You Are Browsing ‘Agnesa Vuthaj’ Category
Eshte cilesuar nga mediat si Miss-i me i bukur, me inteligjente dhe me e komentuar nder vite. E gjithe kjo e ka nje “sekret”. Sukseset profesionale, origjinaliteti dhe pasioni per punen… jane disa nga pikat e forta te personalitetit te Agnesa Vuthajt, qe duket se jane reflektuar dhe e kane bere ate me te dashur per publikun shqiptar. E njohur me se shumti si...
Agnesa Vuthaj, pjesë marrëse në sfilatën më të jashtëzakonshme të organizuar mes shqiptarëve tregon eksperiencën e saj dhe përse kur je e bukur brenda e rrezaton edhe jashtë, qoftë edhe tullace. Ju morët pjesë në një sfilatë ku modelet sfiduan të gjitha me një look jo të zakontë, si tullace, më tregoni diçka më tepër mbi sfilatën? Sfilata kishte për qëllim ndërgjegjësimin e femrave për sëmundjen e kancerit. “Mbijeto hijshëm” ishte motoja e sfilatës së organizuar nga Afërdita Pacarada, ku edhe u...
Ka deklaruar shumë herë se është në pritje të njeriut që do t’i ndryshoj jetën. Dhe data 12 e këtij dhjetori duket se mund t’i sjell atë njeri. Bëhet fjalë për bukuroshen pejane Agnesa Vuthaj e cila tashmë datën 12.12.2012 mund ta vlerësoj si një datë mjaft të rëndësishme, edhe pse deri tani deklaroi se nuk e kishte shumë në qejf. “Unë që nuk e vlerësova si datë të veçantë “12.12.12”, sot në ora 12.12 mora një propozim për martesë! E befasuar!”, kështu ka shkruar Agnesa në Facebook, ndërsa...
Missin e Kosoves, Agnesa Vuthaj, e gjen Festa e Nentorit ne Manila te Filipineve. Ajo ka shkuar atje per te shoqeruar perfaqesuesen e Kosoves, Ajshe Babatinca, ne konkursin nderkombetar te bukurise “Miss Earth 2012″. Me sakte, Angesa udheheq Agnesa Vuthaj Association qe ka mundesuar perfaqesimin e Kosoves, per te pesten here, ne kete eveniment. Por aventura e saj nuk mbaroi vetem tek “Miss Earth 2012″, pasi ajo ka shfrytezuar rastin te bej nje jete ekstra aventuriere ne kete skaj te botes, duke festuar 100 Vjetorin...
Suksesi në karrierën e saj, po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, aq sa mund të thuhet se i ka prirë fati. Por Agne-sa Vuthaj këmbëngul se puna dhe vullneti për të ecur përpara bënë që modelja e njohur të arrijë deri këtu. Ajo tani e ndien veten më mirë se kurrë, pasi nuk është thjeshtë një modele por tani po merret edhe me organizime të spektakleve të bukurisë. Për disa vjet me radhë ajo ka organizuar edhe spektaklin “Miss Kosova” ku ka pasur mjaftë sukses. Gjithë këtë sukses ajo mendon...
Janë femra të njohura, të cilat i shohim vazhdimisht në skenë, televizione apo sipërmarrje të tjera artistike. Shpeshherë në intervista shprehen se jetën e tyre ia kanë kushtuar tërësisht artit apo profesionit të tyre. Koha është përherë e limituar, madje shpesh me dilema dhe sakrifica mes karrierës e familjes. Sot do të zbulojmë se si e kalojnë kohën e lirë disa nga personazhet më të spikatura dhe më të njohura për publikun. Shumë prej tyre kanë pasione për të cilat nuk kemi dëgjuar më parë, si piktura,...
Nëse një vit më parë, këngëtaret shqiptarë i zunë ethet e Lady Gaga këtë vit duket se virusin Gaga e ka zëvendësuar një tjetër me emrin Lana Del Rey. Shumë personazhe të njohura shqiptarë kanë nisur të imitojnë verbërisht stilin e veshjes dhe lookun e Lana Del Rey. Për këtë arsye, fotot e tyre duken si të jenë kopje të njëra tjetrës. Mes Lana Del Rey-ve shqiptare të kohëve të fundit janë personazhe si Agnesa Vuthaj, Kejsi Tola dhe Orgesa Zaimi fotot e të cilave po i publikojmë një e nga një. Bluetooth ...
Agnesa Vuthaj, e cila ka kaluar disa muaj të qetë gjatë këtij viti, ka filluar sezonin e vjeshtës me shumë angazhime. Në fillim të kësaj jave, ajo ka realizuar një sesion të veçantë fotografish, ku Vuthaj, fituese në “Miss Kosova 2003″ dhe “Miss Shqipëria 2004″, shfaqet shumë natyrale, aq sa mund ta krahasojmë edhe me një vazo me lule, ku duket se i shton edhe me shumë bukurinë buqetës së luleve që ka vënë në kokë. ...
Agnesa Vuthaj Association” ka filluar punën për të gje tur vajzën e duhur që do të shfaqë bukurinë kosovare në një nga spektaklet më të rëndësishme të bukurisë në botë. Tashmë është hapur konkursi publik për përzgjedhjen e përfaqësueses së Kosovës në “Miss Earth 2012″ që do të mbahet gjatë muajit nëntor në Manila, Filipine. Interesimi i vajzave nga Kosova për këtë ngjarje, duket të jetë i madh. “Vetëm një orë pas publikimit të konkursit kemi marrë rreth 25 aplikime”,...
Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Ndaj ka vendosur të jetë single derisa të takojë personin që do ta bindë se jeta në çift është më e bukur sesa kur je vetëm. Ama, kur gjendet në ndonjë dasmë, nuk i shpëton dot ngacmimit që i ndjell dalja e nuses nga shtëpia. Me kë jeton? Jetoj vetëm. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Vetë të qenit single është një ndjenjë shumë e bukur. Të kesh...
Agnesa Vuthaj është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Një vajzë mjaft e bukur, e cila rrezaton mirësi dhe zgjuarsi sapo e sheh. Në fakt Agnesa punon shumë për të arritur gjërat që ka, famën, statusin dhe pozicionin e saj në tregun mediatik. Ajo është e angazhuar në produksionet e bukurisë në Kosovë, por tregon se kjo verë ka qenë totalisht e saj. Mes punës dhe pushimeve, jetës private dhe asaj që nuk e mban dot larg syrit të të tjerëve, Angnesa tregon më tepër rreth vetes në këtë intervistë....
Përshtypja që u krijohet të gjithëve për dy vajza bukuroshe, Miss-e, është se mes tyre ka vetëm konkurrencë dhe rivalitet. Në rastin në fjalë ai mund të ekzistojë, por dy vajzat dinë ta përballojnë dhe të nxjerrin në pah anën njerëzore të tyre, duke lënë mënjanë të paktën në një fragment fotografik, protagonizmin. Kështu duket se ngjan, ndërsa shohim këtë pozë mes dy ish-Miss-eve, Agnesa Vuthaj, dhe Diellza Kolgesi. Ato japin pamjen e dy mikeshave të ngushta, ndërsa konkurrojnë me njëra-tjetrën...
Agnesa Vuthaj, bukuroshja kosovare këtë javë ka qenë në Tiranë. Por e mira që e solli Agnesën këtu nuk ka qenë ndonjë spektakël, por festa e inaugurimit të mikut të saj, Simone. Agnesa dhe Simone, vitin e kaluar u diskutuan shumë për një histori dashurie të lindur në “Dancing with the stars”. Kjo gjë asnjëherë nuk u vërtetua, duke shtuar përherë misterin rreth të dyve dhe marrëdhënies së tyre. Megjithatë, dashurinë e saj Agnesa nuk e shpreh me fjalë, por me vepra. Ajo ka udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës...
Qysh nga viti 2002 Shqipëria ka marrë pjesë në garën e bukurisë në “Miss Universe”. Ndërsa Kosova filloi të kishte përfaqësueset e saj si shtet vetëm në vitin 2008. Disa prej tyre kanë arritur të shijojnë famën përtej kufijve nga ky kompeticion, si Angela Martini apo Marigona Dragusha. Më poshtë do të gjeni të gjitha bukuroshet që na kanë përfaqësuar ndër vite si dhe jetën e tyre aktuale. Anisa Kospiri Në vitin 2001 bëhet një përzgjedhje e bukurosheve për të përfaqësuar vendin në kompeticionet...
Agnesa Vuthaj, bën pjesë në ato personazhe që sado të dalin nëpër gazeta a revista, nuk bëhen kurrë të mërzitshme. Sepse në mos me atë që thotë, fotot e saj tërheqin gjithmonë vëmendjen. I tillë është edhe seti që do të shoqërojë intervistën që bukuroshja ka dhënë për “Bluetooth”…Intervistë kjo, në të cilën ka mjaft gjëra për t’u lexuar. Angazhimet aktuale të Agnesës dhe dashuria. Politika dhe “Dancing With the Stars”. Për kë bëri tifo ajo këtë vit dhe marrëdhënia e shumëpërfolur...
Agnesa Vuthaj nuk ka të dashur. Këtë e ka thënë vetë bukuroshja, teksa për çudinë e të gjithëve ka pohuar edhe një fakt tjetër, që nuk e mban mend kur ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale. Ajo tek meshkujt vlerëson shumë sinqeritetin, ndërsa nuk ka frikë nga askush. Preferon ngjyrën e kuqe dhe e vogël ka dashur t’i ngjajë së ëmës. Hera e fundit që keni qeshur me shpirt? Sot. Cilat gabime toleroni? Ato që janë të tolerueshme. Tipari kryesor i karakterit tuaj? Sinqeriteti. Cilin virtyt vlerësoni...
Bukuroshja Agnesa Vuthaj preferon më shumë të përgatisë ushqim në shtëpi sesa të hajë jashtë. Kjo e klasifikon atë në një vajzë të mirë shtëpiake. Duket si një bukuroshe mendjemadhe, por nuk është e tillë. Sepse Agnesa Vuthajt zakonisht nuk ia ka ëndja të dalë dhe të hajë nëpër qytet sikurse bëjnë disa VIP nëpër Kosovë, por ajo preferon më shumë që të përgatitë në shtëpi. “Më shumë preferoj të ha në shtëpi, sepse ushqimi që e përgatis në shtëpi është më i shëndetshëm dhe më pak...
E zënë dhe e përfolur shumë nga mediat shqiptare, pasi që vitin e kaluar mori pjesë në “Dancing With the Stars”, Agnesa Vuthaj tani pritet të kthehet me projekte të shumta që pret t’i realizojë. Ndoshta e lodhur nga ato që ishin shkruar e thënë për të, bukuroshja kosovare kishte qëndruar afër një muaj jashtë Kosovës, përderisa në një bisedë për Express thotë se do të kthehet në Kosovë brenda shtatë ditëve. “Këtë fundvit vendosa të pushoj pak më gjatë se zakonisht. Kam qenë në Florida,...
Ish misi Agnesa Vuthaj nga Kosova, nuk ngurron kurrë të marrë pjesë në iniciativa me karakter humanitar, mjafton të kujtojmë këtu që ajo dëshironte të adoptonte pak kohë më parë një fëmijë nga Haiti, pas tërmetit të tmerrshëm që preku këtë vend. “Do shkoj të jetoj 8 muaj në Londër,” është shprehur së fundmi përmes rrjeteve sociale organizatorja e “Miss Kosovës”, e cila vjet mori pjesë edhe në spektaklin “Dancing with the stars Albania”. Na bëri shumë kuriozë arsyeja e largimit të saj,...
Valltari italian, Simone Pigliacelli pasi kishte vizituar shumicën e vendeve ekzotike në Shqipëri, ka zgjedhur që tani ta vizitojë edhe Kosovën. Mësohet se ai bashkë me Agnesën (partneren e tij të vallëzimit në Dancing With the Stars Albania) kanë vizituar liqenin artificial të Batllavës. Simone vazhdimisht ka thënë se i pëlqen bukuroshja kosovare, por ata kanë mohuar lidhjen në mes të tyre. Tani, pas Shqipërisë, italiani si duket ka vendosur që të vizitojë shumicën e vendeve turistike shqiptare. ...
Dancin with The Stars mbaroi por jo miqësia mes Agnesës dhe Simoenes, të cilëve duket sikur u ka mbetur ëmbël dhe njëkohësisht peng që nuk filluan një lidhje mes tyre. Ata të dy flasin cdo ditë në telefon dhe e pyesin njëri-tjetrin se çfarë janë duke bërë apo si e kaluan ditën dhe kjo të bën të besosh se ata të dy vërtetë ndjejnë diçka për njëri-tjetrin. Ndërsa SImone ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht do të vizitojë Shqipërinë. ...
Disa foto private nga Bukuroshja Agnesa Vuthaj dhe Balerini Italian Simone Pigliacelli. Fotot jane vendosur ne albumin e Agnesa Vuthaj te Galeria Shqiptare www.galsh.com. Prej 2 muajsh ne media te ndryshme flitet se Agnesa eshte e dashuruar me Simonen, po vete Agnesa dhe Simone ne intervista te dhena per revistat e gazetat ne shqiperi e kosove e mohojne nje fakt te tille. ...
Intervista/ I dashuruar me Shqipërinë, “Dancing with the stars” dhe Agnesa Vuthajn, si do të vijojë historia e “çiftit të bukur” të spektaklit të vallëzimit. “Për mua dhe Agnesën ndoshta nuk ka të ardhme…” Nuk mund të mos e nisnim intervistën me Simonen pa kuriozitetin spontan për të ardhmen e çiftit të bukur të “Dancing with the stars” që përgjatë rrugëtimit në këtë spektakël shijuan së bashku jo vetëm emocionet dhe fitoret, por edhe Tiranën. “Unë do iki në Itali, nuk di...









