Spektakli i bukurisë “Miss & Mister Albania”, ka shpal lur mbrëmjen e djeshme fituesit. Aktiviteti më i rëndë-sishëm i këtij lloji në vend ka dhënë çmimet e para për tre prej të rinjve, në kategori të ndry-shme. Ersela Kurti u shpall “Miss World Albania”. Ajo Do të për-faqësojë Shqipërinë në kon-kursin ndërkombëtar “Miss World”. Bukuroshja Adrola Dushi u shpall “Miss Univers Albania”. Ajo do të përfaqësojë Sh-qipërinë në konkursin “Miss Universi”. Ndërsa Geraldo Biba u shpall “Mister Albania” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin “Mister Universi”.
Miss dhe Mister Albania është një prej spektakleve më të suk-sesshmit ne hapësirën sh-qiptare. Spektakli dhe ceremo-nia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet ditën e hënë në Televizionin Klan. Çmimet Vitet e fundit për arsye të ndry-shme realizimi i këtij evenimen-ti televiziv nuk ka qenë i përvit-shëm. Këtë vit, Vera Grabocka bashkë me Alketa Vejsiun dhe stafin e Televizionit Klan do të rikthehen për të përzgjedhur va-jzën dhe djalin më të bukur të Sh-qipërisë. Për vajzat do të u ndanë 2 çmime: Çmimi i parë është “Miss Universe Albania”. Fituesja do të shkojë në këtë konkurs ndërkombëtar mes 120 shteteve, ku producent është Donald Trump. Çmimi tjetër “Miss World Albania” me produ-cente Gulia Moore, prej disa vitesh ka edhe përfaqësuesen e Shqipërisë mes 125 shteteve.
“Mister Albania” do të shkojë në “Mr World”, konkursi më i madh botëror për djemtë. Ndërkaq si-pas mediave, agjencia Elite Model Paris do të akordojë 2 çmime për vajzën dhe djalin më tërheqës për fotokamerat. Kjo agjenci ka qenë për shumë vite shtëpia e Claudia Shcifer dhe Kate Moss, me një kontratë të lak-muar nga mijëra të rinj nga e gjithë bota, vajza dhe djali që do të fitojnë këtë titull do të ndry-shojnë jetën e tyre.
CMIMET
Ersela Kurti, Miss World Albania
Adrola Dushi, Miss Univers Albania
Geraldo Biba, Mistër Albania


Perher Aziatike perzegjedh ai Fadil Berisha. Nuk po them qe jane te shemtuar apo ndonje gje, por nuk perfaqsojne Shqiptaret, qe jane te bardhe.