You Are Browsing ‘Eni Koçi’ Category

Rigels Jaku, i njohur si Noizy, dhe këngëtarja Eni Koçi duket se kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre, ndërsa ishin identifikuar si një çift i këndshëm, që u shkonte të shfaqeshin në duet së bashku në klipet e tyre. Një e-mail privat që nëna e Enit, Afërdita, i ka dërguar Noizy-t në postën e tij elektronike, ka zbardhur këtë prishje bashkëpunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook e mail-in ku nëna e Enit, që është  njëkohësisht menaxherja e saj, i ka dërguar në lidhje me heqjen...

Përveçse një këngëtare mjaft e pëlqyer për publikun Eni Koçi është edhe një nxënëse e dalluar. E shohim në këte foto në ambientet e shkollës së saj ku mesa duket Koçi do të ketë pasur ndonjë çast pushim dhe ka realizuar këte foto. E veshur bardh e zi dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse Eni dukej në formë mjaft të mirë. (xh.k/shqiptarja.com) ...

Këngëtarja Greta Koçi ka prezantuar këngën më të re në festivalin “Kënga Magjike”. Kjo këngë sipas këngëtares është e një rëndësie të veçantë, pasi i është kushtuar gjyshes, e cila nuk jeton më. Kënga mbanë titullin “Më sheh nga lartë” dhe teksti është shkruar nga motra e saj Eni Koçi, teksa foli paksa për këngën gjatë prezantimit të saj, Greta tha se kishte vendosur për këtë titull, pasi është e sigurt se gjyshja e tyre kujdeset për to kudo që janë, ashtu siç kishte bërë edhe më...

Dikur kanë qenë miq. Shpesh kanë ndarë bashkë sekrete personale, por edhe thashetheme për të tjerët.Kanë marrë pjesë në shumë festa e festivale. Jo pak herë kanë pasur edhe bashkëpunime interesante, të frytshme dhe shumë të pëlqyera nga fansat. Thonë që çdo dashuri e ka një fund dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as këta miq të dikurshëm, por sot armiq të betuar. Arsyet kanë qenë të shumëllojshme. Pjesa më e madhe e armiqësive kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por edhe në...

Si ka qene kjo vere per Eni Kocin?! Spektakolare! Kengetarja e dashur, ka kaluar disa dite te bukura pushimi ne Jug te vendit, ku si gjithmone e kane shoqeruar aventurat. Eni, edhe pse ne nje moshe te re, ka marre vete drejtimin e nje motori uji dhe per me shume se nje ore ka bere spektakel ne det me te. Ky ka qene te pakten komenti qe kane bere te pranishmit. Kengetarja ka qene ne Jug, si pasoje e koncerteve qe ka pasur atje, por me ate rast ka shfrytezuar paraditet per te pushuar bashke me familjen e saj. Bluetooth ...

Motrat Koçi kanë vendosur të mos kenë më dallime të mëdha as në look-un e tyre. Së fundmi ato  kanë vendosur të bëjnë ndryshime në pamjen e tyre dhe këtë gjë e kanë bërë tamam si binjake. Modeli sesi i kanë prerë flokët është i njëjtë, ndryshon vetëm ngjyra. Dy vajzat simpatike duken të lumtura me këtë ndryshim dhe e kanë komentuar këtë gjë me entuziazëm, madje Eni në Facebook ka shkruar “Unë dhe motra ime e dashur. Dukemi si binjake”.  MAPO ...

Interneti më shumë sesa të mira dhe favore së fundi është kthyer në një makth për shumë këngëtarë shqiptarë dhe kjo për shkak të piraterisë, e cila po i dëmton këngëtarët në publikimet e videove të tyre në “Youtube”. Gjithçka bëhet me një qëllim. Përfitim të të ardhurave, që shkojnë nga kanalet e hapura në “Youtube” në xhepat e atyre që i posedojnë këto kanale pa pasur kontrata me këngëtarët dhe pa respektuar të drejtën e autorit. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Eni dhe Greta Koçin, të cilat...

Kryeministri Berisha zgjodhi që finalen e Kampionatit Evropian ta shihte midis të rinjve të Partisë Demokratike. Nga shumë të rinj që e rrethonin kryeministrin, në tavolinën e tij ishte ulur pikërisht Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, të cilën më parë e njihnim si një këngëtare të suksesshme. Dhe siç jemi mësuar tashmë, pranë Gretës ishte dhe e motra e saj Eni Koçi e cila po hedh me shpejtësi hapa të rëndësishëm në muzikë, por është njëkohësisht edhe ajo një demokrate...

Këngëtarja e re dhe shumë simpatike, Eni Koçi këto ditë të nxehta ka preferuar të shkojë në plazh si shumica e personazheve publike, por edhe njerëzve të thjeshtë. Megjithatë, edhe në plazh Enin nuk e lë telefoni të pushojë e qetë. Siç shihet edhe në këto foto, ajo është larguar nga njerëzit për të folur në telefon. Po veç kësaj, Eni duket se ka pasur edhe një problem të vogël, pasi dielli e ka kapur më shumë sesa duhej. Në një foto të postuar në Facebook ajo ka shkuar duke qeshur “Komplet e djegur...

Eni Koçi është jo vetëm një këngëtare e mirë, por mesa duket është edhe një shtëpiake shumë e mirë. Këngëtarja ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi duke bërë një kafe turke, traditë e vjetër kjo e shqiptarëve. Ndoshta adoleshentja ka dashur të bëj ndonjë thashethem me motrën dhe mikeshat e saj, të cilat shkojnë shumë mirë duke gjerbur nga një kafe turke. Eni me shaka ka shkruar në profilin e saj në FB: Kafen e qajj… Jam apo sjam goc për shtëpi?? Jemi kurioz të dimë a e ka...

Falë dy prindërve menaxherë, motrat Koçi, Greta dhe Eni, kanë gjetur mënyrat e duhura për pasur një karrierë muzikore dhe jo vetëm. Siç edhe dihet, Greta i është futur vrullshëm edhe politikës, pavarësisht zërave që qarkullojnë se ajo do të shkë- putet për shkak të stinës koncertore. Po vetë vajzat, përveç muzikës dhe konkurrencës që tashmë i bëjnë njëra-tjetrës, tentojnë të tërheqin dhe konkurrojnë edhe me imazhin e tyre. Madje, nëse kanë pasur deri më dje ndonjë pakënaqësi apo defekt të...

Sa janë të njëjta, janë edhe të ndryshme. Populli ynë ka një shprehje e cila thotë “motra jemi, shoqe s’jemi”, por ne do të sjellim rastet kur ato jo vetëm që janë shoqe të mira, por janë edhe në majat e famës. Diçka që nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur flasim për talente si në muzikë apo fusha të tjera të artit. Rrallë nga një familje, dy motra apo vëllezër mund të jenë të talentuar në të njëjtën fushë. Rivaliteti ekziston edhe në familje, jo vetëm jashtë saj. Ndaj ne do të sjellim rastet...

Dy  motrat e dashura të skenës shqiptare, Greta dhe Eni Koçi, kanë përjetuar së fundmi një humbje të madhe në jetën e tyre. Gjyshja nga ana e mamit, me të cilën vajzat ndanin prej vitesh të njëjtën shtëpi, është ndarë nga jeta duke i lënë pas një boshllëk të madh bukurosheve Koçi. Siç mësohet dy motrat e kanë vuajtur shumë këtë largim nga jeta të gjyshes së tyre të dashur dhe për ditë me rradhë nuk kanë dalë nga shtëpia.   ...

Megjithëse sapo ka lançuar klipin e saj më të ri, një bashkëpunim me Noizyn, Eni Koçi nuk ndalet. Së shpejti, në televizionet muzikore shqiptare, fansat e saj do të shohin edhe klipin më të ri i cili është ende në punë e sipër. Lajmin e bën të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj në ‘facebook’. “Ju bëj të ditur se së shpejti do të lançoj këngën time të re solo, “Ty të kam”- ka deklaruar Eni Koçi në faqen e saj zyrtare në ‘facebook’. ...

Ka qenë e ftuara e nderit në një emision muzikor në një televizion, por çfarë ndodhi në atë studio, e shndërroi këngëtaren Sabina Dana dhe emisionin muzikor në një prej me të ndjekurve nga publiku.   Sabina Dana, e ftuar në emisionin “100% Shqip”, krahas pyetjeve të moderatores së emisionit, iu desh t’i përgjigjej edhe telefonatave të publikut, një prej të cilave e shqetësoi pa masë. Në mes të emisionit, Sabina lëshoi një lumë kritikash ndaj koleges së saj Eni Koçi, e cila më parë sipas Danës e...

Sapo kanë publikuar klipin e tyre më të ri “Je gjithçka” dhe kanë pasur dhjetëra klikime në youtube. Eni Koçi tregon çelësin e suksesit të bashkëpunimeve me një rreper si Noizy por gjithaq tregon se do të heqë dorë nga muzika për tu marrë me politikë. Kur do të ndodhë kjo? Lexoni intervistën e saj. Eni sapo keni publikuar klipin tënd të ri, një bashkëpunim me Noizyn. Përse një bashkëpunim të dytë me këtë rrepër? Duke qenë se bashkëpunimi i parë rezultoi i suksesshëm, rastësisht u ndodhem në...

E dini se çfarë po mendoni…por nuk munda të mos e bëja këtë pyetje kur pashë që brenda një dite videoja e saj e re me Noizy – Je gjithçka ka arritur mbi 107.000 klikime brenda një DITE!!! Asnjë nga videot e reja këtë vit nuk e ka arritur këtë. (Në videon e mëposhtme tregohet 98.000+ , sepse YouTube rifreskon të dhënat sipas një intervali ditor, ndërsa nëse e kërkoni në “search” ju jep numrin e saktë). Sigurisht që prezenca e Noizy ka bërë të vetën, por psh Çiljeta dhe Ingridi me...

Ka ardhur më në fund dhe klipi më i ri në bashkëpunim mes Noizyt dhe Eni Kocit. Kënga mban titullin “Je gjithcka”, dhe si fillim ka marrë shumë komente pozitive. Por kënga në audio ka qenë mjaft e dëgjuar dhe po dëgjohet ende nëpër radiostacione shqiptare. Klipi ka një fabul dashurie që lihet në mes dhe në këtë rast është mashkulli ai që ikën. Ndërsa reperi Noyzi si duket i ka pëlqyer aq shumë shprehja ‘Plaku i Viti të Ri” , nga shija e videos me Tunës, saqë edhe këtu në tekst të këngës me...

Eni Koçi, këngëtarja e re dhe e suksesshme vjen në këtë rrëfim duke na treguar sekretet e klipit të saj më të ri, i cili që pa dalë ka shtuar shumë kuriozitetin e fansave të saj. Një këngë, e cila vetëm pas pak kohësh do të transmetohet me klip, është një duet mes Enit dhe reperit Noizy. Eni tregon se përse ka vendosur të ketë bashkëpunime me Noizy-n, dhe çfarë e bën kaq të veçantë bashkëpunimin e të dyve. Gjithashtu, vajza simpatike tregon edhe për jetën e saj të përditshme, ku dihet se të jesh...

Nuk ka kaluar ende një vit nga bashkëpunimi i tyre i parë, kur reperi shqiptar Noizy dhe këngëtarja Eni Koçi do të sjellin një tjetër këngë. “Je gjithcka” titullohet kënga më e re e Noizyt dhe Eni Koçit, e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip. Videoklipi do të prezantohet për herë të parë në 14 shkurt, pikërisht në Ditën e të dashuruarve. Dyshja Noizy dhe Eni Koçi kanë realizuar kohë më pare këngën “So hot”. Një videoklip që i ngjasonte një filmi, pa pasur ndonjë lidhshmëri të madhe...

Edhe pse është ende një adoleshente dhe mjaft e re në karrierën e saj si artiste, ajo është e zonja e vetes dhe këtë e ka treguar më së miri deri tani. Por, nuk e kishim imagjinuar kurrësesi që këngëtarja Eni Koçi të ishte kaq “aggressive”, madje të mos ngurronte që të kapte me grushta çunat që i vijnë nga pas dhe e besdisin orë e çast…? Mos u trembni? Në fakt kjo foto që po ju sjellim është një sekuencë nga videoklipi i fundit që ka xhiruar këngëtarja dhe për të ngritur paksa adrenalinën...

Është 15 vjeç, këtë vit ulet për herë të parë në bankat e gjimnazit, por ama prej vitesh është një emër i dëgjuar në median shqiptare, si një prej këngëtareve që premton më shumë për të ardhmen. Deri tani ka provuar jo pak suksese, ka një vokal të mrekullueshëm dhe për më tepër pamja e saj të bën ta duash pa u menduar 2 herë. Eni Koçi, bukuroshja e skenës shqiptare do të vijë sot në një intervistë të sinqertë, e pa doreza, ashtu siç vetëm ajo di të përgjigjet…Vera që shkoi, angazhimet,...

Pa një ‘reformë’ standarde është edhe këngëtarja bukuroshe Eni Koçi, e cila duket se nuk e kursen veten në të ngrënë. Megjithatë Eni ushqimin e tepruar ndonjëherë e kompenson me ushtrime fizike. “Nuk është se kam ndonjë “recetë” të veçantë, madje ka raste që shëndoshem edhe s’shihem me sy”, tregon ajo duke qeshur, ndërkohë që nuk harron të shtojë se “më pëlqen të jem në lëvizje. Kërcej shumë dhe brumërat mundohem t’i eliminoj”, – tregon...

Adelina Berisha, e cila ishte në qendër të vëmendjes në media për disa foto ku ajo dukej pa të brendshme, ka reaguar menjëherë për postimin e këtyre fotove duke thënë që ka pasur veshur të brendshme. Gjatë një prononcimi për Telegrafi Adelina ka thënë se pas gjithë këtyre fotove fshihen dy motrat nga Shqipëria, këngëtaret Greta dhe Eni Koçi. Sipas Adelinës motrat Koçi ushtrojnë një xhelozi ndaj këngëtares dhe këto shkrime dhe foto kanë dalë pikërisht nga duart e tyre. “Qe një kohë të gjatë motrat...

Janë të tria të njohura, vijnë të tria nga fusha e këngës dhe të tria kanë përmbyllur me sukses cikle të rëndësishme në jetët e tyre. Anxhelina Hadërgjonaj, vajza bukuroshe e Albëries dhe Xhensila Myrtezai, simpatikja e “Etheve të së premtes”, i kanë thënë ‘lamtumirë’ gjimnazit, për të mirëpritur një tjetër epokë në jetën e tyre, atë të studimeve universitare. Sakaq e treta, që është edhe më e vogla, këngëtarja e suksesshme Eni Koçi nuk është më një nxënëse e ciklit...