Që prej pak ditësh balerinët tanë Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani janë testimonial të një fushate të Shoqatës Italiane tëMultisklerozës (Encephalomyelitis disseminata) dhe ftojnë fansat që të dhurojnë për kërkimet kundër kësaj sëmundjeje. Ata kanë realizuar një video për të sensibilizuar opinionin publik të vendit fqinj. Një video e thjeshtë,...
You Are Browsing ‘Kledi Kadiu’ Category
I bërë i famshëm në Itali falë spektaklit “Amici” te Maria De Filippit, balerini Kledi Kadiu, është shndërruar në një mashkull të pëlqyer nga femrat. Ndërkohë që tashmë drejton edhe një emision të vetin kërcimi te “Rai5″, pa harruar që vazhdon të ketë edhe një shkollë baleti në Romë. Po aspekti privat, si i shkon? Përpara Kledi ka deklaruar gjithmonë se është “beqar”, por tani gjërat duket se kanë ndryshuar, siç ka rrëfyer vetë balerini në të përjavshmen “DiPiu”....
Ata shpesh janë komentuar se janë miq dhe gjithmonë kanë preferuar të shijojnë pushimet së bashku. Këtë radhë Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani kanë preferuar të udhëtojnë në Kosta Smeralda të Sardenjës së bashku me një tjetër çift miqsh, duke u argëtuar në ujë dhe në plazh së bashku. Fotot paparac janë realizuar nga mediat italiane vetëm një javë më parë, teksa Kledi dhe Ambeta së bashku me disa miq kanë qenë duke u argëtuar e duke luajtur me top në ujë. Ambeta, e cila ende është në gjyq për rastin...
Kledi Kadiu, balerin i njohur shqiptar nuk flet më me ish mikun Oni Pustina. Shkak i ftohjes mes dy ish miqve të vjetër ka shërbyer skandali i vjedhjes së parave që Oni Pustina i ka bërë ish të dashurës së tij, Ambeta Toromani, të paktën sipas pretendimeve të balerinës. Megjithëse, gjykata e shpalli Oni Pustinën të pafajshëm në lidhje me këtë vepër penale pas denoncimit që i bëri ish e dashura e tij, mesa duket Kledi Kadiu i beson versionit të historisë të treguar nga Anbeta për këtë arsye ka mbajtur qëndrim...
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar sot me Urdherin “Mjeshtër i Madh” balerinin Kledi Kadiu, një nga balerinët shqiptar më të njohur jashtë vendit. Kadiu është dekoruar me motivacionin e balerinit të talentuar, të edukuar në shkollën shqiptare të artit, që me interpretimin e tij mjeshtëror është bërë një ndër artistët më në zë në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit. Kledi Kadiu punon dhe jeton prej disa vitesh në Itali. Ai e...
Një histori e pakëndshme ka ndodhur në Itali mes balerinit shqiptar Kledi Kadiu dhe një kompanie që kishte komunikuar me të për ta pasur si imazh në lançimin e një “club”-i gej në Abruzo. Balerini shqiptar ishte ftuar të merrte pjesë në natën e hapjes së sezonit të “4 DOR”, që është praktikisht një ambient shumë i frekuentuar për jetën e natës, më së shumti nga komuniteti LGBT në rajonin Pescara. Hapja e sezonit dimëror në këtë lokal do të zhvillohej në datën 19 nëntor dhe organizatorët, pasi...
Për të është orari i drekës. Sapo ka mbaruar mësimin me studentët dhe ndërsa porosit për të ngrënë, zhvillon edhe këtë bisedë të këndshme me ne. Pak ditë më parë është kthyer nga një prej udhëtimeve më mbresëlënëse të tij. Një eksperiencë sa e dhimbshme, aq edhe e veçantë. Balerini i suksesshëm Kledi Kadiu, i zgjedhur Ambasador i UNICEF Italia, ka vizituar fëmijët e Bangladeshit. Përpos dëshmisë së jetës së tyre të vështirë, Kledi ka marrë prej tyre buzëqeshje dhe përqafime, që janë...
Emisioni i tij “Step Passi di Danza” ishte ndër më të shikuarit në kanalin Rai 5. Ka mjaftuar kjo që balerini shqiptar Kledi Kadiu të rikthehet në Shqipëri për të realizuar një dokumentar mbi shkollën shqiptare të baletit, prej së cilës ka dalë edhe vetë balerini, tashmë një ikonë e baletit bashkëkohor në Itali. Më këtë mision ka mbërritur në Tiranë balerini shqiptar Kledi Kadiu bashkë me një grup xhirimi të kanalit italian Rai 5. Xhirimet për realizimin e dokumentarit do të nisin me shkollën...


