Vanesa Krasniqi dhe Dardana Sokoli, dy shqiptare në Deutschland Sucht den Superstar (DSDS)

Posted on Feb 5 2012 - 2:03pm by Berni

Vanesa Krasniqi që impresionoi Gjermaninë në Supertalentin e vitit 2008, është kthyer sërish në skenë. Këtë herë në një skenë më të madhe, atë të show-t më të ndjekur Deutschland Sucht den Superstar (DSDS).

Vanesa është një prej konkurrenteve më të forta dhe është pjesë e 36 konkurrentëve që kanë udhëtuar për në Maldive për fazën e ardhshme të spektaklit. Kryetari i jurisë, Dieter Bohlen ka thënë se është një gjë e mrekullueshme që Vanesa ka pritur të mbushë moshën për të marrë pjesë në DSDS. Ajo ka impresionuar me interpretimin e “One Night Only”.

Dardana Sokoli eshte nje tjeter konkurente që bëhet pjesë e spektaklit të madh gjerman, Deutschland Sucht den Superstar (DSDS). Dhe është me fat që në fillim të garës. Juria kishte përzgjedhur 35 kandidatë që do të shkojnë në Maldive për pjesën tjetër të spektaklit. Dardana nuk ishte në mesin e tyre, derisa njeriu kryesor i jurisë, i famshmi Dieter Bohlen nuk shokoi të gjithë.

“Kemi vetëm 35 bileta, por unë dua të paguaj personalisht për ty, sepse ke kënduar në mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Bohlen.

Leave A Response