Flet me “Koha Tjetër” artistja e mirënjohur, rrëfim mbi jetën dhe karrierën artistike në Shtetet e Bashkuara. Z ëri brilant, pasioni dhe talenti për të njohur me themele muzikën shqiptare, e kanë bërë të jetë një nga emrat më të spikatur në Shqipëri dhe jashtë trojeve shqiptare. Merita Halili, është cilësuar për vite me radhë si “ambasadorja” e këngës shqiptare në SHBA. Pasi ka lënë vendin e saj për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara, ajo dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni, tashmë...
You Are Browsing ‘Merita Halili’ Category
“Sofra Tiranase” mbërrin në edicionin e 15 në Pallatin e Kongreseve. Në mbrëmjen e sotme në skenë do të ngjiten emrat më të mirë të krijimtarisë popullore. Një aktivitet artistik që tashmë ka krijuar traditë në Tiranë edhe këtë vit nuk kishte se si të mungonte krijimtaria e popullore tiranase, por e veçanta është se këtij koncerti ashtu si në çdo vit nuk do ti mungojnë dhe sonte emrat e njohur që jetojnë jashtë Shqipërisë, që janë ftuar në këtë koncert për të interpretuar para publikut në Pallatin...
Interviste me ikonën e këngës popullore tiranase, të mirënjohurën Merita Halili. Megjithëse e njohur, përsëri ajo mbetet e thjeshtë dhe shumë komunikuese. Larguar prej vitesh në SHBA, asnjëherë si ka shkëputur lidhjet me atdheun, por sa herë i jepet mundësia vjen me mall në Tiranën e saj, që i hapi dyert e bukura të këngës. Jeta e saj është e lidhur me avionin, pasi për çdo muaj ka kërkesa nga të katër anët e botës ku ka komunitete shqiptarësh, aq sa nuk u kushton dot kohën e duhur fëmijëve. Në Amerikë,...
Miqtë e mi ne Facebook, një artiste pa dashamirësit e vet, nuk mund të quhet e tillë! Juve jeni ata të cilët më mbani gjallë dhe më bëni të eci përpara dhe të mundohem t’ju sjell më të mirën time! Më ndihmoni të rris numrin e fansave në Facebook dhe si gjithmonë me ndihmën tuaj!’- me këto fjalë, këngëtarja e madhe e muzikës popullore u drejtohet fansave të saj, pse jo duke kërkuar edhe ndihmë prej tyre për të rritur shikueshmërinë dhe numrin e fansave në profilin e saj të publikuar në Facebook....
Merita e konsideron veten plotësisht të integruar në Amerikë dhe përveç pjesmarrjes nëpër koncerte të ndryshme për komunitetin shqiptar ajo prej kohësh është përfaqsuese e folkut shqiptar në Amerikë me shoqërinë “World Muzik”. Ndërsa karriera i ecën shumë mirë ajo e konsideron veten mbi të gjitha një bashkëshorte dhe nenë të suksesshme…. Nusja e Kosovës Ajo një nuse nga Shqipëria dhe ai një dhëndër nga Kosova. Martesa e tyre shpeshherë është bërë simbol i dashurisë mes trojeve shqiptare. Në...
Edhe pse janë larguar vite të shkuar nga vendi i tyre, disa këngëtarë a artistë sikur kanë qenë më të dëgjuar se të tjerët në rikthimet e tyre. Ndoshta pse kanë ikur pak më vonë se gjërat të priteshin me thikë e të ndryshonin kryekëput, pra kanë bërë aktivitete edhe në pas ‘90-ën, kështu kujtesa e publikut ka shkuar më gjatë. Ndryshe nga ç’ka ndodhur me Alida Hiskun, për të cilën një brez i mirë të rinjsh nuk i kujton as emrin. Merita Halili është njëra prej tyre. Sado që iku në vendin më...
Në gjerdanin e çmuar të atyre pak këngëtarëve që kanë bërë histori në muzikën shqiptare, një ndër diamantet më të shkëlqyeshëm është padiskutim dhe mbretëresha e këngëve të Shqipërisë së Mesme, Merita Halili… Me elegancën dhe finesën e një zonje të vërtetë, Merita u përgjigjet plot dashamirësi pyetjeve tona, duke përmbushur në këtë mënyrë personalitetin e një njeriu me vlera të rralla. Është pëlqyer dhe duartrokitur fort, kudo ku ka kënduar përtej Atlantikut, por pavarësisht kësaj...