Pas botimit të historisë së Denisit, Arkimed Lushaj bën thirrje për qetësi dhe rrëfen si nisi konflikti që ka ndezur gjimnazistët. Ajo që ka ndodhur me ta i ngjan një skenari filmi. Ngjarjet më tronditëse janë zhvilluar në orët e vona të natës në lagje dhe lokale të ndryshme të kryeqytetit. Makina, krisma armësh, grushte, shkopinj, thika, kanë qenë sendet që janë përdorur më shumë. Protagonistët kryesorë janë Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku).
Ndërsa të tjerët janë qindra adoleshentë në gjimnazet e Tiranës dhe jo vetëm, ata mbështesin dy “liderët” e grupeve “OTR” dhe “TBA”. Kanë filluar të merren me muzikë dhe kjo ka sjellë përplasjet mes tyre. Përplasje këto që u kanë rrezikuar të gjithëve disa herë jetën. Një fans i tyre, Denis Dollapi, gjendet në gjendje kome pas një plagosje të rëndë në prill të këtij viti. Sipas Stresit, lufta filloi në botën virtuale, në internet dhe në sitet e ndryshme sociale, dhe më pas gjithçka zbriti në terren në botën reale, ku gjërat nuk ndodhin më me një të shtypur tastiere, por me… armë. Pas botimit të historisë prekëse të Denisit në Shekulli, kemi kontaktuar të dy pjesëtarët e grupeve, të cilët thonë se janë munduar t’i sheshojnë këto konflikte, por asgjë nuk ka funksionuar. Sot është vetë Stresi ai që bën thirrje për mospërfshirje të adoleshentëve dhe fansave në këtë situatë. Në këtë intervistë për Sh2 në Shekulli, ai u drejtohet fansave me fjalët; “ju lutem rrini jashtë kësaj historie.. Ju them të dëgjoni muzikë dhe jo të veproni. Në asnjë mënyrë!”
Pse mendoni se shkoi puna deri në këtë sherr që po i kushton jetën shokut tuaj? Ai po luan mes jetës dhe vdekjes…
Sherri ka nisur 2 vjet më parë, ku askush s’e kishte idenë se çfarë ndodhi vërtetë mes meje dhe rivalit tim (Noizy). Kështu 2 palët e fansave filluan të kuptonin vërtet sherrin dhe ishin në dijeni të ngjarjeve që ndodhnin. Por, di të them që kjo ngjarje arriti deri këtu për budallallëqet e dy palëve dhe të nxituara, dhe në rastin konkret një fans i pafajshëm, një djalë i pafajshëm, një vëlla i pafajshëm ndodhet në koma, për shkak të kësaj historie.
Ju keni shkuar ta vizitoni atë?
Unë Denisin e kam vizituar 2 herë në spital, pasi kam parë gjendjen e tij shumë-shumë rëndë dhe besomëni nuk kam rezistuar dot më shumë se 5 minuta të rrija dhe ta shihja në atë gjendje ku nëna e tij i thërriste dhe i thoshte: “Denis, shpirti mamit të ka ardhur Stresi, hapi sytë”.
Ju e njihnit më parë këtë djalë?
Denisin e njoh familjarisht, vjen nga një familje shembullore. Denisi ka qenë pjesëmarrës në çdo koncert tonin, ka qenë një fans si çdo adoleshent i rrymës hip-hop .
Keni shpresa që ai të jetë sërish Denisi i dikurshëm?
Me vetëbesimin e plotë, me dëshirën time dhe të të gjithëve që e njohin Denisin ka një karakter të fortë, një zemër që rrallë djalë e ka. I lutem Zotit ta rikthejë Denisin e dikurshëm, besoj në mrekulli.
Po me familjen e tij keni folur?
Nga familja e Denisit kam folur me të atin kur ndodhi incidenti dhe kur e kam vizituar nuk gjeja fjalë çfarë të komunikoja, ishte moment shokues.

Ju me thatë se në shkolla ka “plasur sherri”, na tregoni, çfarë po ndodh mes adoleshentëve dhe fansave?
Mes shkollave ka pasur shumë, shumë sherre mes të rinjve që duan hakun e Denisit dhe që do t’i kundërvihen grupit rival, por unë ju lutem që të rrinë jashtë kësaj historie, pasi jam unë ai që di si t’i shkoj deri në fund, dhe ju them të dëgjojnë muzikë dhe jo të veprojnë, në asnjë mënyrë.
Unë i kuptoj se ka edhe diçka peng në këtë përleshje që mbahet nga ana e atyre, ose më saktë kanë bërë një gjest shumë të pabesë dhe nuk i falet kurrë. Rasti me i fundit ka qenë natën e Halloween-it kur grupi rival mundohet të provokojë dhe presin me padurim reagimin tonë. Është një lojë që ata e luajnë bukur, por di të them që nuk biem pre e saj.
Pse nuk i jepni fund kësaj historie dhe gjithsekush të shikojë punën e vet, kaq urrejtje keni me njëri-tjetrin?
Kësaj historie 2 herë i kemi dhënë fund dhe nuk ka funksionuar. Gjithmonë kam parë punën time, por intrigat e tyre, lojërat e tyre nëpër “youtube” janë shumë provokuese revoltojnë, frymëzojnë deri në atë pikë sa nuk ka më durim dhe kjo gjë ndodh shpesh.
Ju thoni se ky sherr nuk ka filluar për xhelozi profesionale, po për diçka private. A nuk mendoni se ka ardhur momenti të na tregoni si filloi kjo histori?
Ka nisur për xhelozi profesionale të jem realist, pastaj ka kaluar shumë-shumë private. Na erdhën disa informacione që “Noizy” ka bërë një këngë dedikuar një shokut tonë dhe ne kërkuam ta takonim dhe na tha: Ju jeni njerëzit e fundit në këtë botë që unë t’ju bëjë këngë juve, ne duhet të mblidhemi të rrëzojmë rivalët e tjerë jashtë Shqipërie”. Këto kanë qenë fjalët e tij dhe jemi larguar paqësisht, mbas dy jave del kënga që na premtoi që s’do e nxirrte, kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta si ka nisur.
Çfarë ndodhi me ju më pas, në ditën në vijim?
Në ditët në vijim ndodhën sherre, fyerje banale nëpër muzikë, gjendja u revoltua kaloi në personale, madje në të shtëna armësh në orët e vona. Ishte me të vërtetë një botë shumë ndryshe nga çka e mendoni. Por, di të them, jemi me fat si ne si ata që jemi gjallë, sepse është e lehtë të vrasësh dikë, por pasojat janë të rënda.
Si po shkon muzika…?
Unë po i përkushtohem shumë-shumë muzikës kohët e fundit, startoj një turne kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Do të jem nëpër skenat shqiptare duke performuar dhe kjo gjë më bën të ndihem mirë për momentin.
Shekulli

ky eshte turppppppppp……… me vjen shume keq per kete djalin uroj qe zoti ta sheroje sa me shpejt ket engell se nuk ka faj ( fundja adoleshent ….stressi dhe noizy stopppppppppppp na e cpifet me keto budalliqe…
sopt stress mos u shty me te fort se a pe sheh qka i gjen adhurus e tu Noizy the best just next
i uroj sherim denisit…
Sa më shpejtë munde Noizyn ore Stresi të gjithë e dim se ti je më i forti.Jepi.
ma i forti ashte stresi dhe e pershendesim nga tropoja por mendoj qe dia gjera si kenget me fjale banale nuk duhet ti perdore dhe fansat mos te veprojne ne kete menyre.1-banda butuesi-stresi gazepi dmc eleminimi dhe gjithe te tjeret se ka shume.
me vjen shume keq per denisin por duhet ti meret haku unre jam fansi numer 1 i stresit por ndothem larg e skam cbej por do vije nje dite he une do ti bashkohem bandes butuesi (tba) fuck (otr)
stresi eshte aq legen sa thote qe e ka adhurs denisin,kur denisi eshte kushrini i shokut te ngushte te stresit kryetarit te vertet te banda butuesit jo tba se tba-ja ska lidhje fare me stresin o gazetar qe ja fusni kot me ato qe shkruni
Uroj qe ky engjull te sherohet sa me shpeitt..