Dikur këngëtari Blero u ishte kundërvënë vajzave të programit “Thumb”, me fjalët se: “Nëse më gjeni ndonjë këngë të vjedhur, unë atëherë jap dorëheqjen nga muzika’. Ka qenë ky reagimi kur dëgjoi për vajzat të cilat, duke ia numëruar disa këngë, dilnin se Blero kishte huazuar shumë prej muzikës së huaj. Por, vetëm 10 ditë më parë,...
You Are Browsing ‘Blero’ Category
E njëjta gjë mësohet dhe për Afërditën dhe Bleron. Ish e dashura e këngëtarit, Shpat kasapi, Afërdita është në Prishtinë për të realizuar këngën e re dhe ka postuar një foto në studion e këngëtarit, çka po na bën të mendojmë se kënga e rradhes do të jetë dance, e duke qenë se Blero gjatë vërës vazhdimisht ka publikuar duete…ndoshta...
U desh një “thumbim” pa dashakeqësi në adresë të Bleros, që ai të kundërvihej menjëherë, duke dhënë përgjigje tepër ofenduese gjatë një emisioni në Kosovë. Këngëtari ka ofenduar ashpër dy gazetaret e “show”-t Thumb, Fatmën dhe Aulonën, duke kaluar në shprehje banale dhe sulme personale e duke mos folur në asnjë moment për akuzat që vajzat i kanë bërë për vjedhje. E si përfundim, Blero ndoshta ka menduar se gjithcka është mbyllur me aq. Mirëpo, “Thumb”-i s’kishte si ta linte me aq dhe ka...
S’kisha ndermend me u marr me kete lajm, por me dogji mua aty ne fillim kur foli per gazetaret ne thonjza te mediave elektronike, duke qene se ky lajm u percoll se pari ne Albaniac. Sa per dijeni te tijen apo kujtdo qe na lexon. Une kam filluar te punoj ne media qe ne gjimnaz e kam 17 vjet qe shkruaj e publikohem ne gazetat e revistat me te njohura ne Shqiperi, nderkohe qe ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te zi i kane pas marre dhe i marrin rregullisht pa leje cdo lajm e interviste qe eshte publikuar ne Albaniac. Blero ka dale ne skene...
Para disa ditësh këngëtari Blero ka deklaruar i nervozuar në profilet e tij në Twitter dhe Facebook se klipi i Elvana Gjatës “Gjaku im” është i kopjuar nga Him ” Wicked game”. Në fakt asnjë prononcim zyrtar nuk ka pasur nga kompania Three Dots apo vet këngëtarja, por nuk i ka kaluar kjo gjë vajzave të Thumb. Në postimin e videos së tyre të fundit ato i kujtojnë Bleros se është ai i pari që ka vjedhur një klip të P.Diddyt me Christina Aguilerën në bashkëpunimin e tij me Leonora Poloskën...
Blerim Muharremi, i njohur si Blero, përveç realizimit të projekteve muzikore personale, ka kohë që është përkushtuar edhe si producent i këngëtarëve të rinjë. Ndërkohë, është aktiv edhe me komentet e tij ndaj zhvillimeve në skenën muzikore shqiptare. Këtë herë, Blero ka vënë në shënjestër të kritikave këngëtaren Elvana Gjata dhe produksionin “Three Dots”. Sipas tij, video e këngës “Gjaku im”, ka ngjashmëri me videon e “Wicked game” nga HIM. Elvana Gjata publikoi videoklipin...
Eshte lancuar videoklipi i Dhurata Ahmetajt me Bleron me titull “Me Genje”. Nje klip i bukur ku punen e regjisorit e beri vet Blero. Por, sic shihet edhe ne kete foto-mix, disa nga sekuencat e videos nuk jane edhe aq origjinale, pasi jane pare me heret tek videoja e kengetares Beatrix Ramosaj. /Albasnapz/ ...
Une nuk e kuptoj pse kengetari Blero fillon kot ma si koti zenka me te tjere, sepse jo vetem qe ngeli duke i humbur, por shkon dhe kerkon falje nje jave me vone.Ne te njejten kohe nuk arrij te kuptoj sesi mund te bjeri kaq poshte niveli i artisteve te estrades sone, qe biseda te prapaskenave i shfaqin ne publik me keq se plakat e lagjes. Mesaduket Blerim Destani ka vendosur te sponsorizoje videoklipin e fundit te MC Kreshes ose te dikujt te afert me te (askush nuk e sqaron se per videon e kujt behet fjale) dhe Blero i eshte drejtuar...
Pop ylli shqiptar, Blero, ka vendosur të bëjë një hap gjigant në karrierën e tij. Ai do të bëhet artisti i parë shqiptar që lanson linjë të modës, duke ndjekur kështu hapat e superyjeve botërore. E dimë se emra të njohur të show-bizit në botë kanë linjat e tyre të modës, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Kosovë, për shkak të impenjimit moral dhe material që kërkon një gjë e tillë. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë problem për një prej yjeve të muzikës shqiptare, Blero, i cili ka zbuluar...
Ditë më parë aktorja e njohur Teuta Krasniqi, festoi ditëlindjen e saj në një nga lokalet e Prishtinës, e rrethuar me miq e dashamirë të saj. Siç duket ajo dhuratën më të mirë e mori nga këngëtari Blero, apo bashkëshorti i saj, i cili i dhuroi një të puthur të ngrohtë duke lënë me gojë hapur të gjithë mysafirët prezent. ...
Javen qe shkoi Gjira tregoi se nuk mban pergjegjsi per ato qe shkruan shtypi….hmmm, ok atehere do behemi dhe ne me keq se policet e do i sjellim shkrimet me foto e me audio, se tash keq kjo puna e internetit i hedh tani i fshin me vone. Kengetarja duket se ka ngelur e pakenaqur nga nje interviste e Bleros ne nje kanal televiziv dhe kete ja ka bere te ditur te gjithe fansave te saj ne FB duke postuar: ”Blero shum kisha pas qef edhe pak n’TV me t’ ndegju tu hanger mut por kam me shku mi taku do shqipe te verteta...
Është përfolur gjithmonë lidhja e fortë e Bleros me gruan. Kaq i lidhur është ai pas saj, saqë thuhet se i trembet dhe hijes së saj. Blero që nga koha që është martuar ka shmangur në maksimum shoqërinë me femra edhe kur bëhet fjalë për kolege këngëtare. Kohët e fundit ai shihet gjithnjë e më shumë në klube i shoqëruar me grupe burrash. Nëse e bën këtë nga frika e gruas apo nëse kjo gjë i është kthyer në zakon që pas martese, këtë gjë e di vetëm Blero. Bluetooth ...
“Tung Amerikë” edhe këtë vit erdhi në sheshin “Nënë Tereza” nën një organizim ku kishte më shumë këngëtarë të rinj, se sa ata me emër. Megjithatë, nuk munguan edhe disa emra të muzikës shqiptare, që sollën hitet e tyre më të reja, si: Rovena Stefa, Mihrije Braha, grupi “Ilirët”, Blero, Korab Shaqiri, Adelina Emini, Besart Halimi etj. I pranishëm, ku debutoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me vajzën me emrin Lea dhe një reper ishte edhe këngëtari Blero. Megjithëse për imazh, në modë,...
Ndoshta fotot do t’ju flasin këtë herë më shumë se fjalët tona. Ata kanë qenë çiftet më simpatikë që u dukën shumë bukur në tepihun e kuq të “Video Festit Muzikor 2012”. Duhet ta nisim me çiftin që shkëlqeu këtë herë më shumë se askush tjetër, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana. Apo edhe çifti që ka kohë që duken mirë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Ndërsa, nëse do të bënim një listë pas çifteve të para vinin edhe Ermal dhe Ami i “Dancing with the Stars” Apo...
Këngëtarja e suksesshme Genta Ismajli që këtë herë në ndarjet e çmimeve në Video Festin Muzikor 2012 është dukur si Sofia Loren, ka qenë e shoqëruar nga DJ Dalool. Genta priste me emocione kur në skenë jepej çmimi “Best Dance”, ndërsa edhe publiku apo të ftuarit specialë thërrisnin Genta, kur çmimi ka shkuar në duart e këngëtarëve Blero ft. Astrit Stafa, me këngën e tyre “Summer Love”. Por, këngëtarja nuk është mërzitur, pasi më pas një çmim special nga kanali muzikor “21 Plus” ka shkuar...
Kengetari Blero pritet qe se shpejti te hedhe ne treg bashkepunimin e tij me te ri me kengetaren Lea, si dhe me anetarin e grupit Kaos, Lumi B. Kenga titullohet “Nr 1″ dhe pritet te kete sukses. Gjithashtu, Blero do te lancoje te shoqeruar me videoklip edhe kengen e tij me te re “Ajo apo ti”. Kengetari eshte shprehur se ky klip do te jete ndryshe nga te tjeret. Gjithashtu, Blero ka premtuar se keto do te jene vetem fillimi i projekteve te shumta muzikore qe ia ka rezervuar per kete vere. ...
Blero se shpejti pritet te vije me nje projekt te ri muzikor – nje kenge te titulluar “Ajo apo ti”. Kenga eshte realizuar nga Zap dhe Chirs, ndersa per tekst eshte perkujdesur Bubulina Krasniqi. Kjo kenge pritet te jete nje nder hitet e radhes se kengetarit Blero. “Ajo apo ti” do te shoqerohet edhe me videoklip, i cili eshte punuar nga produksioni “Asha”. ...
Blero është përfolur së fundi për faktin se në klipin e fundit janë përdorur disa miliona para false dhe të njëjtat janë konfiskuar nga ana e policisë, madje dhe klipi i është censuruar për arsye se mund të joshë publikun me këto imazhe! Këto fjalë ai i hedh poshtë në këtë intervistë, duke treguar se televizionet duhet të censurojnë disa gjëra të tjera e jo muzikën. Njëkohësisht, ai rrëfen se nuk do të ketë duet me Dafinën dhe se kur “ta ketë shkruar” Zoti, do të bëhet baba për herë të dytë! Flitet...
Ky është informacioni i përgjithshëm që i atashohet këngëtarit, Blero këto kohët e fundit. Përveç informacioneve të përgjithshme rreth emrit, vendlindjes dhe punës që bën, sa herë përmendet emri i Bleros, miqtë e tij nuk harrojnë të shtojnë edhe këtë informacion rreth raportit që këngëtari ka me bashkëshorten e tij. Blero, ka aq frikë nga gruaja sa të afërmit tregojnë se edhe kur nuk është pranë saj ai i jep llogari nëpërmjet sms- ve dhe telefonatave. Në fakt, Blero e ka treguar gjithmonë dashurinë...
Nëse e keni parë videon e fundit të Bleros, “Dance” aty mund të shihni 17 milionë euro, të cilat janë jo të vërteta. Si duket, sipas Bleros, dikush ka dashur ti bëje keq, pasi ato para janë marrë dhe i janë dorëzuar policisë për t’i verifikuar se cili ishte burimi që i kishte prodhuar. Pas verifikimeve policia ka censuruar klipin, pasi është pareë në imazhet se aty janë përdorur sasi të konsiderueshme kartmonedhash të fansifikuara, çka mund të nxisë publikun të joshet nga imazhet. Edhe pse Blero është...
Pas ndarjes nga pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët e saj, madje edhe nga i dashuri i saj, Dafina Zeqiri ka vendosur të bashkëpunojë përsëri me këngëtarin Blero. Sipas portalit telegrafi, këngëtarja do të bëjë një bashkëpunim me Bleron, saktësisht me kompaninë që drejtohet nga Blero dhe Çekiç “Str8Dope”. Ndryshe, Dafina kishte pasur një sukses të konsiderueshëm me Bleron, kur kishte realizuar këngën “La Vida Loca” në vitin 2009. ...
Të gjithë e dinë se pas pjesëmarrjeve (dy herë radhazi, 2007 dhe 2008) në festivalin Polifest që zhvillohet në Kosovë, Dafina Zeqiri fitoi më së shumti famë falë bashkëpunimit me Bleron, “La vida loca”. Shumë persona janë të bindur se vajza që shfaqet thuajse gjysmë nudo në klip, duke bërë lëvizje mjaft provokuese, është pikërisht Dafina, edhe pse vetë Bleroja e ka mohuar më parë këtë gjë. E vërteta është se tanimë super e njohur, Dafina e hitit “Dangerously in love”, e cila për kopertina gazetash...
Blero dhe Duffy miq? Kjo mund të ketë ndodhur kohë e kohë më parë. Mësohet se Blero dhe Duffy nuk flasin më prej kohësh, madje i shmangen njëri-tjetrit sikur të kishin ndonjë sëmundje ngjitëse. Veçse është për t’u admiruar heshtja e tyre mediatike. Asnjëri prej të dyve nuk flasin keq për njëri-tjetrin në media, por e bëjnë këtë gjë mes miqve të ngushtë. Kjo ftohje mes dy artistëve erdhi në një kohë kur fama e Duffyt po rritej. Por ashtu siç dihet nga të gjithë Blero, ka qenë artisti i parë i cili...
Harroj çdo lodhje pranë buzëqeshjes së Tarës Meqenëse në vitin e tij kalendarik muaji janar është muaji në të cilin prezantimet ‘live’ janë thuajse pasive, këngëtari Blerim Muharremi – Blero pikërisht këtë muaj ua dedikon krijimeve të reja e klipeve, që për të gjithnjë paralajmërojnë një vit të ri. Këtë fakt e bëri të ditur edhe tani, kur qysh në fillim të muajit shkurt Blero e pa të udhës të dalë me diçka të re. Është një klip që ka plotësuar krijimtarinë e tij muzikore, ndërsa...