skenës shqiptare. Albërie Hadërgjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Afërdita...

Reperi Noizy, ka shumë adhurues, e më së shumti femra. Adhuruese të shumta Noizy ka edhe në Kosovë, siç është edhe kjo vajzë, e cila teksa ka bërë një fotografi me rep këngëtarin, nuk ka mundur të përmbahen nga emocionet dhe ka shpërthyer në vaj. ...