Vdes në spital këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha)

Posted on Feb 28 2011 - 12:14pm by Berni

Këngëtarja Emmy që u aksidentuar dy ditë më parë nga një biznesmen ka gjetur vdekjen sot në Spitalin Ushtarak.

Klicken für Bild in voller Größe

Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e arti Emmy,  kish marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë që policia ka arrestoi dje biznesmenin që e goditi atë me makinë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje.

Personi që e goditi atë më makinë është një biznesmen kosovar, i cili më parë ka qenë i dashuri i saj. Ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi biznesmeni kish marrë vesh së këngëtarja ishte lidhur me një person tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare.

Sipas policisë personi i arrestuar është Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen i njohur në fushën e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë.

Këngëtarja nga fshati Rehovicë e Skraparit, me banim në Sauk të Tiranës, mori plagë të rënda nga aksidenti dhe deri dje në mbrëmje vonë ndodhej në gjendje të rëndë dhe ishte në rrezik për jetën.

Sipas policisë, Kelmendi dyshohet se në gjendje të dehur, përplasi me veturën tij “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo këndonte, me një vajzë tjetër ndërsa kishte braktisur këngëtaren. Incidenti ndodhi të shtunën duke u gdhirë dita e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”, menjëherë sapo Kelmendi kishte shkuar me një vajzë në lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte këngëtare e lokalit dhe këndonte aty live për gjatë fundjavave.

Në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do të këndonte mbrëmjen e të shtunës, mbërriti edhe ish- i dashuri i Hidershës, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqërohej nga një vajzë tjetër shumë e hijshme, e re me të cilën sipas burimeve të policisë ai tashmë kishte filluar një marrëdhënie të re, pas ndarjes me Emmy-n. Për orë të tëra sipas burimeve të policisë besohet se 47-vjeçari Kelmendi, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.

Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t’u larguar me veturën e biznesmenit, një “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t’iu shmangur vajzës “VIP”, me të cilën ai kishe pasur lidhje.

Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj.

NOA

60 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. blerta 05/03/2011 at 13:38 -

    me vjen keq per këngetaren Emmy se me ka pelqyer shum

  2. MELISA 06/03/2011 at 14:58 -

    EMMY KA QEN KENGETARE SHUM E MIR

  3. Vjollca 07/03/2011 at 16:49 -

    OOOO e kom desht shum teperEMYN qa kom bo tu kajt per to..shum mu ka dhimt ishalla HAZIZ KELMENDIT i dhajn burg te perjetshem ( me vdekje) ishalla:@:@

  4. veneta 07/03/2011 at 23:10 -

    burg te perjetshum e kisha lan ose me vdekje

  5. fatlinda 14/03/2011 at 07:54 -

    o dre mu ka dhimt shum po aj i poshter haziz kelmendi i poshtri si e ka muy ku ska pas aj me dek e jo emmy

  6. Emmy te duam 31/03/2011 at 10:12 -

    pse ajo duhet te vdiste keshtu? pse? pse zoti duhet ta mirte? me mire te vdisja une… <3

  7. rozi 20/09/2011 at 17:49 -

    me vjen shum shum shum keq edhe sot mbas gjith ketyre muajve per humbjen e kesaj kengetareje fantastike dhe kaq te re ne mosh… un kam qar kur e kam marr vesh edhe sot mallengjehem akoma shum… jam e mendimit se pergjegjesi per kte tragjedi duhet te rrij gjith jeten ne burg

  8. Georgia Gia 27/02/2012 at 02:29 -

    perse ti?????? perse!!!!!!! Emmy te dua per gjithmone!!!!!!!!!!!!!! te kam ne mendje!!!!! gjithmone jeton per mua….te kam ne zemer!!!!!!! TE DUA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. enxhi 15/03/2012 at 14:22 -

    ajo ka qene dhe do te mbetet nje nga kengetaret me te mira me nje ze fantastik. ajo nuk e meritonte kete fund. emmy te duuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuua shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume s’do te harroj asnjhere…….

  10. Giovanni Thornburg 06/04/2012 at 03:04 -

    I don’t even know the way I stopped up here, however I believed this post was great. I do not understand who you might be however certainly you’re going to a well-known blogger in the event you aren’t already ;) Cheers!

Leave A Response