You Are Browsing ‘Aurela Gace’ Category

Ata janë një çift tashmë i njohur për faktin se pas imazhit të saj, menaxher është Skerdi, dhe ndaj janë të suksesshëm në fundjavat e zhurmshme në “Crazy Calvin” në Tiranë, ku Aurela Gaçe këndon. Pas zbulimit të sekretit të saj personal, se me Skerdin kishte një lidhje të fortë edhe për faktin se ajo nuk i kërkon të martohet paçka se kanë një vajzë bashkë, Aurela shfaqet me një mendim të ri. Pasi ka bërë një qethje zero të flokut, asaj i ka lindur një dëshirë ekstravagante, duke e ndarë me fansat...

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, sapo ka lansuar në treg një baladë mjaft të bukur me titull “Shpirt i shpirtit tim”, ku edhe ka realizuar një video vërtet të nxehtë. Djaloshi në video thuhet se është modeli, apo misteri i përzgjedhur nga Joni Peci gjatë sfilatës së bukurisë në Gjermani në “Miss dhe Mister Diaspora 2012”. Sabri Nebiju quhet djaloshi sharmant në videoklip, ndërsa ai jeton në Gjermani, por është me origjinë nga Shkupi. Kënga e Aurelës është pritur shumë mirë, pavarësisht...

Ylli i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe pritet të prezantojë shumë shpejt, klipin e saj më të ri – “Shpirti i shpirtit tim”… I konceptuar si një film me metrazh të shkurtër që për muzikë ka një baladë të mrekullueshme të shkruar mjeshtërisht nga Adrian Hila, me vargje të Rozana Radit, ky klip sjell një Aurelë tjetër. Diva e skenës sonë vjen në këtë klip më lozonjare, në skena sensuale shumë të ndjera, për realizimin e të cilave Aurelën e ka ndihmuar shumë shkolla për aktrim. Kënga është...

Të gjithë kemi qenë të prekur nga ngjarja më e tmerrshme e kësaj jave, siç ishte vrasja dhe përdhunimi i fëmijëve nga “monstra” pedofil. Shumë personalitet kanë reaguar nëpërmjet “Facebook”-ut dhe një ndër to, është edhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gace, nisur edhe nga fakti që ajo është prind vetë. Ja çfarë ka shkruar Aurela, “Ngjarja e rrëmbimit të djalit 10 vjeçar, ishte shokuese. E po aq tronditëse e rrëqethëse ishte të merrje vesh, se i njëjti person kishte pranuar...

Duket se gjërat që ndodhin çdo dite në Shqipëri, dhe pakënaqësitë që ajo ka, janë njësoj sikur edhe para dhjetë vjetësh për këngëtaren Aurela Gaçe. Ajo, pasditen e së martës ka postuar në rrjetin social facebook një këngë të sajën të kënduar në vitin 2000, ndërsa e ka vlerësuar të duhur edhe për ditët aktuale. “Ku po shkon kjo botë? Rebelizmi i Aurelës për çfarë ndodhë në këtë botë, e rreth nesh. Kjo këngë është kënduar për herë të parë në vitin 2000. E ka shprehur atë që ndjen,...

Flitet se ajo po e menaxhon shumë mirë situatën në një nga diskot më të mëdha dhe më të vjetra në Tiranë, madje e quan tashmë “Crazy Calvin”. E kjo është këngëtarja Aurela Gaçe, e cila jo vetëm që këndon aty, por edhe bisedon dhe jep këshilla për fansat e saj, sidomos me gjininë femërore. Aurela nuk është se e ka shumë qejf martesën, e për këtë ajo u ka thënë para disa ditëve vajzave që ishin në këtë ambient se për ta pasur një mashkull pas vetes, nuk duhet që ato t’i kërkojnë martesë,...

Ajo ka qenë një nga artistet, që megjithëse u bë mama para një viti, shumë shpejt iu rikthye skenave muzikore dhe shumë më energjike se më parë. Aurela këtë vit solli tre këngë shumë të suksesshme “Tranzit”, “Boom, Boom,Boom” dhe “Ja ke nge”. Pikërisht për klipin e këngës së fundit, ajo ishte e ftuar edhe në emisionin “Zonë e Lirë”. Me këtë rast ne i morëm edhe një urim për të gjithë lexuesit e gazetës “Koha Jonë”. Do t’ju uroj të gjithë...

Në fakt, e vërteta është që Aurela deri tani nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për lidhjen e saj me Skerdin, duke e cilësuar gjithmonë si një çështje shumë private, që i takon vetëm asaj. Por ndërkohë që Skerdi, tashmë dhe menaxheri i saj është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të këngëtares, ajo tregoi për herë të parë për njohjen e tyre në këtë koncert. “Të them të drejtën, shumë herë gazetarët më kanë pyetur për njohjen tonë, por kam refuzuar ta zbuloj, ndaj po ju them për herë...

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i është bashkuar artistëve të tjerë të cilët kanë hapur bizneset e tyre private. Këtë të mërkurë këngëtarja ka ftuar mjaft miq, njerëz të njohur të ekranit e këngëtarë pikërisht tek ish-Calvin, ku së bashku me vëllezërit korçarë do të ofrojë muzikë live çdo fundjavë. Një organizim dhe arredim i ri i këtij lokali që do të mbledhë gjithë adhuruesit e këngëtares dhe të muzikës live në mbrëmje të ngrohta e të këndshme. Madje edhe natën e promovimit Aurela e...

Vendosja e emrit të fëmijës është padyshim një ndër kënaqësitë më të mëdha kur bëhesh prind. Të gjithë kërkojnë një emër të veçantë që në një farë mënyre plotëson një dëshirë të tyren. Zgjedhja bëhet në mënyra të ndryshme. Dikush plotëson dëshirën e të afërmve, dikush zgjedh një emër shqiptar, një tjetër do një emër modern, universal. Në gjendjet civile thonë se tendencë këtë vit janë emrat e shkurtër. Por cilët janë emrat më në modë të vitit 2012? Në gjendjen civile nr. 5,...

Këngëtarja Aurela Gaçe është fotografuar pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa shëtiste me karrocë vajzën e saj Grace, e cila për një muaj mbush një vjeç. Paparaci ynë e ka fotografuar këngëtaren e veshur sportive, dhe kjo është hera e parë që këngëtarja fotografohet së bashku me vajzën e saj. Siç shihet dhe nga kjo foto, ajo duket në formë shumë të mirë, edhe pse daljen e saj të parë në publik pas lindjes e bëri në verë, me promovimin e albumit të saj të ri “Paraprakisht”. Ndërkohë që jeta...

Këngëtarja e ‘Origjinal’, Aurela Gaçe pranon se klikimet në internet mund të blihen, por jo duartrokitjet e publikut. Në rrjetin social ‘Facebook’, Gaçe tha se blerja e klikimeve në internet, ekziston. “Klikimet e blera në Youtube ekzistojnë. Unë vetë e provova që të vërtetoja atë qe kisha dëgjuar, atë që flitej. I dhashe 40 dollare dhe u bënë 40 mijë klikime”, shkruan Aurela në rrjetin social, ‘Facebook’. “E pashë se loja e pisët që po bëjnë këngëtaret ,ishte mëse e vertetë. Falenderoj...

Do të sjellin së shpejti një këngë në duet, dy këngëtaret e njohura Aurela Gaçe dhe Poni (Shqiponja Karafilaj), të cilat këtë bashkëpunim e kanë aranzhuar gjatë takimit të cilin e kanë pasur gjatë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuara të këndojnë. Aurela dhe Poni kanë disa gjëra të përbashkëta, janë bërë nëna dhe kanë sjellë në jetë Aurela një vajzë kurse Poni një djalë. Që të dyja e mbajnë fshehur jetën e tyre private dhe nuk i ekspozojnë aspak bashkëshortët...

Këngëtrja e ‘Origjinale’, Aurela Gace shprehet se të bërit nënë nuk do të thotë që ajo të ndryshojë stilin e saj në art. Gace thekson se nuk e kupton dot pse disa presin që ajo me ndërrimin e statusit të ndryshojë. “Mos prisni të ndryshoj. Jam bërë nënë, dhe ështe gjëja më e bukur që mund të më ndodhte, mua, e cdo femre. Të jesh nënë është MREKULLIA vetë. Por, nuk e kuptoj, pse presin nga unë të ndryshoj e të bëhem dicka që nuk jam?”, shkruan Aurela në rrjetin social, Facebook. Këngëtarja...

Të gjithë e kanë ëndërruar një karrierë të suksesshme në vende të huaja. Shumë emra të talentuar të skenës sonë  pas viteve ‘90 zgjodhën të emigronin me shpresën për të qenë dikushi edhe në tokë të huaj. Shumë prej tyre ia dolën e disa të tjerë jo. Pati nga ata që ndryshuan profesione apo nga ata si Parashqevi Simaku që “humbën” në një botë ku konkurrenca është e egër. Artistët që ne kemi përzgjedhur sot i provuan të dyja dhe vendosën të riktheheshin te publiku shqiptar. Suksesi në tokën...

“Ja ke nge” kështu titullohet kënga më e re e ardhur pak ditë më parë me një video fantastike nga këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe. Na bëri përshtypje të dinim bashkëpunëtorët e këngës dhe menjëherë  mësuam për styling si gjithmonë me Joni Pecin dhe teksti ishte shkruar nga Rozana Radi, ku të dy personazhet këngëtarja i kishte marrë në video. Kënga po komentohet dhe po dëgjohet shumë gjatë këtyre ditëve të verës, ndërsa është kompozuar nga Adrian Hila dhe klipi është punuar nga produksioni...

Dy këngëtaret e shquara për vokalin e fuqishëm dhe përfaqësuese të Shqipërisë në edicionet e kaluara të ”Eurosong”, Aurela Gaçe dhe Juliana Pasha, janë angazhuar në një projekt muzikor për të rinj. Teksa për Aurelën kjo është eksperienca e parë, për Juljanën duket se puna me të rinjtë i pëlqen, pasi ajo ka punuar për një periudhë kohe si mentore në talent-shoun “X-Factor”. Bëhet fjalë për “Hit Fest” që është festivali më i ri në tregun muzikor shqiptar, që u jep...

Kjo foto që shihni do të jetë kopertina e albumit më të ri të këngëtares së njohur shqiptare, Aurela Gaçe, fotoja e së cilës është realizuar nga fotografi dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Avni Selmani. Albumi do të mbajë titullin “Paraprakisht”, ku do të përfshihen këngët më të reja të artistes shqiptare dhe do të promovohet më 20 korrik në Tiranë, mes shumë miqve dhe artistëve të ftuar. Dhe këtë herë për realizimin e këtyre fotove Aurela është munduar që në krah të ketë miqtë e saj...

K ëngëtarja energjike Aure la Gace ka lançur këngën e saj më të re, “Boom, boom, boom”, një këngë me shumë ritëm, siç e kishte paralajmëruar edhe këngëtarja vetë në faqen e saj në “Facebook”, e cila duhet të dëgjohet me zërin në maksimum. “Boom” është vërtet nga titulli që ka pikërisht edhe përmbajtjen e këngës, teksti e sidomos refreni i këngës është “Boom, jepi volum edhe më shumë”, te ngrenë adrenalinën edhe e bëjnë një këngë shumë verore, pasi...

Është paksa hermetike në dhënien e ndonjë informacioni konkret edhe kur vjen puna për këngë që kanë përfunduar. Fjalët e saj janë këto: ‘ Kënga më e re, shumë shpejt në ekran, youtube, facebook dhe sigurisht në makinat tuaja. Një zjarr i ri në këto ditë vere’. Bëhet fjalë për këngëtaren e madhe Aurela Gaçe e cila sugjeron fansat ta shijojnë këngën me volumin në maksimum. E sakaq, të gjithë bëhen kuriozë dhe duan të dinë krahasimin me këngën e fundit të laçuar prej saj ‘ Tranzit’.  Bluetooth ...

Mbremja e se enjtes (7 qershor 2012) rezervoi emocione te vecanta per konkurrentet e festivalit “Netet e Klipit Shqiptar”, qe kete vit shenoi edicionin e 11-te te tij. Nen nje skenografi madheshtore, realizuar ne ambientet e kompleksit “Delta Park”, stafi organizativ ia doli te sillte nje spektakel gjigand, ku nuk munguan surprizat. Nata finale ishte konceptuar nga “Deliart Association” si nje show ku nuk kane munguar te ftuarit e shumte, kengetare qe kane interpretuar ne skene, por edhe vajza nga ‘Miss Shqiperia’, te cilat...

Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit… Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz… I rikujtojmë bashkë. GENTA ISMAJLI “Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë...

Asnjë risi muzikore nuk vjen pa një plan nga këngëtarja Aurela Gaçe. Duket se për çdo stinë ajo ka këngën e duhur. Pas suksesit të “Tranzit”, ajo ka promovuar këngën e re “Boom, Boom, Boom”, në skenën e “X Factor Albania”. Një këngë ritmike, plot energji, që të vë në lëvizje dhe që mbështetet në motivet shqiptare gërshetuar në ato R&B, ka marrë miratimin e parë nga publiku që e ka ndjekur live, ndërsa këto ditë kënga do të vijë edhe me një klip. Në këtë intervistë...

Këngëtaret e mirënjohura do të interpretojnë duete me konkurrentët gjysmëfinalistë. Gjysmefinalja e “X Factor Albania” do te jete nje nate vertet unike. Kater konkurrentet, Kristo, Classic Boys, Xhesika dhe Sheila do te “luftojne” mes tyre per te zene nje vend ne naten finale te edicionit te pare te “X Factor Albania”, e pastaj secili prej tyre te aspiroje, enderroje dhe pretendoje fitoren. Pervec gares, “X Factor” eshte nje spektakel qe ka mirepritur artiste te njohur te muzikes,...

Kam qenë një adoleshente e pabindur”…Kjo është fjalia që dallon qysh në përgjigjen e parë të Aurela Gaçes. Ylli i skenës shqiptare, që sot është idhull i shumë të rinjve, vjen sot në faqet e “Gjimnazistëve” për të sjellë një shembull shumë të mirë. “Mos u dorëzoni për asnjë moment, por me guxim shkojuni deri në fund ëndrrave tuaja!”. Ky është mesazhi që Aurela përcjell. Të kuptohemi, shembulli i Gaçes mund të ndiqet vetëm nga ata të rinj, që ashtu si ajo dikur, i kanë këmbët në...