You Are Browsing ‘Elsa Lila’ Category

Elsa Lila eshte ne bisedime e siper per te qene pjese e jurise kryesore ne sezonin e ri te X Factor. Kontrata ende nuk eshte finalizuar, por ne kemi mesuar se kengetarja ka qene ne Tirane ku ka biseduar me Vera Grabocken dhe …ka shume mundesi qe nese bien dakord ne kerkesat e paraqitura Elsa do te jete cdo te djele ne TV Klan duke gjykuar dhe keshilluar kengetaret...

Evita e vogël duket se po ecën që tani në hapat e nënës së saj. Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka postuar në faqen e saj në Facebook disa foto me të bijën, Evitën, ku kjo e fundit shfaqet e ulur mbi një piano, me partitura në duar. Fotot nënë e bijë, të realizuara nga fotografi Artan Korenica, janë mjaft tërheqëse, ndërsa Elsa duket se ka dashur t’ua bëjë dhuratë miqve dhe fansave të saj në Facebook. Këngëtarja e dashur për shumë shqiptarë për zërin e saj të ngrohtë jeton prej kohësh mes Italisë...

Elsa Lila, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka vendosur që pas më shumë se një viti ta prezantojë të voglën e saj Evitën, me publikun e gjerë, përmes një kopertine të veçantë në revistën “Shqip”. Disa muaj pas rrëfi mit që na besoi në “Bluetooth”, Elsa Lila vjen këtë herë në një intervistë të gjatë për Arjan Konomin, ku ndan detaje vërtet interesante nga jeta e saj gjatë këtij viti të parë me Evitën. … Një ndër to, që do ta lexoni më të zgjeruar në revistë, ka qenë momenti...

Elsa Lila, është një zë i dashur për publikun shqiptar. Ka qenë revista “Shqip” ajo që e ka risjell në vëmendje këngëtaren e mirënjohur, e cila prej një viti është bërë nënë. Evita erdhi në jetë në 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe emri i së cilës vjen si një homazh për nënën që aq shumë i ka munguar këngëtares. Në këtë rrëfim për “Shqip”, Lila flet për jetën e saj të lumtur me vogëlushen e bukur dhe qëndrimin mes Afrikës e Italisë. Veç mrekullisë me emrin Evita, këngëtarja...

Elsa Lila kishte ardhur nga ai vendi i ri, ku jeton se fundmi. Madagaskari! Atje ku gjeti te shoqin ne nje aventure perrallash nenujore, ngjizi ndoshta te bijen, e ku aktualisht po jeton. U mor vesh sakaq neper njerez revistash e gazetash e i hyne punes per te siguruar faqen e pare, kopertinen (ne fakt me shume revistat se aty fotografia te nderon, jo bardhe e zi kot me kot). Sic ndodh perhere! E ne fakt, meqe Elsen nuk e kemi pare e s’dime se c’behet me te pas lindjes se te bijes, Evites, domosdo qe do beheshim kureshtare....

Prej muajsh, madje prej një viti përpiqesha të ndërtoja një urë ko munikimi me të, por deri para një jave çdo përpjekje më kish rezultuar e dështuar. E si për çudinë time, atëherë kur s’ma priste mendja, telefoni ngrihet dhe Elsa Lila përgjigjet. Zëri i adhuruar nga shumëkush, natyrisht edhe prej meje, më ç’orientoi pak dhe sekondat e para e pata të vështirë të gjeja fjalët e duhura. Por gjithçka u ndreq më tej, komunikimi u bë më i afërt, gati gati miqësor dhe biseda në ato pak minuta shkoi për...

Të pagëzosh një fëmijë është një gjë po aq e bukur sa edhe e vështirë në të njëjtën kohë. Besoj, të gjithë kemi dëgjuar zërat e shqetësuar nga padurimi për një emër të  bukur te miqtë tanë që presin të bëhen prindër, sidomos nëse fëmija është i pari. Të gjithë, që disa muaj përpara momentit e ardhjes në jetë të bebes, fillojnë kërkimet për emrat më të veçantë, më të padëgjuar dhe fantazia në këto raste shkon me të vërtet në të gjitha hapësirat e në të gjitha kohërat. Shpesh...

Këngëtarja e njohur Elsa Lila në mbrëmjen e 9 Marsit është bërë nënë. Lajmi konfirmohet nga korrespodenti i “AMA News” në Itali, ku thuhet se lindja ka shkuar shumë mirë dhe vogëlushja Evita ka lindur 3.4 kilogram. Gjithashtu, Elsa është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është duke iu gëzuar sjelljes në jetë të vogëlushes Evita. Lila pak ditë më parë ishte shprehur për mediat se së shpejti bëhet nënë duke zbuluar dhe të atin e vajzës që është italiani Alesandro. ...

Të famshëm ende pa lindur. Edhe pse askush nuk ua di emrin, gjininë, pamjen, që në javët e para të ngjizjes ata janë të njohur. Që në bark prodhojnë lajm të bujshëm, po aq sa edhe mamatë që i bartin. Një famë e trashguar para dhe pas lindjes, por vijimi i saj do të varet nga aftësitë e tyre, nëse thjesht do të quhen fëmijë VIP-i apo VIP-i vetë. Dhe për këtë vit, duket se kemi me bollëk. Kemi numëruar disa mama në karrierë, të cilat sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe plot të tjera që...

Elsa Lila është nga ato këngëtare për të cilat shqiptarët kanë një dashuri të veçantë. Sepse e kanë parë që të vogël të ngjitet në skenën e festivalit të këngës së lehtë në RTSh, dhe me zërin e saj të prekë zemrat e të gjithëve. Kush erdhi në Itali, vazhdoi të shihte Elsën të ngjiste edhe skenën e Sanremos dhe të bënte për vete edhe publikun italian. Dashuria për të, shkon përtej asaj që një artdashës ka për të preferuarin e tij, ka diçka prindërore brenda. Dëgjon shpesh të thonë...