You Are Browsing ‘Emmy’ Category

Kthehet për gjykim nga e para dosja penale e “vrasjes nga pakujdesia” e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin “Emmy”. Pas Gjykatës së Apelit, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të biznesmenit A.Kelmendi me 2 vjet burg dhe ta kthejë çështjen për shqyrtim nga e para. Dosja e rikthyer nga Gjykata e Lartë mësohet se i është kthyer Prokurorisë së Tiranës, me kërkesën që fashikulli të paraqitet në Gjykatën e Faktit të Tiranës për rigjykim. I gjithë procesi që...

Një vit pa Emmy-n. 1 vit pa dritën e syve për prindërit. 1 vit pa motrën e dashur për vëllezërit dhe motrën. 1 vit pa shoqen dhe kolegen e çiltër, 1 vit pa vajzën që i qeshnin sytë. 1 vit pa këngëtaren e preferuar për fansat. 1 vit pa Emmy-n. Si sot një vit më parë, i dha lamtumirën kësaj jete e gjithçkaje ajo përmban, bukuroshja me zërin e ëmbël, e adhuruar nga shumë të rinj, Emmy. E ky vit i shkuar, na kthehu sërish në lagjen ku jetonte këngëtarja bukuroshe. Kemi ndaluar në lokalin e familjes së saj,...

Ajo humbi jetën pranë një lokali ndërsa tani, po një lokal mban emrin e saj. Në Tiranë këto ditë është hapur një bar-kafe me emrin; “Emmy caffe”. Familjarët e këngëtares e Elisna Hidersha (Emmy) pranë banesës së tyre në kodrat e liqenit artificial kanë vendosur  të hapin këtë biznes në ndër e kujtim të Emmyt. Muret e lokalit janë të mbushura me fotot e këngëtares dhe në hyrje ndodhet një tabelë me një pentagram muzikor mbi të cilat shënohet emri i  vajzës së tyre. Andon Hidersha, vëllai i 22...

Prokuroria e Tiranes kërkoi sot dënimin me 3 vjet burg të biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit “Emmy”. Në seancën e zhvilluar sot ne Gjykaten e Tiranës Prokurorët e cështjes bënë publike përfundimet e hetimit duke këkuar dënimin e biznesmenit kosovar me 3 vjet heqje lirie si fajtor për vrajsen e këngëtares. I pandehuri Kelmendi deklaroi se ngjarja ishte thjesht një aksident, ndërsa ka shprehur...

Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg biznemenin kosovar Aziz Kelmendi i akuzuar për vrasjen e këngëtares 22 vjecare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e artit Emmy. 44 vjecari, biznesmen i njohur në Kosovë apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një masë sigurie më të ulët, por kërkesa u rrëzua sot nga trupi gjykues duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës. Emmy humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit, në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. Që...

Iku Emmy! Nuk na përshëndeti. Familjarët, miqtë e saj më të ngushtë dhe kolegët i preu në besë. Nuk ua shtrëngoi dorën dhe as LAMTUMIRË nuk u tha. E veshën me fustanin e nusërisë, e përcollën për në banesën e fundit dhe fytyrën ia mbuluan me lot. Në mes kuku-ve rënqethëse nëna i kërkonte të thoshte diçka, qoftë edhe për të fundit herë, por… heshtjen e ftohtë mori si përgjigje. Babai… copë ajsbergu në mes të oqeanit. Motrat dhe vëllezërit…vetëm me trup gjendeshin aty. E...

Tiranë Hetimet për vrasjen e këngëtares 21- vjeçare Elsina Idërshai, e njohur me emrin e artit Emmy, tashmë i janë besuar një grupi hetimor me oficerë dhe agjentë policie të sektorit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit. Pas verifikimeve të para, prokurori i çështjes ka vendosur të delegojë në polici hetimet për vrasjen e Emmy-t, që deri tani ka si të dyshuar biznesmenin kosovar Aziz Kelemendi, i cili akuzohet për vrasje me dashje. Ky veprim, sipas Prokurorisë, synon mbledhjen e sa më shumë të dhënave,...

Emmy nuk është tërhequr zvarrë por është vrarë brenda në makinën e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi. Dëshmia vjen nga babai i këngëtares 22 vjecare e cila humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit, në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. Në emisionin me “Zemër të hapur” të transmetuar sot në mesditë në tv NEWS24 babai tashmë i tre fëmijëve, ( pas humbjes së vajzës së tij të vogël, Elsina), Ali Hidersha thotë se vrasja ka qenë me paramendim dhe kërkon nga...

Kjo javë ka nisur me një lajm të kobshëm. Zgjimin në mëngjesin e 1 marsit e përjetuam si një makth, teksa në celularët tanë erdhi lajmi i zi se Emmy nuk jeton më. Gjithë shpresat tona që mosha e re do ta ndihmonte të kapej fort mbas jetës, u shuan… Opinionin në përgjithësi, por botën e spektaklit e të televizionit në veçanti e mbërtheu atmosfera e vdekjes. Ishim mësuar që për këngëtarë të jepnin lajme të bukura, ishim mësuar të tregonim se Emmy po bën një këngë te re, që sapo ka realizuar...

Kerkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori znj. Liljana Gjomema. Kunder: Aziz Kelmendi, i biri i Sefedinit dhe i Metës, i dtl. 13.02.1964, lindur në Mitrovicë Kosovë dhe banues në Tiranë, me adresë tek “Profarma”, pallati nr.5, hyrja nr.4, me arsim të lartë, i pamartuar, me tri fëmijë, me shtetësi suedeze dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë, me profesion biznesmen, mbrojtur në gjykim nga av. Dritan Gripshi me nr. Lic. 4326 dhe Nipti K:81330081U i Dhomës...

Nëse do të mund ta kthenim kohën pas, asnjëri prej nesh nuk do të dëshironte që këngëtarja 21-vjeçare Elsina Idërshai të largohej nga kjo jetë. Por ja që gjërat ndonjëherë janë të shkruara, dhe fuqia njerëzore e ka të pamundur për t’i ndryshuar ato. Gjatë gjithë kësaj jave, largimi i këngëtares nga kjo jetë ka qenë në fokus të të gjitha mediave në Shqipëri. Ne sot në “Bluetooth” do të sjellim ëndrrat që ia paralajmëruan Emmy-t vdekjen. Sikundër na rrëfen edhe një prej mikeve të...

Policia dhe grupi i hetimit kanë sekuestruar  imazhet e marra nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet që janë regjistruar natën e së shtunës duke gdhirë dita e diel, konsiderohen si një provë e rëndësishme për ngjarjen. Imazhet përputhen edhe me deklarimet që ka dhënë në polici një prej rojeve të parkingut, i cili ka parë gjithçka që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 27 shkurt. Burime nga grupi hetimor thanë se ngjarja është e regjistruar, që nga momenti...

Rreth 5 ditë pas vdekjes së këngëtares, ka dhe nga ata që nuk e besojnë ende…E vërteta është që Emmy ka vdekur! Ngjarja e rëndë tronditi këdo, të njohur dhe të panjohur të këngëtares. Ne të SH2 e kemi pasur mike të faqeve të fundjavës. Intervistën e fundit që Emmy ka dhënë për ne po e botojmë përsëri. Po e botojmë për ta pasur dhe një herë Emmy-n të gjallë. Plot energji, pasion dhe dashuri për jetën. Një nga pyetjet e intervistës sonë standarde “Pyetësori i Prustit” që...

I është dhënë dje lam tumira e fundit këngëtares 21-vjeçare Elsina Idërshai, në një ceremoni madhështore ku ishin prezent mbi 200 vetë. Mes luleve të shumta, lotëve e varreve që na rrethonin, në ceremoninë mortore të së ëmblës Emmy, mbizotëronte heshtja. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ngashërimi i të afërmve, miqve, e më së shumti i së ëmës. Letrën e lamtumirës e lexoi njëri nga të afërmit e këngëtares. Mes rreshtave të shkruara plot dashuri e dhimbje të zinin veshët fjali të tilla:...

Gykata e Tiranes ka vendosur sot “burg pa afat” ndaj biznesmenit Aziz Kelmendi. Shtetasi 47-vjeçar nga Kosova, po mbahet në paraburgim në Tiranë, prej ditës së dielë, kur u arrestua pas mbërritjes së këngëtares Emmy në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, në kryeqytet. Policia e Tiranës deklaroi se arrestimi i biznesmenit është kryer në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, rreth orës 02.00, në rrugën “Sadik Petrela”, pranë lokal “Venue”. Në vendin e ngjarjes,...

Mikesha e Elsina Hidershës (Emmy-t), këngëtarja nga Kosova, me iniciale V.B., e cila ndodhej bashkë me 22-vjeçaren mbrëmjen kur ajo u plagos për vdekje, tregon se nuk e ka parë Aziz Kelmendin brenda në lokal. Biznesmeni kosovar, sipas dëshmitares, e ka telefonuar atë më vonë, duke i treguar për “aksidentin”. Dëshmitarja tregon se biznesmeni Kelmendi i ka telefonuar nga celulari i Emmy-t, që ende nuk është gjetur nga policia. Nga ana tjetër, këngëtarja kosovare tregon përballjen e saj me shoqen e Emmy-t,...

E ka parë gjithnjë në krah të saj në momente të vështira dhe të bukura ndaj nuk dëshiron që ta shohë të shtrirë në arkivol. Teksa fshin lotët e pafund Ronela Hajati rrëfen për gazeten “Telegraf” se: “Emmy ishte shoqja ime më e ngushtë, akoma unë nuk mundem dot që ta besoj, nuk mundem dot që ta besoj, ajo do jetë gjithnjë gjallë tek unë. Ka qenë mikesha ime më e mirë dhe kurrë s’do të kem një tjetër si ajo. Ka qenë njeriu më i mirë që unë kam njohur.  Unë me të kam ndarë të mirat...

Vaji i të ëmës: S’të pashë me të bardha për së gjalli Varrimi i këngëtares 22 vjeçare Emmy do të bëhet sot në orën 13.00, ndërsa prindërit do e veshin si nuse, ashtu sikurse nuk e panë kurrë të gjallë fëmijën e tyre. “I kemi blerë rrobat e nusërisë, gjithë gurë të çmuar, të shndritshme, nga këpucët te bizhuteritë, buqetën e luleve dhe kurorën e nuses që do ia vëmë te flokët. Ashtu siç donte i ati”. Ai do ta nxjerrë vajzën nuse nga shtëpia”, thotë kushërira e parë e Emmy-t. Ka...

Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur në art me emrin Emmy, pasi qëndroi disa orë në koma, ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Artistja, e cila u bë mjaft e njohur katër vitet e fundit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë që pësoi pas përplasjes me makinë nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, tashmë i arrestuar.  Për babanë e Emmy-t, Ali Hidershën, ajo që i ndodhi vajzës së tij është një vrasje e qëllimshme, e paramenduar madje edhe e paralajmëruar...

Këngëtarja Emmy që u aksidentuar dy ditë më parë nga një biznesmen ka gjetur vdekjen sot në Spitalin Ushtarak. Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e arti Emmy,  kish marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë që policia ka arrestoi dje biznesmenin që e goditi atë me makinë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje. Personi që e goditi atë më makinë është një biznesmen kosovar, i cili më parë ka qenë i dashuri i saj. Ngjarja...

Me tekstin dhe videoklipin e këngës më të fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund të kalonte pa u vënë re… Me një trup për t’u pasur zili, tipare të përsosura dhe krejtësisht e çliruar nga komplekset… Me tekstin dhe videoklipin e këngës më të fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund të kalonte pa u vënë re… Me një trup për t’u pasur zili, tipare të përsosura dhe krejtësisht e çliruar nga komplekset, Emmy herë pas here i surprizon fansat edhe me foto të...