Tuna per Presidente!

Posted on Oct 2 2010 - 8:37am by Berni

Disa kanë qejf ta thonë me fjalë, disa me këngë e disa me Facebook. Kështu ka vepruar këngëtarja e njohur Tuna, e cila para pak ditësh iu prezantoi fansave të saj, premtimet e fushatës presidenciale. Mesa duket këngëtarja për një moment vendosi të tregojë se cilat do të ishin ndryshimet që ajo do të sillte nëse do të vinte në pushtet… e çfarë ndryshimesh se!
Klicken für Bild in voller Größe

Shoku Topi mbaj shënim! Tuna, seriozisht apo jo, i kishte kushtuar shumë kohë këtij plani elektoral, i cili përbëhet nga 14 pika!!! Normalisht ne nuk shkalluam ti postojmë të gjitha, por po ju sjellim ato më interesantet. Unë Tuna, sot publikoj programin tim për të konkurruar si presidente e shtetit te Kosovës. Nëse votoni për mua, qytetarëve do tua ofroj këto kënaqësi:

1) Ligjin mos punësu gazetarë jokompetent dhe gazetarë që shkallën e inteligjencës mundesh me ua u mat me shkallë të Rihterit! (Dëgjuat jo të Dhëmblusë dhe panoramës turke. Me ju e ka se Rihteri e provu me u mat me ne e nuk mundi. Gallatë)

2- Mi ndjek penalisht, nëse publikojnë nëpër media llafe tkanagjegjave. (Shumë të drejtë ka! Bile, dëmin me gjuajtje me gurë si në Iran. Gjithashtu të dënojnë dhe ata që i lexojnë.)

5) Në hyrje të qytetit me pas KPM (kabina për masturbim) edhe asnjë katunar mos me lon me hi pa kry punën paraprakisht që ku t´hyn në qytet me qen i qetë, i kujdesshëm, mos mu frustru edhe mos mi çfirat femrave e mi nguc verbalisht. (Normale! Asgjë nuk thotë më mirë Mirëserdhe në Prishtinë! se një tufë katunarësh tu masturbu në hyrje të qytetit!)

11) Me i legalizu shtëpitë publike, pasi që osht në favor të popullatës në krejt mënyrat. Me aktin e legalizimit bijn qmimet edhe osht e kapshme për seicilin idiot me pagu. Në kët mënyrë i hjeket nervoza, frustracionet, jon ma trespektueshëm, ulet numri i dhunimeve, flejn ma mirë! (Ne ju propozojmë që të bashkëpunoni me prostitutat e Tiranës tek ish-gropa dhe së bashku të përhapni sa më shumë sëmundje seksuale që të mundni. Kështu treçerekut do t’i bie përtokë ene lum si ne që do të kemi pesë femra për kokë.)

13) Legalizim i mariHuanës. Përqindje e madhe e trive po nrehin bari, të tjerët po kullotin, kshtu që jemi në valë të njëjtat! Pse mos ta legalizojmë pra? (Shumë vonë qenka me këtë ligjin. Në Shqipëri që në komunizëm ka thënë ai rahmetpasti Dhe bar do të hamë…, po do ti që nuk funksionon ashtu siç mendohej! 20 vjet më vonë tu ngrënë bar, kanë fillu me pëllit të gjithë lart e poshtë.

Sh2

Leave A Response