You Are Browsing ‘Anjeza Shahini’ Category

Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini, pritet të nisë në fillim të muajit maj një punë të re. Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, është emëruar në dikasterin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vetëm pak ditë më parë. Ajo do të jetë specialiste në Drejtorinë e Librit, pozicion ky i fituar nga Anjeza pas një...

Një histori dashurie, që natyrisht çdokush do ta kishte dëshiruar. Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini e mbylli vitin 2012 me një këngë me titullin “Love”, dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër. Ajo këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku për të dytën herë shkon pranë të dashurit të saj të huaj, që deri tani ka preferuar ta mbajë sekret. Anjeza ka njoftuar miqtë e saj në facebook me statusin; ”Të dashur miq, do...

Presidentit Barack Obama, duket se i është shtuar edhe një tjetër mbështetëse dhe kjo është këngëtarja, Anjeza Shahini. Pas fitores së Presidentit të SHBA-së, Shahini ka postuar në Facebook një fotografi me flamurin e Amerikës. Ashtu siç shumë shqiptar, edhe ajo është një fanse e Presidentit Obama. ...

Kanë kaluar vite që kur Anjeza fitoi “Ethet” dhe u shpall ndër 10 finalistet e Eurovizionit, duke e çuar Shqipërinë në vendin e 6. Tashmë, Anjeza është “rritur”, jo vetëm në moshë. Në këtë intervistë për lexuesit e SH.F. ajo thotë që sapo ka përfunduar bashkëpunimin me një artist gjerman, Martin Kilger, i cili ka realizuar një këngë në gjermanisht për një vajzë shqiptare. Do të jetë pikërisht pjesa e vajzës shqiptare që do të këndohet shqip nga Anjeza. Ajo shoqërohet edhe nga një video dhe...

Kjo verë për Anjeza Shahinin nuk ka qenë aq e favorshme për të pushuar, pasi e kemi parë të këndojë në koncerte të verës, që kanë organizuar televizionet në qytete të ndryshme. Por jo vetëm kaq. Këngëtarja e njohur për momentin është e angazhuar me realizimin e dy këngëve të reja, e para një duet dhe e dyta këngë e saj. Kënga në duet titullohet në gjermanisht “Kastanien”, dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me një këngëtar gjerman, i cili ka krijuar një këngë dedikuar Tiranës, ose me saktë...

Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit… Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz… I rikujtojmë bashkë. GENTA ISMAJLI “Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë...

“Momenti kur lançon diçka të re është përherë emocionues”, e nis rrëfimin e saj Anjeza, vetëm pak orë pas promovimit të këngës së saj më të re. Është një këngë që vjen në hapësirën e duhur kohore, sidomos nëse merret parasysh që efekti i këngës “Ti dhe unë” ndihet ende. Anjeza Shahini është një nga zërat më të mirë e më premtues të muzikës moderne shqiptare. Ajo vjen në këtë intervistë për të na treguar diçka më shumë për videoklipin e këngës “Të desha shumë”, por edhe...

Me ne fund kemi nje lajm per jeten private te Anjeza Shahinit. Kengetarja prej disa kohesh eshte duke perjetuar nje histori te bukur dashurie me nje djalosh simpatik. Djaloshi qe ka bere per vete kengetaren quhet Pol dhe eshte nje qytetar anglez. Pol prej kohesh jeton ne Shqiperi, ku edhe eshte njohur me Shahinin. Historia e tyre eshte ruajtur me fanatizem te madh nga kengetarja dhe rrethi i saj i ngushte i miqve. Mirepo ashtu sic dikur ka kenduar e ndjera Anita Bitri: “Nje dashuri nuk mund te mbetet anonim” edhe kjo histori nisi...

Anjeza Shahini rrëfehet…Zëri potent i skenës shqiptare, vjen këtë herë në një intervistë ndryshe, jashtë profesionit. Do të flasim për vitet e gjimnazit, që për shumë njerëz, ashtu si dhe për Anjezën, janë vitet më të bukura. Një intervistë e mbushur me përgjigje të ndjera e nostalgjike. Për të mos ju zbuluar më shumë detaje nga rrëfimi, po ju lëmë ta shijoni atë vetë në vijim… Si i kujtoni vitet e gjimnazit? I kujtoj me shumë përzemërsi e mall. Ishin vitet e krijimit, e zhvillimit të...

Anjeza Shahini ka zbuluar së fundmi një pasion të ri të sajin, hobin për serfin. U desh ftesa për një bashkëpunim që i erdhi këngëtares nga një televizion turk, që Anjeza të shfrytëzonte edhe detin e Turqisë. Ka qenë pikërisht vajtja në qytetin e Izmirit ku Anjeza ka zbuluar pasionin e saj të ri për serfin. Këngëtarja ka qenë shumë e entuziazmuar për këtë fakt sepse ka publikuar menjëherë në Facebook foto ku ajo është duke u përpjekur për të mësuar  të bëjë serfing sepse dihet që nuk është...

“Ti dhe unë” rezultoi një supersukses që në ditët e para të lançimit në “Top Fest 8”. Klipi i pritshëm dhe që i përshtatet mrekullisht linjës së këngës (sidomos pjesa buzë detit), ka rikthyer edhe një herë fort Anjeza Shahnin, e cila “godet” përherë me këngët e saj, edhe pse siç thotë në intervistën për “Standard”, përpiqet të bëjë muzikë të vërtetë. E të bësh muzikë të vërtetë në këtë vend ku po lulëzon komercializmi e tallavaja, është e qartë që nuk është e lehtë! “Që...

Televizioni nacional turk “TRT- AVAZ”, ka ftuar këngëtaren e mirënjohur shqiptare Anjeza Shahini në Turqi për një bashkëpunim i cili do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim. “Në bashkëpunim me moderatoren shqiptare Nertila Doka, unë jam ftuar nga TRT AVAZI për të marrë pjesë në emisionin veror i cilit shëtit çdo javë nëpër Turqi me artistë të ndryshëm. Kësaj here ky emision do t’u kushtohet qyteteve turistike Izmir dhe Cesme dhe po ashtu edhe karrierës time. Xhirimet do të jepen çdo ditë nga pak...

“Ti dhe unë” ishte një arsye e fortë që Anjeza Shahini të konkurronte për herë të parë në festivalin e tetë të “Top Fest” në “Top Channel”. Kënga me muzikë të Dren Abazit, liderit të grupit të njohur kosovar dhe vargje të Antigona Qenës, duket se i ngjiti shumë këngëtares, për faktin se ishtë një krijim i përshtatshëm për vokalin e saj. Dhe, pas suksesit dhe pëlqimit të këngës në skenën “live”, ata vendosën të bëjnë një klip krejt të veçantë, në stilin e grupit të njohur kosovar...

Një çmim është gjithmonë një vlerësim për një artist. “Best Interpret” në edicionin e fundit të festivalit “Top Fest” ishte një nga më të lakmuarit dhe artistja Anjeza Shahini është mëse e lumtur që ky trofe shkoi për të. Përsos kësaj, kënga “Ti dhe unë”, në bashkëpunim me “Zig Zag Orkestra”, mori një nga pritjet më të bukura në skenën e Pallatit të Kongreseve, duartrokitje dhe thirrje që çdo artist i dëshiron. Sot, këngëtarja e suksesshme vjen në këtë bisedë për gazetën “Mapo”...

Bota shumëngjyreshe e muzikës dhe videoklipeve shqiptare, përballë paradoksit të tregut të tyre të kufizuar, u vendosën në qendër të reportazhit të emisionit të pasdites në Top Channel. Videoklipet e shtrenjtë dhe veshjet që ende nuk kanë dalë ende nëpër dyqane janë të zakonshëm në spotet muzikore, disa prej të cilave do t’i kishin zili edhe këngëtare shumë më të famshëm në perëndim. Nga ana tjetër, pasi albumet krijohen, pothuajse vdesin menjëherë, ndërsa shitjet e tyre në tregun e brendshëm...

Ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”. Rrëfehet “bomba”që u përgatit në Shqipëri për të shpërthyer në Europe. Anjeza Shahini është një këngëtare e madhe shqiptare. Ajo u shfaq si meteor në Shqipëri dhe po si meteor u zhduk për të vezulluar më pas me gjithë shkëlqimin e krijimtarisë së saj artistike. E njohur nga shqiptarët si “bomba” që u përgatit në Shqipëri për të shpërthyer në Europë, këngëtarja e përmasave europiane, Anjeza Shahini rrëfen ekskluzivisht për lexuesit  e gazetës...

Ja më në fund e shohim të dalë për jetë nate, jashtë punës që bën si e ftuar në lokale të ndryshme, e megjithë këtë, e kemi kapur mat kësaj radhe duke mësuar edhe prirjet e saj partiake. Me dy gishtat lart, simbol i demokracisë, Anjeza preferon të pozojë në fotografi pa fshehur pëlqimin e saj për PD-në. Të paktën ne kështu e marrim, duke u nisur dhe nga statistikat që pjesa më e madhe e këngëtareve të reja, anojnë nga e djathta… ...

13 Shkurti është data që ajo mezi po pret. Do niset për udhëtim dhe Londra është destionacioni i rradhës. Një koncert legjendar siç e cilësojnë të gjithë, në Koko Camden Theatre, një ditë përpara festës së Shën Valentinit. Mesa duket Anjezën festa e të dashuruarve do e gjejë në kryeqytetin e Anglisë dhe si gjithmonë në punë, duke kënduar e kënaqur të gjithë shqiptarët e pranishëm me muzikë ‘live’. Siç shprehet dhe vetë ajo, mezi po e pret që dita të afrojë ku atje do të takohet edhe me miq...

Ka qenë fituesja e edicionit të parë të spektaklit për zbulimin e talenteve të reja, “Ethet e së premtes mbrëma”. Që nga ajo kohë sukseset e saj kanë marrë rrugë. Ka triumfuar në festivalin e fundvitit në RTSH (2004), duke përfaqësuar më pas Shqipërinë në Eurovision, prej nga u kthye me vendin e gjashtë, duke bërë krenar secilin shqiptar. Por, famën dhe suksesin i ka marrë shumë shtruar, duke ruajtur vlerat e saj njerëzore, e duke dëshmuar se është artiste në kuptimin e plotë të fjalës. Zëri dhe...