You Are Browsing ‘Amarda Toska’ Category

Javën e shkuar, faqet e suplementit “Bluetooth” morën dritë nga një lajm i gëzueshëm. Çifti Ermali-Ami, pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Prezantuesja e dashur e ekraneve tona ka hyrë tashmë në muajin e pestë dhe barku sa vjen e bëhet më i dukshëm. Burime pranë çiftit konfirmojnë për suplementin se tashmë është mësuar edhe gjinia...

Thashethemet e fundit thonë se Ermali dhe Ami janë në pritje për t’u bërë prindër. “Zoti ka vendosur t’i bekojë me një fëmijë”, ka qenë një nga komentet e bëra në rrjetin social ‘Facebook’, ku ishte publikuar një foto e çiftit… Lajmi konfirmohet për “Bluetooth” edhe nga një burim i afërt me çiftin e yjeve të showbiz-it. Ky fëmijë vjen si një dhuratë e çmuar për dy të dashuruarit, të cilët kanë hyrë në vitin e tretë të martesës… Siç thuhet nga burimi, Ami dhe Ermali janë shumë...

Pak jave me pare u be e ditur se Ermali, protagonist ne komedi shoun “Apartamenti 2XL”, ka lene spektaklin per t’u marre me muzike, por qe nuk u fol shume per ate se si Ami e perjetoi kete ngjarje. E pyetur ne lidhje me kete nga revista “Paloma”, Ami eshte shprehur si vijon: “Vendime te rendesishme te ketij lloji, une dhe Ermali i marrim duke biseduar se bashku, keshtu qe per mua s’kishte ndonje surprize ne kete mes. Sa per kohen e lire, me duhet te them se ne fakt Ermali nuk hoqi dore nga “2XL”-ja...

Amarda Toska është një ndër ato personazhe që nuk bëhen kurrë të mërzitshëm… Kërshëria e publikut për të qëndron gjithmonë e zgjuar. Çfarëdo që shkruhet për Amin, ngjall kuriozitet, edhe në momentet kur ajo vendos të tërhiqet disi nga jeta publike. Dhe ky është një fakt që e shoqëron që prej fillimeve të karrierës së saj në televizion. Sido që të shkojnë punët, ajo vëmendjen e ka në xhep. Arsyeja? Sepse ka ditur t’i bëjë për vete njerëzit, publikun, që kur doli për herë të parë në...

Një bisedë e shkurtër me një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare. Humor, këngë, e pasione të tjera që s’kanë fare lidhje me dy të parat. Ermal Mamaqi, tregon dashurinë që ka për peshkimin, arsyen pse urren gjuetinë me armë, miqësinë e vjetër me Dashnor Dikon, frymëzimin që merr prej tij, pushimet e cunguara, pasionin për motorët, që lindi si një nevojë për t’i shpëtuar trafikut të Tiranës dhe planet që ka në muzikë, ku për fat të keq, shoku i tij Nori nuk ka ndër mend të rikthehet,...

Ka dështuar sërish përpjekja e prezantueses bukuroshe Amarda Toska për tu bërë nënë. Lajmi përvec se është konfirmuar nga persona të afërm të saj, është vënë re edhe nga fotot e saj më të fundit ku ka dalë në bregdet me bashkëshortin e sa, humoristin Ermal Mamaqi. Ajo ishte në majin e tretë të shtatzanisë dhe arsyet se përse e ka ndërprerë shtatzaninë akoma nuk janë bërë publike. Megjithatë që në fillim ishte paralajmëruar një shtatzani e vështirë pas edhe dy përpjekjeve të tjera të saj për...

Aktori, kengetari dhe moderatori, Ermal Mamaqi, ndihet shumë i lumtur që do të bëhet baba për herë të parë. Në faqen e tij zyrtare ne Facebook, Mamaqi shkruan se, “shumë shpejt do vij në jetë ëngjëlli im dhe shumë shpejt unë do bëhem baba. Faleminderit zot për këtë dhuratë kaq të bukur”, shkruan Mamaqi. Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, do ë bëhen prindër për here të pare. Ermali ka ecur përpara me projektet e tij artistike, duke nxjerr në treg këngën e tij më të re, “Ku ka si...

Dhe pas shume lajmeve te rreme te botuara ne gazeta per nje shtatzeni te Amit, tashme eshte momenti i se vertetes. Moderatorja e njohur dhe aktori i “The SHBLSH-ave”, Ermali Mamaqi, pas nje viti qe kane lidhur martese, presin te behen prinder per here te pare. “Ndihemi si ne qiellin e shtate, ende si ne nje enderr ne pritje te femijes sone te pare”, thote Ami. Ne lidhje me deshiren qe kane nese duan nje djale apo nje vajze, ajo pohon se “te dy deshirojme vajze, por eshte ende heret per te folur per gjinine e bebes, pasi tani...

Thashethemet që qarkullonin këto ditë se prezantuesja e njohur Amarda Toska, e njohur nga të gjithë si Ami, është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Ermal Mamaqi. Teksa ka hapur natën finale të “Dancing with thë Stars” ai është shprehur se këtë natë do të prezantojë i vetëm spektaklin, pasi Ami është pak pa qejf: ” Të gjithë burrat duhet ta kuptojnë se për cfarë e kam fjalën”- ka bërë ai humor. Dhe më pas ka...

Ndoshta fotot do t’ju flasin këtë herë më shumë se fjalët tona. Ata kanë qenë çiftet më simpatikë që u dukën shumë bukur në tepihun e kuq të “Video Festit Muzikor 2012”. Duhet ta nisim me çiftin që shkëlqeu këtë herë më shumë se askush tjetër, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana. Apo edhe çifti që ka kohë që duken mirë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Ndërsa, nëse do të bënim një listë pas çifteve të para vinin edhe Ermal dhe Ami i “Dancing with the Stars” Apo...

Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private dhe profesionale, Ami dhe Ermali do t’u bashkëngjiten sot faqeve të “Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre. Që pas martesës dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars” ishte ajo se kur do të bëheshin prindër, dhe përgjigja e tyre ishte: Së shpejti. Por së...

Tashmë e kanë kthyer festimin e përvjetorëve në profesion të vetin, pasi kanë agjencinë e tyre “Ami Event” në Tiranë, e ndaj kanë menduar që të mbledhin për të festuar 30-vjetorin e tyre të lindjes miqtë e përbashkët, jo vetëm nga bota e artit, por edhe nga politika e sporti. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi kanë ideuar një mbrëmje të përbashkët për të festuar të dy 30 vitet, që Ami i ka mbushur më 5 mars dhe Ermali më 21 mars. Ata kanë menduar që këtë 30-vjetor ta festojnë në çift tek “Big ben”...

Të enjten në mbrëmje, 14 personalitet të njohur të ekranit shqiptar nisën garën e vallëzimit me njëri-tjetrin. Emra të njohur të muzikës, sportit, aktrimit janë ngjitur në skenë në garë për të fituar çmimin e madh. Ky është edicioni i tretë i Dancing With The Stars Albania. Pas dy edicioneve të fituara nga dy personazhe meshkuj, modeli Oni Pustina dhe aktori Enver Petrovci, ndoshta këtë vit emri fitues do të jetë një femër. Siç u pa dhe parmbrëmë produksioni i “DWS” u ka kushtuar rëndësi femrave...

Ndërkohë, pas një pauze në ekran me mbylljen e sezonit të kaluar të “Dancing with the stars”, Ami shfaqet si imazh i kosit të frutave “Activia”.”Këtë ofertë e pranova për shumë arsye”, thotë ajo. “E para sepse është një brand ndërkombëtar me reputacion shumë të mirë në treg. Ndërkohë që u ndjeva e vlerësuar se midis disa emrave më kishin zgjedhur për disa faktorë të mbledhur bashkë, që me sa duket i gjetën tek unë. Dhe më kryesorja, është se në çdo shtet për 2012-n u zgjodh një personazh...

Është një nga fytyrat më të bukura të ekranit. Një damë e vërtetë e spektakleve. Një prezantuese e lakmuar. Një biznesmene. Një grua e realizuar jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Ajo është Amarda Toska dhe mund të themi pa frikë se është një prej personazheve më të dashur të show biz-it shqiptar. Me sharmin dhe elokuencën që i ka gjithmonë me vete, Ami, siç të gjithë jemi mësuar ta thërrasim tashmë, i përgjigjet pa teklif secilës prej pyetjeve që i drejtojmë. Është veshur si gjithmonë...

Vajza e ekranit shqiptar nuk ka të ndalur, megjithëse për momentin nuk është në tv, apo në ndonjë spektakël, Ami, apo Armanda Toska, është e kërkuar. Si duket, kopertinat e revistave në Shqipëri duan ta kenë atë kudo dhe në faqe të parë. E veshur shumë “in” duket nusja e Ermalit, edhe në këtë foto përkrah shumë modelëve të njohur, mes tyre edhe modeli i famshëm shqiptar, Marjan Zefi. Ndërsa kemi dëgjuar se Ami së bashku me Ermalin do të jenë sërish bashkë si çift prezantuesish në “Dancing with...

Ami Toska dhe Ermal Mamaqi do të jenë për herë të dytë çifti moderator i “Dancing With the Stars” në “Vizion Plus”. Personazhet e njohura e marrin shumë seriozisht garën, duke mos i fshehur emocionet e forta për të fituar. Ndërsa Ami dhe Ermali kanë fatin të jenë sërish të pandarë. Ami tregon për sekretet që i bën të funksionojnë si çift edhe në televizion. Riktheheni për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Duke iu referuar eksperiencës së një viti më parë, për çfarë do kujdeseni...

Aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka deklaruars e synimi i tij kryesor në vitin që sapo hyri 2012, është që të lindë një fëmijë me bashkëshorten e tij Amarda Toska. Ermal Mamaqi ishte i pranishëm në emisionin takimi i pasdites në Tv Klan ku pasi u pyet për synimet e tij në vitin 2012, deklaroi se “synimi im është që ne të dy të bëhemi tre”. Disa here gjate vitit 2011 eshte perfolur se partnerja e Ermalit, Amarda Toska, kishte mbetur shtatzene por nje fakt i tille eshte pergenjeshtruar. ...

Ishtë një natë “gala”, që për shumë të pranishëm atje mund të konsiderohej nata e nostalgjisë dhe e kujtimeve. Ishte data 20 dhjetor e vitit 2001, kur në ekranin më të ri shqiptar, “Top Channel”, u dhanë lajmet e para. Ishte denoncimi i një marrëveshjeje qeveritare, që lejonte marrjen e rërës nga gjiri i Gjipesë në bregdetin e Jonit, për ta dërguar në ishullin e Korfuzit. Një lajm ky që do të ndiqej nga shumë të tjerë. Po kështu morën jetë njëri pas tjetrit edhe programe e emisione, si: “Shqip”,...

Në shumë nga të përjavshmet rozë ky lajm është përçuar si 100% i sigurt, por vetë prezantuesja e dashur e ekraneve e mohon në mënyrë kategorike këtë thashethem për faqet e “Bluetooth”. Gjatë një bisede telefonike, Ami dhe bashkëshorti i saj Ermali e kanë mohuar lajmin për shtatzëninë e prezantueses. Çifti simpatik sqaroi se gjithë thashethemnaja u ngrit gjatë finales së “Këngës Magjike” ku prezantuesja u shfaq e veshur me një fustan të gjerë, prerja e të cilit linte shteg për aludime të tipit:...

U bë kohë që nuk e kishim parë të shfaqej në asnjë ekran që nga hera e fundit në Vizion Plus me spektaklin e Vera Grabockës “Dancing with the Stars”. Amarda Toska u kap nga paparaci i gazetes Shqiptarja pikërisht në prapaskenën e Kënga Magjike ku kishte shkuar për të shoqëruar bashkëshortin e saj Ermal Mamaqi. Vajza e njohur e ekraneve duket që kujdeset tej mase për paraqitjen e Ermalit, prandaj edhe është ngarkuar me çanta në të cilat gjendet i gjithë arsenali më të cilin u shfaq në skenë këngëtari...

Ishte vetem 10 vjece kur provoi per here te pare magjine e skenes dhe qe atehere vendosi te mos ndahej me prej saj. U rrit bashke me baletin dhe ndjeu se mund te guxonte akoma. Dhe nuk gaboi. Vendosi te braktiste pasionin e saj per nje tjeter dashuri. Duke marre rolin e prezantueses ndjehej ne toke te forte. Vendosi te braktiste pasionin e saj per nje tjeter dashuri. Duke marre rolin e prezantueses dhe moderatores ndjehet ne toke te forte, aq sa te mendoje se tashme profesionalisht ka hequr dore nga dashuria e saj e pare, baleti. Ne nje...

Ajo është një nga personazhet më në zë në Shqipëri. Gjithmonë e ëmbël, me një stil të veçantë dhe gjithmonë e përgatitur për atë që bën. Amarda Toska, ose Ami siç ne e quajmë, përveçse është një nga femrat më tërheqëse dhe më të bukura të Showbizz-it, është edhe një moderatore mjaft e zonja, ndaj dhe qëndron në majat ku është sot. “Trafik Vip” ka mundur të realizojë një intervistë ekskluzive me Amarda Toskën ku do të zbulohet jeta e saj private, planet dhe projektet më të afërta që...

Programi i “Dancing with the stars” i largoi nga publiku, por i afroi më shumë më njëri-tjetrin. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi, tashmë si një çift i martuar, menjëherë pas spektaklit i rikthyen intimitetin njëri-tjetrin me disa ditë qershori pushime në Paris. Dihet që stina e verës i gjen më të zënë me punë ndërsa organizojnë ceremoni martesash për të tjerët. Ndaj, Ami tregon se gjithsesi do të pushojnë sërish në Korfuz, duke menduar për rikthimin në spektaklin e kërcimeve sezonin e ri. Për herë të parë,...

Ajo i ka ngjitur dalëngadalë shkallët e karrierës, siç rrallë ndodh në fakt me vajzat e bukura që ndjekin rrugën e artit. Në fillim një balerinë profesioniste, showgirl e më pas prezantuese në një nga produksionet më të suksesshme në të gjithë botën, siç ishte “Dancing with the Stars”. Amarda Toska ka tashmë një profil publik, që e dallon nga të tjerat: balerinë, showgirl, moderatore si dhe një biznes-woman në karrierë. E për të gjitha bashkë, ajo tashmë është një personazh publik. Është shigjetuar...