Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Qetsor Ferrunajn, i akuzuar për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Ferrunaj u bë personazh i njohur pasi fitoi çmimin e madh të “Big Brother 2″. Prokuroria i kërkoi dje trupit gjykues vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të Ferrunaj, si dhe marrjen e masës së sigurisë me detyrim paraqitjeje për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.
Sipas akuzës, shtetasi Qetsor Ferrunaj ka marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit. Sipas Prokurorisë, ky veprim është i paligjshëm dhe i dënueshëm, pasi kemi të bëjmë me vjedhje të pronës publike të mbetur në tentativë. Mbrojtja kërkoi dje vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit të klientit të tij, pasi nuk kemi të bëjmë me kryerjen e një vepre penale.
Ndërsa gjykata vendosi pranimin si të ligjshëm të arrestimit të Ferrunajt, si dhe masën me detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore sa herë të thirret prej saj. “Nuk kemi të bëjmë me veprimin e vjedhjes, pasi ai nuk e ka kryer vjedhjen. Ferrunaj ndihmoi të heqë një pjesë tubacioni të kthyer në hekurishte në pronën e një bashkëfshatarit të tij.
Bashkëfshatari i tij i kishte kërkuar ndihmë për të hequr këto mbetje në pronën që e kishte marrë në bazë të ligjit 7501, sepse e pengonin për të punuar tokën, por edhe për faktin se Qetsori kishte hapur ditët e fundit një pikë për grumbullimin e hekurishteve. Bashkëfshatari i tij ishte i moshuar dhe s’kishte mundësi t’i largonte nga prona e tij”, u shpreh avokati i Ferrunajt dje në seancën gjyqësore.
Sipas tij, Qetsori kishte marrë tre punëtorë për të hequr tubat e amortizuar, pa qenë në dijeni se ata ishin në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. I akuzuari nuk është pyetur në sallën e gjyqit nga trupi gjykues, pasi u shpreh se ishte dakord me fjalën e avokatit të tij. Gazeta Panorama

PO TI O QETSOR JE NDALUAR DISA HERE PER VEPRIME JO TE HIJSHME,PO S’KE FAJ TI QE KE QENE JE SE TOPI TE BERI TE FAMSHEM KJO ESHTE PROBLEMI I TYRE .PO TI NUK ISHE PER ATE PUNE.TI DUKESHE QARTE SE ISHE DINAK.
pse vjedhes esht ky……