You Are Browsing ‘Arta Bajrami’ Category

Posted on Apr 26 2013 - 7:39am by Berni
#0

Arta Bajrami është zotuar se do të kthehet kah zhanri i saj “debutues”, ai r’n’b, pasi ka shëtitur nëpër zhanre të ndryshme, përfshirë edhe atë “folk”. “Po i rikthehem zhanrit të vjetër R&B me të cilin edhe jam identifikuar si këngëtarja e këtij zhanri. Dhe duhet cekur që karrierën time e kam nisur po me këtë lloj të këngës”. “Pas...

Pas suksesit të këngës “Femër tipike” këngëtarja Arta Bajrami ka vendosur që gjatë muajve të ardhshëm të sjellë në treg disa këngë të reja. Fillimisht do të jetë një këngë ritmike të cilën këngëtarja thotë se do ta sjellë bashkë me videoklip. Punën e projekteve të reja është duka e bërë vëllai i saj, Artani, apo siç e njohin të gjithë Don Arbas, pa të cilin Arta thotë se nuk do të kishte mundur të arrijë tërë këtë sukses. Krahas këngës Arta është e përkushtuar mjaftë shumë ndaj...

I është përkushtuar me pasion të madh vajzës së saj, Viktorias. Këngëtarja Arta Bajrami kaq shumë është e dashuruar pas së bijës, saqë edhe në bluzën e saj, siç po e shihni, është shkruar emri i vajzës, madje me citatin “I love Victoria”. Kjo është mami Arta, e cila kohëve të fundit është rikthyer në tregun muzikor me këngën e saj, “Femër tipike”, por nga përkushtimi dhe veshja, ne shohim edhe një ‘mama tipike’. M.GJ. ...

Ka më shumë se tre vjet që ka krijuar familjen e saj, dhe përkundër angazhimeve të shumta që e presin, fillimisht si një nënë e më pas edhe si bashkëshorte, këngëtarja Arta Bajrami çdoherë gjen kohë edhe për pasionin e saj, këngën. Ajo edhe në ditët e para të këtij fillimviti është duke punuar rreth muzikës, ndërsa planet e saj dhe krijimet pasuese beson se do të jenë dhurata më e mirë për fansat e saj. Këtë gjë e pohon Arta në këtë intervistë dhënë të përditshmes “Tribuna Shqiptare”, ndërsa...

Kengetarja Arta Bajrami ka bere te ditur se ka filluar xhirimet e klipit te saj te radhes me titull “Femer Tipike”, kompozuar nga Don Arbas, ndersa klipi do te realizohet nga produksioni ASHA. ...

Po bëhen disa vjet që këngëtarja Arta Bajrami po jeton jetën mes Kosovës dhe Gjermanisë, kjo mbase bashkëshorti i saj Gjimi jeton atje. Mirëpo udhëtimet e shpeshta Artën nuk e pengojnë, ngase siç thotë edhe vet ajo, në shumicën e rasteve ajo mbanë koncerte nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë. Artdashësit e saj që jetojnë atje janë të dhënë pas këngës shqipe, ndonëse nostalgjia bënë që edhe Arta si shumë këngëtarë të tjerë nga Kosova të jetë e ftuar për të mbajtur koncerte kudo në diasporë....

Përherë aktive dhe e gatshme në çdo kohë për të sjellë këngë dhe videoklipe të reja, Arta Bajrami na bënë të ditur se së shpejti do të sjellë një hit për adhuruesit e saj. Ndonëse me këtë këngë do të lansohet edhe videoklipi i ri për të cilin ajo nuk preferon të zbuloj më shumë. Ajo edhe pse ka disa muaj që lansoi albumin “Exotic” thotë se ende është duke i shijuar këngët e tij bashkë me adhuruesit e saj. Një pjesë e madhe e këngëve të albumit kanë të realizuara edhe videoklipet të cilat...

Këngëtarja Arta Bajrami ka lancuar  video-kl ipin e këngës “Pa Fat”, që është një prej këngëve hit të albumit të saj të ri që sapo ka dal në treg. Balada e cila në ditët e para të publikimit pa klip arriti qindra mijëra klikime në YouTube tani është vizualizuar dhe në çdo detajë është e kuruar me kujdes. Videoklipi është punuar nga UrbanGraphics, që në këtë klip bënë punë shumë të mirë në skenat që shprehnin tematikën e këngës. Ndërsa ‘uragani’ Bajrami në këtë album këtë herë...

Për herë të parë mbas 1 viti lindje këngëtarja Arta Bajrami ka prezantuar për publikun vajzën e saj Viktoria, Arta ka vendosur ti bëj publike fotot e vajzës në 1 vjetorin e saj. Tani për tani po mendoj më shumë për vajzën sesa për karrierën…, sidomos në këtë moshë. Përkujdesja ndaj saj është më e vështirë dhe kërkon më shumë vëmendje, sepse është me aktive”, – tregon nëna e  vogëlushes së bukur Viktoria, ndërsa nuk e fsheh dëshirën që të ketë edhe dy apo tre fëmijë të tjerë. Mesa...

Ka disa muaj që këngëtarja Arta Bajrami lansoi në treg albumin e saj të quajtur “Exotic”, këngët e të cilit vazhdojnë të kërkohen në treg. Vlen të ceket balada “E pafat” e cila po zgjon kërshërinë e dëgjuesve dhe po vazhdon të prijë nëpër toplista të radiove dhe televizioneve tona. Arta tani këto ditë ka nisur xhirimet e videoklipit të kësaj kënge për të cilën thotë se po punohet bukur shumë. “Ka disa ditë që kam nisur xhirimet e videospotit të këngës “E pafat” me produksionin “Pulla”...

Disa fansa të këngëtares Arta Bajrami u trembën se mos me ardhjen në jetë të vajzës së saj Viktoria, këngëtarja ekstravagante do të hiqte dorë nga muzika. Në fakt, ajo sapo ka realizuar albumin më të ri dhe tashmë është duke punuar rreth klipeve të reja, pra, pavarësisht angazhimeve të shumta në rolin e nënës, gjen mjaft kohë edhe për karrierën e saj muzikore. “Aktualisht jam në përfundim të realizimit të klipit të njërës nga këngët e albumit tim të fundit. Kënga ka më shumë ritëm, por nuk dua...

Si duket, Arta nuk e ka mendjen te pushimi. Pak javë më parë ajo lansoi në treg albumin e saj më të ri të quajtur “Exotic” dhe tani është në përgatitje edhe të një videoklipi të ri, kënga e të cilit është pjesë e albumit. Këtë videospot ajo është duke e përgatitur me produksionin “Pulla” në Prishtinë, dhe brenda pak ditësh do të shfaqet në ekranet tona televizive. “Jam në përfundim të realizimit të klipit, jemi duke xhiruar në disa pjesë të kryeqytetit dhe një pjesë në periferi. Shpresoj...

Albumi Exotic doli ne shitje nga produksioni Eurolindi.   Arta pati paralajmeruar para disa muajsh se gjatë verës fansat e saj do të kenë në duar albumin më të ri, në të cilin ka  punuar fuqishëm edhe vëllai i saj, Don Arbas. ...

Këngëtarja ekstravagante Arta Bajrami këto ditë do të lançojë albumin e saj më të ri, të titulluar “Exotic”. Ajo ka realizuar 11 këngë, kësaj radhë sikurse është shprehur edhe vetë – nën cilësinë e nënës. Mamaja seksi është shprehur se i ka kushtuar një këngë dashurisë së saj të madhe, të bijës Viktoria. Jo më kot kënga titullohet “Për ty Viktoria”. “Mund të them sinqerisht se kjo është kënga më e mirë që e kam pasur deri më tani në karrierën time dhe kjo gjë më bën të ndjehem...

Kengetarja arta Bajrami, qe se fundmi eshte bere nene, tash e sa muaj mbi çdo prioritet tjetër ka vene vajzen e saj Viktoria. Megjithate, kjo nuk do të thotë se Arta Bajrami është shkëputur nga kënga, pasi ajo ka paralajmëruar se gjatë verës fansat e saj do të kenë në duar albumin më të ri, në të cilin është duke punuar fuqishëm edhe vëllai i saj, Don Arbas. “Kam filluar të angazhohem në studio. Meqenëse herëve tjera isha e pranishme gjatë gjithë kohës së punës së albumit, tani për shkak të vajzës...

Ka disa muaj që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga Arta Bajrami dhe kjo, për shkak se këngëtarja ishte larguar për një kohë nga karriera për t’iu përkushtuar më shumë vajzës së saj Viktorias e cila ka disa muaj që ka ardhur në jetë dhe ishte si prioritet për këngëtaren si për të gjithë nënat e reja. Kënga e fundit “Nëse ty”, që kishte realizuar Arta kur ishte në muajin e katërt të shtatzanisë, akoma sot e kësaj dite po kërkohet shumë nga dëgjuesit, por si duket kjo këngë nuk ua plotëson...

Dasmat shtatzëna Dasmat dhe shtatzënia këtë vit duket se ishin në modë. Të gjithë u martuan e të gjithë mbetën shtatzënë. Fillimisht, gjithçka duket se nisi me Tunën, e cila u martua në Kosovë, e më pas Blero lajmëroi për lindjen e vajzës së tij, Mihrije Braha foli për adoptim, Gerta Heta është shtatzënë e u martua, Dafina Zeqiri u fejua, po ashtu dhe Teuta Kurti, Elsa Lila është pesë muajsh, Arta Bajrami lindi, ndërsa Ledina Çelo pas një sesioni fotografik superhot tregoi se pret fëmijë. Urime dhe jetë...

Këngëtarja Arta Bajrami është bërë nënë. Ditë më parë ajo ka përjetuar çastet më të lumtura në jetën e saj, teksa ka sjellë në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Viktoria. Duke përshkruar emocionet e saj si nënë gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, Arta ka thënë se momentet kur ka dëgjuar zërin e vogëlushes kanë qenë të papërshkrueshme. “Sa kam qenë shtatzënë nuk e besoja se do të jetë një emocion aq i madh kur lind një fëmijë. Në momentin kur ia kam dëgjuar...

...

Prej kohësh axhenda e këngëtares Arta Bajrami nuk është më e ngjeshur me koncerte, për shkak se ajo ka anuluar gjithçka, pasi për fare pak kohë do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, me bashkëshortin Xhimi Sekiraqa. Ndërsa është shprehur se do të jetë një nënë liberale, por mjaft e kujdesshme, Arta është pyetur se a do të dëshironte që fëmija e saj të merrej me muzikë. “Nëse do të kishte talent, natyrisht që nuk do ta pengoja, mirëpo nuk do t`i imponoja kurrë muzikën, sepse po shoh shumë...

Arta Bajrami më në fund pranon se është shtatzënë. Për gazetën “Zëri” tha se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk dëshiron që të bëj publike gjininë e foshnjës, por ditët që është duke i kaluar i konsideron si më të lumturat në jetën e saj. Edhe pse ka publikuar këngën dhe videoklipin e ri “Nëse ty…”, Arta ka refuzuar të gjitha ofertat që i janë bërë për të kënduar. Është e përkushtuar të kujdeset vetëm për shëndetin e vet dhe të foshnjës së saj. Shumë këngëtar...

Për të suksesi është një ndërthurje fati, aftësish dhe vullneti. Gjithmonë me kokën përpara, e nesërmja për të është objektiv që s’duhet të reshtë kurrë. E shkuara, për të, u përket ditëve tashmë të përfunduara. Arta, e mbani mend daljen tuaj të parë në skenë? Paraqitjen e parë skenike e kam patur në vitin 97, në fillim në Prishtinë e po të njëjtin vit edhe në Shqipëri, më saktësisht në Festivalin e këngës së lehtë në TVSH. Këto paraqitje kanë qenë me grupe të ndryshme. Por, në...

Këngëtarja Arta Bajrami së fundi ka lansuar një video-klip të ri, ku vërehet qartë edhe barku i fryrë i saj. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Nëse ty…”, që është realizuar nga “Max Production”, në Tiranë. Interesante në këtë klip është se pavarësisht barkut të zmadhuar të këngëtares, që bie lehtë në sy, ajo nuk ka ndryshuar asgjë nga ekstravaganca e saj, vetëm se kësaj radhe paraqitet me flokë të zeza. Me sa duket këngëtarja është duke kaluar një shtatzëni të...

Këngëtarja e njohur kosovare ka qenë këto ditë në Tiranë për të xhiruar klipin e saj të verës, ndërsa ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë. Klipi i ri, një produksion i “Max Production”, do të dalë shumë shpejt në transmetim televiziv, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të shohin format e ndryshuara të këngëtares, nga kjo shtatëzani e parë. Interesante në këtë klip është se pavarësisht barkut të zmadhuar që i bie lehtësisht në sy, ajo nuk ka ndryshuar asgjë nga stili i saj ekstravagant...

ARTA BAJRAMI Dasma ime sekrete me biznesmenin Interviste me Arta Bajramin Arta Bajrami publikon për herë të parë foton me Xhimi Sekiraqën, të fejuarin e saj prej një muaji e gjysmë. Këngëtarja tregon për “Panorama Plus”, njohjen e rastësishme me biznesmenin 30-vjeçar, në diskotekën e tij në Dysseldorf (Gjermani) dhe planin për ceremoni martese tërësisht private Arta tashmë keni bërë publike fejesën tuaj, më 22 janar me Xhimin. ...