You Are Browsing ‘Nik Xhelilaj’ Category

Popullariteti i tij në Turqi arriti të bëhet shumë i madh sa hap e mbyll sytë. Mjaftoi paraqitja në një prej serialeve turke atje që Nik Xhelilaj të bëhet yll i ekranit, saqë edhe paparacët ta ndjekin e të mos e lënë rehat. Tashmë Niku, nga një djalë misterioz që në Tiranë e mbante fshehur jetën e tij private, mediat nuk i “falin” asnjë lëvizje! I zbuluan të dashurën e cila ishte me profesion aktore gjithashtu dhe luante në të njëjtin serial me Nikun, ndërsa tashmë tregojnë se shqiptari i famshëm do...

Aktori i famshëm shqiptar, Nik Xhelilaj, i cili falë rolit të tij në telenovelën që po shfaqet me sukses në Turqi “Qyteti i Humbur”, po fiton gjithnjë e më shumë famë në botë, ka sulmuar gazetarët të cilët po e fotografonin me të dashurën. Xhelilaj, i cili dukej tepër i shqetësuar nga prania e gazetarëve ka mbuluar shpesh me duar fytyrën dhe i ka dhënë fund darkës para kohe. Pasi nxori të dashurën nga dera e pasme e restorantit, Xhelilaj ka dalë i zemëruar nga dera e parme duke u “hapur luftë” gazetarëve. Aktori...

Nik Xhelilaj tashmë është një nga aktorët e huaj premtues në telenovelat turke, të cilat po pushtojnë Evropën e më gjerë, sidomos me “Sulejmanin e Madhërishëm”. Por Niku, i njohur si aktor i shumë filmave në Shqipëri, tashmë është bërë pjesë e serialeve turke. Ai është një nga protagonistët e telenovelës “Qyteti i humbur” dhe në këtë intervistë për mediat turke shpjegon më shumë rreth eksperiencës së tij si aktor dhe vështirësitë në rolet turke. Keni ardhur këtu nga Shqipëria. A mund...

Aktori  29 vjeçar Nik Xhelilaj duke qenë protagonist në disa filma, është padyshim një prej talentëve të rinj shqiptarë, i cili tashmë po i ngjit me sukses shkallët e karrierës së tij si aktor me famë. Të ardhmen e tij e sheh në Shqipëri, ndërsa pikësynim mbetet teatri. I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit. Në vitin 2009, është sërish protagonist në filmin “Alive”- (Gjallë) me regji...

‘’Channel D ka mbajtur sekret për muaj të tërë projektin e pabotuar, i cili premierën e ka pasur të shtunën e kaluar. Bëhet fjalë për telenovelën ‘’Qyteti i humbur’’, ku një nga protagonistët kryesorë të këtij seriali është dhe aktori i njohur shqiptar, Kreshnik Xhelilaj. Kjo është hera e arë që në një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi. Xhelilaj ka lindur në Shqipëri dhe ka krijuar një...

Nik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar, Xhelilaj. Niku, i cili kohëve të fundit nuk është angazhuar në ndonjë projekt në filmiografinë shqiptare, shumë shpejt do të jetë protagonist në një serial turk. “Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili do të nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator. Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë...

Pas shumë diskutimeve brenda stafit drejtues të Festivalit të 50-të të Këngës, se kush do të ishte prezantuesi i këtij viti jubile, më në fund është vendosur që këtë edicion ta prezantojë aktori i njohur 28-vjeçar, Nik Xhelilaj. I komentuar si mashkulli simpatik i filmave më të fundit të kinemasë shqiptare, me tiparet e djalit mesdhetar, për drejtuesit e këtij festivali ka qenë personi më bindës për të prezantuar aktivitetin më të madh muzikor të vitit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i festivalit,...

Shumë i pëlqyer në vendin e tij për interpretimin e komedisë legjendare të Stanley Koëalsit në “Tramvaji me emrin dëshirë”, Nik Xhelilaj i lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, një bashkëprodhim shqiptaro-çek me regjisor Pirro dhe Eno Milkani, e më pas me filmin “Gjallë” të Artan Minarollit. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe...