Zhduket për një kohë, por nuk harron të kthehet me një krijim të ri. Këngëtarja Anjeza Branka do të sjellë një këngë shumë komerciale, si kjo që po pëlqehet në këtë periudhë, në duet me këngëtarin Rati. Kënga mban titullin ‘Kur të mbushet mendja ty’ dhe mësojmë se është punuar nga ‘Threedots’, ndërsa edhe videoklipi që del këto ditë është punuar nga ‘Provideo’. Si duket, Anjeza ka vendosur të bashkëpunojë me kompaninë e Flori Mumajesit, ndërsa ne zbuluam edhe një foto se si do të duket...
You Are Browsing ‘Anjeza Branka’ Category
Këngëtaren Anjeza Branka nuk do ta shohim më si bionde dhe me flokë kaçurrelë, pasi ajo ka ndryshuar look dhe është kthyer në një brune të theksuar. Nëse dikur kemi pasur rastin ta shohim Anjezën si një bionde seksi teksa tregon eksgtravagancën e saj nëpër klipe dhe me linja perfekte pas lindjes së djalit, tashmë ajo do të na befasojë me një tjetër look, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve në ngjyrë kafe. Nuk dihet nëse ky ndryshim i këngëtares është thjesht spontan apo për ndonjë projekt të ri, pasi që...
Të gjithë e kujtojmë këngëtaren e këngës “Me ngadalë”, Anjeza Branka. E ja ku e shohim sërish bionden me një stil mjaft “trendy” e veshur me një bluze të hapur në një krah dhe një palë streçe të ngushta. Branka është shquar gjithnjë për linjat e saj të kuruara ndonëse është bërë nënë. Jemi në pritje të një projekti të ri muzikor nga Branka. (xh.k/shqiptarja.com) ...
Anjeza Branka është një nga këngëtaret simpatike të skenave tona, e cila përherë di të vijë ndryshe dhe të befasojë publikun. Vetëm pas këngës së publikuar këtë verë “Të kam xhan”, Anjeza do të vijë me dy klipe dhe këngë të reja, të cilat janë bashkëpunim me një kompozitor të huaj. Gjithashtu, ajo është duke përgatitur dhe albumin saj të ri. Anjeza vjen në këtë intervistë duke mos folur vetëm për projektet e saj si artiste, por edhe jetën si nënë. Shpesh nuk është e lehtë që të jesh një...
Gjithmonë ka rënë në sy për linjat e saj të tonifikuara, pasi Anjeza Branka ka shumë vullnet për t’u stërvitur në palestër. Dhe pas një mungese në ekran, ja ku vjen me një hit veror të titulluar “Të kam xhan”, realizuar në studion e Stines, një dedikim i bukur për dashurinë. “Kam punuar me pasion për këngën time të re, që përcjell energji pozitive te të gjithë fansat e mi. Titullohet “Të kam xhan” dhe vjen me një klip të xhiruar në Maqedoni nga Aleksandër. Transmetimi i klipit do të fillojë...
Këngëtarja Anjeza Branka sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri, i cili do të shohë dritën e publikimit gjatë javës së ardhshme. Kënga e re, e cila pritet të jetë një hit i stinës, mban titullin “Të kam xhan” dhe është punuar nga Stine, i cili veç muzikës ka realizuar edhe tekstin e këngës. Anjeza do të vijë mjaft provokuese në këtë klip. Bluetooth ...
Anjeza Branka, këngëtarja e dashur e muzikës moderne në Shqipëri, sapo është kthyer nga pushimet verore…Pushime këto, që shumëkush do t’i ëndërronte, në një prej resorteve më të shtrenjta në Turqi. Gjatë një bisede të shkurtër, këngëtarja ka treguar në “Bluetooth” për ditët e relaksit të kaluara pranë njeriut të zemrës, Landit, dhe pjesës së mbetur të tyre, disa ditë më vonë, që do t’i takojnë natyrisht, djalit të saj të vogël… Këngëtarja simpatike na ka treguar se: “gjithçka...
Ajo është një nga këngëtaret më seksi të skenës shqiptare. Nuk është shumë aktive në muzikë kohëve të fundit, pasi realizon më rrallë projekte muzikore. Prej kur është bërë nënë, Anjeza Branka realizoi klipin e këngës ‘’Ani ani’’, në të cilin u shfaq në forma shumë të mira trupore, madje me linja edhe më seksi. Këngëtarja Branka tregon se mban linjat, pasi kujdeset shumë për trupin e saj. ‘’Vetëm me vullnet, palestër, pastaj trupin e leëkurën. Nuk di çfarë të them mbase gjenetike,...
Pas një viti pauzë rishfaqet me klip të titulluar «Je in», një ironi ndaj meshkujve që u pëlqen të luajnë interesantin kur ndihen të mikluar nga femrat. Anjeza Branka thotë se nuk hyn te femrat që bien pre e meshkujve të tillë, përkundrazi. Por në muzikë i duhet të sjellë fenomenin e momentit. Tregon për jetën me djalin 4 vjeç e gjysmë dhe bashkëjetesën e saj me të dashurin, dhe pse është kundër martesës. Një klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele që rrezikon të bëjë aventura me motor. Pse kaq e egër?...
Anjeza Branka ka lindur në Tiranë, por për 14 vjet ka jetuar së bashku me familjen e saj në Gjermani. Është larguar nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare. Ka mbaruar Akademinë e Arteve, për aktrim. Ka publikuar 6 albume. Albumin e parë e parë e nxori më 1999-n. Tekstet e albumeve tuaja ngjasojnë me natyrën tënde? Disa ngjasojnë, disa jo. Mund të them se tek videoklipi “Garipe jam”, jam plotësisht kjo Anjeza që jam, por në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, jo me kuptim krejt tjetër. Tek kënga “Të...
Këngëtarja e muzikës folk, Anjeza Branka, duket se ka zënë karar me jetën e saj personale. E çfarë mund të dojë më shumë një këngëtare, veçse menaxherin e saj në profesion, ta ketë edhe menaxher në jetë… E lidhur që prej afro dy vjetësh me Landin, këngëtarja duket si e qetë dhe rehat në lidhjen e re. Pas divorcit me bashkëshortin, nuk kaloi shumë kohë që ajo të zgjidhte njeriun që kalonte më shumë kohë, si shok të ngushtë e pse jo dhe të dashur. (BLUETOOTH) ...
Pas ndarjes nga partneri me të cilin ka edhe një fëmijë, këngëtarja Anjeza Branka bëri publike lidhjen e saj të re me një djalë shqiptar, që jetonte në Gjermani dhe që tek të gjithë e kishte prezanuar më parë si menaxheri i saj. Tani ata bashkëjetojnë. Anjeza e ka përfshirë edhe në klipin e saj të fundit, ndërkohë që në jetën e natës duken më të lumtur se kurrë së bashku, si në këtë foto që paparaci ynë iu ka bërë një javë më parë në një pub të Tiranës. ...
Një periudhë mjaft e suksesshme dhe e lumtur kjo për këngëtaren Anjeza Branka. Ajo pranon me bindje se ndjehet e realizuar dhe deri tani i ka dhënë jetë çdo objektivi që ka synuar. Këngëtarja, sapo ka publikuar klipin më të ri, i cili sipas saj ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Kuptohet pjesëmarrja e të dashurit, si protagonist, duket se e bërë edhe më interesant atë. ...