Google do të blejë Motorolën për 12.5 miliard dollarë. Marrëveshja bëhet e ditur në një komunikatë nga gjiganti i motorëve të kërkimit.
Marrëveshja mes dy kompanive pritet të finalizohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2012. Tani pritet që Android-i, telefoni i prodhuar nga Google të bashkëpunojë me Motorolën për prodhimin e telefonave të rinj.
Në fillim të këtij viti kompania për prodhimin e telefonave mobil u ndan në dy kompani. Motorola një kompani me aktivitet 80 vjeçar dikur shumë e suksesshme ka shënuar rënie vitet e fundit pasi para saj kanë kaluar Apple, Samsung dhe HTC. /shekulli