You Are Browsing ‘Greta Koci’ Category

Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi eshte zyrtarisht kandidate per deputete ne qarkun e tiranes. Greta ka shance te pakta per te qene deputete pasi emri i saj radhitet ne fund te listes. https://www.youtube.com/watch?v=X_ZRXra85Gs Kandidatet e PD ne Tirane 1. Sali Berisha 2. Myqerem Tafaj 3. Majlinda Bregu 4. Halim  Kosova 5. Florion...

Që me marrjen e postit të nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi u angazhua seriozisht për të dhënë më të mirën e saj në skenën politike. Dhe në fakt, nëse do t’u referohemi anëtarësimeve të reja në forumin rinor pas angazhimit të saj në strukturat drejtuese, shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Greta u përkushtua shumë dhe ndërmori një tur të gjatë takimesh nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku njohu nga afër të gjithë të rinjtë demokratë. Për hir të angazhimit...

Nuk dimë se sa po i ecën fusha ta elektorale këngëtares Greta Koçi, e cila siç kemi thënë, është kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës. Por, vajza e cila e ka lënë për pak kohë muzikën dhe i ka hyrë me shumë seriozitet politikës, nuk harron që të jetë edhe aktive në rrjetet sociale, ku në “Facebook” shkruan konkretisht kështu: “Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme!” . Këtë koment...

Muzika per te tashme do te jete vetem nje hobi, pasi kengetaren Greta Koci e ka joshur kaq shume partia qe ajo pelqen, sa ka vendosur qe te mos jete vetem nje nenkryetare e Forumit Rinor te Partise Demokratike. Ne mesojme se emri i kengetares Greta Koci eshte i listuar ne kandidatet per deputete te qytetit te Shkodres per Partine Demokratike. Sa do t’ia dale me kete ambicie te larte politike, le te presim deri ne zgjedhjet e 23 Qeshorit. /Maksim Gjokaj/ ...

Gjithçka ka ndryshuar tashmë në jetën e Greta Koçit, duke filluar nga ritmi i ditës e deri tek rrobat që mban veshur. Shkuam ta takonim në selinë e Partisë Demokratike, ku këngëtarja e dashur ka zhvendosur punën e saj prej disa kohësh. E veshur gjithë shije, me flokët pis të zeza të hedhura mbi supe, Greta na fton gjithë dashamirësi në zyrën e saj. Është gjatë gjithë kohës e zënë me takime. Madje përpara nesh, kishin shkuar për ta intervistuar gazetarët e një mediaje vizive. Telefoni cingëron ‘non stop’...

Te gjithe e kujtojme qe ajo eshte ngjitur ne skene ne moshe shume te re, aq sa edhe sot qe ajo eshte rritur, e kujtojne si nje vajze te vogel. Eshte kengetarja Greta Koci e cila, ndan me lexuesit e “Koha Tjeter”, si eshte nje dite e saj e zakonshme jave, ku angazhimet nuk jane si te te gjithe moshatareve. Sepse prej disa muajsh, Greta eshte edhe nje nder drejtueset kryesore te Forumit Rinor te Partise Demokratike. Ne nje interviste per gazeten “Kohe Jone” ne suplementin “Koha Tjeter”, Greta shpreh dhe...

Historia e dashurisë së këngëtares me dentistin 25-vjeçar. Ajo na ka premtuar në çdo intervistë që asnjëherë nuk do ndante asgjë nga jeta e saj private me ne. Ndërkohë ne u kemi premtuar lexuesve që do përpiqemi që të sjellim sa më shumë lajme nga jeta private e personazheve të njohur, pasi kjo është pjesë e kuriozitetit të tyre. Dhe ja ku jemi me lajmin e radhës, të shoqëruar me foto. Më në fund zbuluam të dashurin e këngëtares Greta Koçi. Mësuam se në provat tek “E diela shqiptare” atë e shoqëronte...

Greta Koçi është mjaft e angazhuar me punën e saj në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, e megjithatë nuk lë pas dore edhe eventet e rëndësishme muzikore. Këtë herë Greta vjen në “Kënga Magjike” me një baladë tepër të ndjerë, e cila në javën e parë ka thyer çdo rekord shpërndarjesh në rrjetet sociale. “Më sheh nga lart” është pritur mjaft mirë, po ajo që ka surprizuar është fakti se Greta në bashkëpunim me motrën e saj Enin, e cila ka bërë tekstin, ia kanë kushtuar këtë këngë gjyshes...

Këngëtarja Greta Koçi ka prezantuar këngën më të re në festivalin “Kënga Magjike”. Kjo këngë sipas këngëtares është e një rëndësie të veçantë, pasi i është kushtuar gjyshes, e cila nuk jeton më. Kënga mbanë titullin “Më sheh nga lartë” dhe teksti është shkruar nga motra e saj Eni Koçi, teksa foli paksa për këngën gjatë prezantimit të saj, Greta tha se kishte vendosur për këtë titull, pasi është e sigurt se gjyshja e tyre kujdeset për to kudo që janë, ashtu siç kishte bërë edhe më...

Ato janë të bukura, të suksesshme dhe të famshme. Pamja e tyre përherë të befason. Të qenit në formë dhe sidomos lufta ndaj plakjes nuk është aspak një fenomen shqiptar. Në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare. Megjithëse mund të themi se jo përherë rezultati ka qenë ai që ndoshta ato dëshironin. Disa prej tyre janë penduar, si p.sh. Dafina Zeqiri për gjoksin, që prapë nuk i...

Motrat Koçi kanë vendosur të mos kenë më dallime të mëdha as në look-un e tyre. Së fundmi ato  kanë vendosur të bëjnë ndryshime në pamjen e tyre dhe këtë gjë e kanë bërë tamam si binjake. Modeli sesi i kanë prerë flokët është i njëjtë, ndryshon vetëm ngjyra. Dy vajzat simpatike duken të lumtura me këtë ndryshim dhe e kanë komentuar këtë gjë me entuziazëm, madje Eni në Facebook ka shkruar “Unë dhe motra ime e dashur. Dukemi si binjake”.  MAPO ...

Nënkryetare e forumit rinor të Partisë Demokratike, e tanimë me një diplomë në xhep. Këngëtarja bukuroshe Greta Koçi është diplomuar për shkenca politike, pasion i cili rritet çdo ditë bashkë me angazhimin e saj me të rinjtë e PD-së. Greta Koçi është ndër më të përkëdhelurat e kryeministrit, i cili në çdo event rinor, ka në krah vajzën tashmë të diplomuar. Bluetooth ...

Kryeministri Berisha zgjodhi që finalen e Kampionatit Evropian ta shihte midis të rinjve të Partisë Demokratike. Nga shumë të rinj që e rrethonin kryeministrin, në tavolinën e tij ishte ulur pikërisht Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, të cilën më parë e njihnim si një këngëtare të suksesshme. Dhe siç jemi mësuar tashmë, pranë Gretës ishte dhe e motra e saj Eni Koçi e cila po hedh me shpejtësi hapa të rëndësishëm në muzikë, por është njëkohësisht edhe ajo një demokrate...

Falë dy prindërve menaxherë, motrat Koçi, Greta dhe Eni, kanë gjetur mënyrat e duhura për pasur një karrierë muzikore dhe jo vetëm. Siç edhe dihet, Greta i është futur vrullshëm edhe politikës, pavarësisht zërave që qarkullojnë se ajo do të shkë- putet për shkak të stinës koncertore. Po vetë vajzat, përveç muzikës dhe konkurrencës që tashmë i bëjnë njëra-tjetrës, tentojnë të tërheqin dhe konkurrojnë edhe me imazhin e tyre. Madje, nëse kanë pasur deri më dje ndonjë pakënaqësi apo defekt të...

Pak ditë më parë, këngëtarja Greta Koçi e ka mohuar lajmin për dorëheqjen nga posti e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por, në fakt, vajza jo vetëm nuk është larguar nga ky post, por si duket po e ndien veten shumë mirë, madje është bërë më elegante, duke u marrë me këtë punë. Siç e shihni edhe në këtë foto, këngëtarja është tëholluar më tepër, duke i dhënë mundësi që ajo të duket më në formë, aty ky është edhe meraku i vajzave artiste. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/ ...

Sa janë të njëjta, janë edhe të ndryshme. Populli ynë ka një shprehje e cila thotë “motra jemi, shoqe s’jemi”, por ne do të sjellim rastet kur ato jo vetëm që janë shoqe të mira, por janë edhe në majat e famës. Diçka që nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur flasim për talente si në muzikë apo fusha të tjera të artit. Rrallë nga një familje, dy motra apo vëllezër mund të jenë të talentuar në të njëjtën fushë. Rivaliteti ekziston edhe në familje, jo vetëm jashtë saj. Ndaj ne do të sjellim rastet...

Greta Koçi, këngëtarja e suksesshme e skenave tona sapo ka lançuar këngën e saj më të re “Çdo hap është peng”, një këngë që është pritur mjaft mirë qysh në versionin e saj audio, pa klip. Këtë vit ky është klipi i parë që Greta lançon dhe sigurisht që edhe vëmendja e fansave ka qenë maksimale. Greta na rrëfen projektet dhe të rejat e saj jo vetëm në muzikë, por edhe ato në politikë. Ky vit ka qenë shumë impenjativ për Gretën, e cila pohon se shpesh ka lënë shumë koncerte për të përmbushur...

Dy  motrat e dashura të skenës shqiptare, Greta dhe Eni Koçi, kanë përjetuar së fundmi një humbje të madhe në jetën e tyre. Gjyshja nga ana e mamit, me të cilën vajzat ndanin prej vitesh të njëjtën shtëpi, është ndarë nga jeta duke i lënë pas një boshllëk të madh bukurosheve Koçi. Siç mësohet dy motrat e kanë vuajtur shumë këtë largim nga jeta të gjyshes së tyre të dashur dhe për ditë me rradhë nuk kanë dalë nga shtëpia.   ...

Elvana Gjata me klipin “Afër dhe larg”, nominuar në pesëshen më të mirë The Balkan Music Awards 2012″ do të mbledh në Sofje më datë 16 qershor zërat e muzikës ballkanase për tu kurorë- zuar me çmime që tashmë janë kthyer në një traditë që nga 2009. Në ceremoninë e organizuar do të marrin pjesë yjet më të mëdhenj në Ballkan! Shqipëria këtë vit do të prezantohet me Elvana Gjatën me këngën “Afër dhe larg”, Flori Mumajesi me “Tallava”, Greta Koçi me “Milionere...

Nuk e dimë sa e vështirë mund të jetë për një këngëtar, ndërsa sheh kolegët e tij duke kënduar dhe vetë rri e vëzhgon… këtë ndjesi më mirë se kushdo do të mund të na e shpjegonte Greta Koçi, e cila tashmë ka hequr dorë nga veshjet e saj rinore për të qenë në të njëjtën harmoni me pjesën serioze të Partisë Demokratike, si në këtë rast ku gjendet krah ministrit të Financave, Ritvan Bode e ish-ministres Edit Harxhi. Përballë saj në skenën e ngritur përpara universitetit të Tiranës, kolegët e...

Anëtarësimi 4-vjeçar në Partinë Demokratike dhe koha e impenjimit në Forumin Rinor. Njohja me Berishën dhe shembulli që sheh për të ndjekur tek kryeministri shqiptar. Ambicjet në politikë të Greta Koçit dhe ruajtja e lidhjeve me muzikën. Nuk është e lehtë t’i gjesh një ditë të lirë këto kohë Greta Koçit. Nëse deri disa muaj të shkuar në telefonin e saj përgjigjej ekskluzivisht e ëma, e cila dihet që është edhe menaxherja e saj, tani gjërat kanë ndryshuar. Por kjo nuk do të thotë se, pas përgjigjes...

Qe ne festivalet e femijeve ne Shkoder, te pjesemarrjet te “Gjeniu i vogel” apo dhe kualifikimi ne 30 kengetaret me te mire te “Etheve”, Greta Koci ka ndrushuar me ritme galopante. Nje kengetare e mrekullueshme e kengeve popullore vlonjate, kengeve italiane, ne vecanti te kengeve te Laura Pausinit, arriti shpejt e shpejt te ngjiste shkallet e karrieres, jo vetem artistike. Mbaj mend nje vajze, e cila nuk jepte pershtypjen e nje 15-vjecare, madje shume  e cilesonin si Greta qe nuk u rrit pavarsisht viteve te kaluara. Nuk e perjetoi...

Jemi mësuar me vajzat e show-bizit shqiptar që të reklamojnë mamatë e tyre, por të reklamosh edhe gjyshen këtë se kishim dëgjuar. Për të folur për këtë lajm duhet të shkojmë te këngëtraja Greta Koci, e cila sic e shihni në këtë foto ka reklamuar gjyshen e saj simpatike. Këngëtarja që kohët e fundit po na tregon vetëm takimet e saja me të rinjtë e politikës blu në Shqipëri, nuk ka dashur të tregojë foto me mamanë e saj, që besojmë për ata që e kanë parë është e bukur si bijat. Megjithatë do të...

Ka bërë vërtet ndërhyrje kirurgjikale, apo ky është një truk me photoshop? Kjo foto e këngëtares 20-vjeçare, Greta Koçi, që po qarkullon këto ditë në rrjetet e ndryshme sociale, është nga më të diskutuarat mes fansash që ndahen në dy grupe. Ka nga ata që mendojnë se Greta ka zvogëluar hundën, ndërsa të tjerë që thonë se është thjesht një ndryshim që i është bërë fotos me photoshop.  Në foton ku bie në sy tjetërsimi i hundës së saj, Greta shfaqet me pamje të re, ndërsa pozon duke prezantuar...

Përfshirja e këngetareve Ciljeta Xhilaga dhe Greta Koci në Partinë Demokratike është diskutuar shumë së fundmi. Gojet e liga kanë thënë se Greta Koci i ka zënë vendin Ciljetës, ndonëse Koci nuk mban të njëjtin post me të. Greta është emëruar para pak kohësh në postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa Cili mban prej një kohe realetivisht të gjatë pozicionin e antares së Asamblesë së PD-së. E pyetur ne emisionin “Zone e Lire” te Arian Canit, ku ishte e ftuar me...