You Are Browsing ‘Luana Vjollca’ Category

Prezantuesja e njohur e ekranit, Luana Vjollca ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për ndërhyrje në buzët e saj. Përballë këtyre thashetheme, ajo ka vendosur të reagojë, duke postuar një foto në Instagram, me buzë të palyera, pasi sipas saj, kështu kuptohet nëse janë bërë apo jo. “Çudia e rradhës: Paskam bërë buzët! Është qesharake sepse është lehtë e verifikueshme por po i kushtoj pak kohë me një foto pa buzëkuq, vendosja e të cilit në foto të tjera mi ka dërguar më të trasha. Nuk kam paragjykime...

Luana Vjollca konfirmon se lidhja me Adrian Gaxhen eshte “live” perseri. Ka postuar ne rrjetin social te saj nje foto ku eshte duke u perqafuar me Adrianin e “Ngjyres se Kuqe”.  Fotoja tregon qarte se ata jane duke shijuar momente te bukura se bashku, dhe si duket kenga qe thuhet se i eshte dedikuar asaj, ka kryer punen e vet per mrekulli duke e bashkuar ciftin perseri. /Albasnapz/ ...

Personazhet e njohura shqiptarë i janë bashkuar urimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë nëpërmjet statuseve dhe publimeve të ndryshme në Twitter dhe Facebook. Gjithashtu edhe më anë të fotove, të cilat shprehin anën patriotike disa prej vipave shqiptar kanë shprehur lumturinë e tyre në këtë ditë të veçantë të kombit shqiptar. Këto janë disa nga urimet të publikuara në rrjetet sociale nga personazhet vip: Ish-missi Floriana Garo Gëzuar Shqipëtarë kudo që ndodheni!! Sa bukur të shohësh rrugët, ndërtesat,...

Luana Vjollca është nga personazhet më të dashur të ekranit, që përherë tërheq vëmendjen e publikut. Së fundmi është folur shumë për të, pas bujës së këngës së Adrijan Gaxhës “Ngjyra e kuqe”. Të gjithë, në mënyrë gati unanime, e lidhën këtë këngë me Luanën, por kur e pyet rreth kësaj ajo preferon të buzëqeshë dhe të mos tregojë shumë. Ama mund të numërojë pa frikë gjërat e shumta që ka me ngjyrë të kuqe, këpucë, fustane, bluza, buzëkuq e madje edhe flokët shpesh i ka pasur të kuq....

Janë motra, madje shumë të lidhura me njëra-tjetrën por nuk kanë një stil të përbashkët veshjeje. Ashtu siç i shohim edhe në këtë fotografi dy bukuroshet janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Luana është veshur shumë trendy me një smoking të zi, ndërkohë që Marina vjen si një zonjushë e zjarrtë me të kuqe. Nuk e dimë se ku kanë shkuar motrat Vjollca, por një gjë është e sigurt që kanë dy bukuroshet e mbrëmjes. (xh.k/shqiptarja.com) ...

Edhe pse nuk duket shumë qartë, po ju themi se vajza në foto është bukuroshja Luana Vjollca. Ajo ndodhet në oborrin e korpusit universitar, në qendër të kryeqytetit. Është e kuptueshme që nuk shihen studentë të tjerë përveç Luanës, sepse është natë. Vajza “shembullore” përveçse ka ngatërruar orarin e mësimit, po ha dhe patatina, e ka veshur dhe taka. Luana, meriton të të thyejnë një notë në sjellje, po meqë je e bukur, dhe ne të kemi xhan, po u kërkojmë të të falin kësaj here.  Bluetooth   ...

I beson dashurisë me shikim të parë, jetës me një mashkull të vetëm, dhe martesës ideale me shumë fëmijë. Në këtë intervistë na përmbys të gjitha përshtypjet e krijuara për tipin e vajzës çapkëne apo moskokëçarëse. Ja sa seriozisht e merr jetën Luana Vjollca… Je tipi që ankohesh se s’ke kohë, apo kohën mund ta gjesh për gjithçka nëse do? Besoj nëse do të bësh diçka mund ta bësh, sado e lodhshme apo e papërballueshme mund të duket. Ka kohë për gjithçka. Je një parashikuese e motit, në jetën...

Sa janë të njëjta, janë edhe të ndryshme. Populli ynë ka një shprehje e cila thotë “motra jemi, shoqe s’jemi”, por ne do të sjellim rastet kur ato jo vetëm që janë shoqe të mira, por janë edhe në majat e famës. Diçka që nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur flasim për talente si në muzikë apo fusha të tjera të artit. Rrallë nga një familje, dy motra apo vëllezër mund të jenë të talentuar në të njëjtën fushë. Rivaliteti ekziston edhe në familje, jo vetëm jashtë saj. Ndaj ne do të sjellim rastet...

Ato janë në kulmin e punës. Janë të veshura sport, me kapele, atlete, ndryshe nga ç’i shohim në televizor. Po zhvillohen provat e Top Fest 9. Motrat, Marina dhe Luana Vjollca, në këto kohë po shijojnë ndoshta kulmin e karrierës së tyre. Në shkurt të këtij viti, ato nisën së bashku aventurat e prezantimit të Top Fest 9, ndërsa këto ditë janë në fundin e tij. Mbrëmjen e së premtes, është zhvilluar gjysmë finalja e këtij festivali. “Ky është edicioni i 9 i Top Fest e për ne është viti i dytë që na...

Janë dy nga fytyrat më të bukura të ekranit shqiptar. Me çiltërsinë, buzëqeshjen e ravijëzuar në portret e me ëmbëlsinë që i shoqëron në çdo fjalë që thonë, ato janë kthyer me vite në motrat më të suksesshme të ekranit. Nëse në muzikë mbahen mend duetet e Irma dhe Eranda Libohovës, në ekran është e sigurtë që do të mbahen mend gjithmonë motrat Marina dhe Luana Vjollca. Si është të punosh me motrën në të njëjtën kompani, a ka xhelozi brenda llojit, apo kjo përjashtohet kur në mes hyn lidhja...

Vjen në punë me sy të kuq nga pagjumësia, ankohet për pagjumësi dhe lodhje fizike. Këto janë pasojat e një lidhjeje në distancë, pasoja të cilat po i vuan moderatorja superseksi, Luana Vjollca. Lidhja e saj me këngëtarin  Adrijan Gaxha duket se po i shkakton jo pak problem moderatores e cila krahas angazhimeve të shumta në ‘ Top Channel’ përpiqet që të mos lërë pas dore të dashurin. Dhe orët e vetme që i mbeten për të janë orët e vona të natës të cilat Luana i kalon para laptopit të saj duke chatuar. “Është...