You Are Browsing ‘Ardian Bujupi’ Category

“Want u now”, kështu quhet kënga më e re që vjen këtë fundjavë me një video të realizuar nga produksioni kosovar “Entermedia” nga këngëtari Ardian Bujupi. Por djaloshi i cili në prezantimin e tij ishte i vetmi që theu rregullin e veshjes serioze në VFM 2013, mësojmë se trendy-n dhe stilin që krijoi në superstarin gjerman do ta sjellë dhe...

“Penthouse”, eshte titulli i bashkepunimit te suksesshem mes kengetarit Ardian Bujupit dhe Dj Dalool qe po arrine rezultate te mira jo vetem ne tregun vendor por edhe ne ate evropian. Nuk ka dyshim se emri i Ardian Bujupit, i cili tashme eshte shnderruar ne nje yll te showbiz-it ne Gjermani, e ka ndihmuar suksesin e kenges dhe videoklipit “Penthouse” i cili eshte realizuar nga produksioni shqiptar “Max Production”. Top lista me e madhe dhe me e respektuar ne Gjermani dhe madje edhe ne Evrope, “Bravo...

Ardian Bujupi, këngëtari me prejardhje nga Kosova i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Gjermani, do të jetë një tjetër i ftuar në koncertin e madh festiv që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në 28 nëntor. Përsos ardhjes së Rita Orës që është bërë superlajm i ditëve të fundit, kësaj liste VIP, i shtohet edhe Bujupi, këngëtari shqiptar ishte produkt i spektaklit të zbulimit të talenteve “Gjermania kërkon një superstar” dhe tashmë ka realizuar dy hite dhe një album...

Duke qenë se vitin e kaluar Shqipërinë në Eurovizion e përfaqësoi një këngëtare nga Kosova, këtë vit është parë një rikthim i emrave të njohur të këngëtarëve kosovarë, që i kishin munguar skenës së festivalit. Katër këngëtarë dhe një grup muzikor nga Kosova janë pjesë e listës së gjatë të këngëtarëve që do ngjiten në skenë, për të siguruar “vizën” në garën më të madhe të këngës evropiane. Organizatorët e Festi-valit të Këngës në Radiotelevizio-nin Shqiptar kanë publikuar...

Po e presin mirë dhe tepër i kërkuar, megjithëse në plan, Ardian Bujupi nuk e kishte menduar qysh në fillim të rrijë kaq shumë në Kosovë. Këngëtarit si duket po i ecën shumë mirë nëpër shumë koncerte në vend, ndërsa mësojmë se, siç kishte thënë në programin ‘Pro Shqip’ në Top Kosova Radio, miku i tij, reperi nga Shqipëria Noizy, e ka gati remiksin e realizuar nga ai për këngën ‘I’m feeling good’. Madje, ky remiks mezi po pritej nga reagimi i të dy artistëve që janë edhe shumë miq të mirë,...

Vazhdon ta mbajë titullin “Super star”, por në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio për 45 minuta ka rrëfyer me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e tij çdo gjë që e kemi pyetur. Ndërsa pas shumë angazhimeve që vazhdon t’i ketë në Kosovë edhe këto ditë, ai ka treguar edhe shpirtin e tij me koncertin humanitar me Genta Ismajlin që mbajti pak ditë më parë. Nuk janë vetëm koncertet që e sjellin në Prishtinë,  por edhe dashuria për të qëndruar dhe për të takuar babagjyshin  e tij që është pak...

Për herë të parë në vendlindjen e tij do të rikthehet super-ylli Ardian Bujupi. Dhe kthehet me një projekt shumë të madh, pasi është shumë i kërkuar nëpër koncerte në Kosovë. Mësuam se Ardiani këtë fundjavë e nis një turne në Kosovë, kurse më 21 korrik do të këndojë në Kamenicë, ndërsa më 24 në Vushtrri e më 29 në Gjilan. Por, koncerti më i madh do të jetë në kryeqytetin Prishtinë, më 23 korrik, ku në duplex, ai së bashku me Genta Ismajlin do ta mbajnë një koncert humanitar, ndërsa paratë...

Super spektakli i vitit, një nga prodhimet mbresëlënëse të Televizionit Klan do të ketë 2 të ftuar specialë në natën finale, Ardian Bujupi dhe Genta Ismajli. Ekskluzivisht në “X Factor” vjen për herë të parë në Shqipëri Ardian Bujupi, 21-vjeçari me një karrierë brilante. Shqiptari që befasoi Gjermaninë, duke u klasifikuar si më i votuari i publikut në finalen e “Superstarit të Gjermanisë”, talent-show më i famshëm gjerman ku konkurruan, 37.000 pjesëmarrës nga Gjermania, Zvicra dhe...

Këngëtari Ardian Bujupi javën kaluar ka luajtur futboll në Superfit KISS Cup 2012 dhe ka treguar sukses, duke shënuar një gol për skuadrën e vet. Por jo vetëm me golin e shënuar ka rënë në sy Ardiani. Edhe frizura e tij e re ka shërbyer si material për biseda rreth këngëtarit shqiptar. Ndonëse në ndeshje kishte pasur edhe ndërhyrje të ashpra, Ardiani thotë se e ka përmbajtur veten nga reagimi: “Nuk i kam lejuar vetes të bëja ndonjë faul, sepse ishin 10.000 veta që na shikonin”. Mësohet po ashtu se edhe...

Pas suksesit ne “Gjermania kerkon nje yll”, duket se Ardian Bujupi eshte i destinuar te arrije ne majen e nje tjeter konkursi talentesh, ate te “Let’s Dance” (versioni gjerman i Dancing With The Stars”). Nga java ne jave kengetari me origjine shqiptare ka arritur te rifitoje votat e publikut duke vazhduar te kualifikohet ne shtateshen finaliste (nga 12 konkurues). Programi shfaqet ne RTL dhe ju mund te ndihmoni me votat tuaja. Na vjen keq qe nuk mund te ju sjellim dot nje video nga kercimet e Ardianit,...

Ardian Bujupi nga margjinat e një lagjeje në Gjermani doli të jetë njëri prej talenteve më të mëdhenj në shtetin më të fuqishëm të Evropës. Ai ishte i favorizuari në emisionin e Dihter Bohlen, “Gjermani kërkon super-yllin”, por për dallim nga yjet që pas këtij emisioni nuk përjetojnë sukses të madh, ndryshe është me Ardianin. Ai promovoi albumin e tij “To the Top” në fund të vitit dhe tani dëshiron të jetë sa më lart në klasifikimin e top-listave nëpër botë. Eh…suksesi në këtë fundvitit...