You Are Browsing ‘Kristine Elezaj’ Category

Shqiptarja, e cila tashmë që një kohë është emër i njohur në skenën amerikane, ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor të punuar nga producentë amerikanë. Stili i Kristinës nga mediat amerikane cilësohet si një përzierje e Britney Spears dhe Rihanna. Kengetarja shqiptare jeton në Amerikë që një kohë të gjatë, dhe së fundi ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “Monster”. ...

1-Dafina Zeqiri Dafina Zeqiri është Këngëtarja më Seksi në Shqipe për 2011 sipas Albaniac! E si mund të ndodhte ndryshe, kur këngëtarja nuk njeh “JO!” kur vjen puna për tu dukur sa më seksi për fansat e saj. Kur e pyetën se përse bëri gjoksin operacion, në mënyrën më të natyrshme ajo u përgjigj se e bëri për fansat e saj! Jo në Shqipëri,por askund në botë nuk është dëgjuar një dedikim kaq i madh ndaj dhe ne kurrsesi nuk mund të përfundonim këtë listë pa Dafinën në krye! Të tjerat pastaj...

Këto muajt e fundit Kristine Elezaj duket sikur ka qëndruar pak nën hije,por në të vërtetë këngëtarja gjendet në studio për të regjistruar material të ri. Ne kemi mësuar se ajo është duke punuar me kompozitorin e njohur amerikan Ras (Nicholas Ras Furlong) i cili ka kompozuar këngë dhe për këngëtarë të tillë si Leona Lewis,Jordin Sparks,Mario,Wynter Gordon etj. Materialet e reja priten të jenë gati nga fillimi i vitit që vjen.  Revista ALbaniac ...

Kristine Elezaj këtë vit pushimet i ka kaluar me familjen e saj në Ulqin të Malit të zi dhe ka përshtypjet më të mira për këtë vend. Familja e Kristinës vjen nga Ulqini dhe mësojmë se ata i kalojnë shpesh herë pushimet aty, ndërkohë që Kristinë gjatë qëndrimit ka bërë plazh,ka vizituar Budvën, ka shkuar në kishë, ka parë të jatin të shpërndaj kopje falas të albumit të saj debutues dhe ka mësuar se kënga “Warpath” është goxha e njohur dhe në Angli. Po gjëja që do i mungojë më shumë...

E egër, zbavitëse, sanguine, e guximshme… Këto janë disa nga përcaktimet që do t`i shkonin për shtat Kristinë Elezajt. Këngëtarja e njohur në Amerikë për hitet “Souvenirs” apo “Let you know” është me origjinë shqiptare, fakt të cilin jo vetëm s`e fsheh, por e pohon me krenari. E cilësuar si një femër me stil, Elezaj ka realizuar foto për revista të famshme në Amerikë. Ajo është cilësuar nga revista “Billboard” si një miks midis Britney Spears dhe Rihanna-s. Le ta njohim më tepër...

Është vetëm 24 vjeç dhe ka tri vite që është aktivizuar në skenën muzikore amerikane. Që nga ajo ditë, Kristina ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj. Momentalisht ka të realizuara pesë këngë dhe një album muzikor të cilin e ka përfunduar gjatë vitit të kaluar. “Always, Let you know, Living dream, Souvenirs, Warpath”, janë vetëm disa nga hitet që këngëtarja me origjinë shqiptare i ka prezantuar mes konkurencës së fortë të muzikës amerikane, ku dominojnë shumë yje të njohura nga...

Bleona Qerreti nuk ishte shqiptarja e vetme në tapetin e kuq të “Grammy Award”, ceremoni e cila u mbajt javën që shkoi në Los Anxhelos, në Kaliforni të Amerikës. Në paradën e gjatë të artistëve, u shfaq dhe Kristinë Elezaj e veshur me një fustan të mrekullueshëm , i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, si dhe fotografëve. Nuk dimë, nëse Bleona dhe Kristinë patën rastin të takojnë njëra-tjetrën, por na vjen mirë që më në fund dhe ne po shohim pakëz Shqipëri në evenimentin më profesional dhe...

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Kristine Elezaj, e cila sipas shtypit amerikan i ngjan për nga flokët Shakirës, për nga trupi Pink dhe nga levizjet me Britney Spears, ka publikuar video klipin e saj më të ri të quajtur “Warpath”. Sipas sajtit të njohur “Radar on Line”, shqiptaro-amerikania e bukur shfaqet në këtë klip mahnitëse, herë me bikini e rrethuar nga flakët, e herë e shoqëruar nga balerinet e saj mbi motor. Hiti më i ri i Kristine Elezaj, “Warpath” është realizuar nga producenti dhe kompozitori...