Ajo nuk është një modele e “zakonshme” që po ngre karrierën në Amerikë, ku është shndërruar shpejt në një prej fytyrave më të preferuara të katalogëve. Alba Meçaj, veç faktit që ka një bukuri ekzotike që të tërheq si me magnet, po investon bindshëm për shkollimin e saj. E larguar prej vitesh nga qyteti i saj i lindjes, Fieri, në drejtim të “tokës së ëndrrave”, bukuroshja që ka sy të shkruar, por ngjan disi si aziatike, paralelisht me modelimin studion për Biologji. Po, po, Biologji, ndoshta një...