15 dhjetori është dita e shënuar për shqiptarët, shënon përmbushjen e aspiratës historike të lëvizjes së lirë.“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u bërealitet nësajë të kontributit 20-vjeçar të Partisë Demokratike, forcës politike që shembi diktaturën dhe udhëhoqi kursin më tëgjerë të reformave drejt integrimit në hapësirat euroatlantike.
Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të cilëve nuk i duhet më një vizë për të lëvizur të lirë në mbarë Evropën do të festojnë me një koncert madhështor sot në orën 17:00 në Sheshin “Nënë Tereza”. Koncerti madhështor do të ketë performancën, e atij paraardhës, pasi do t’i dedikohet të rinjve shqiptarë, të cilët janë përfituesit më të mëdhenj të heqjes së vizave. Organizatorët ende nuk bëjnë të ditur detaje mbi zhvillimin e organizimin e këtij koncerti madhështor, por atmosfera festive do të shoqërohet nga efekte speciale të botës hi-tech, të cilët u përdorën në koncertin festiv të nëntorit. Ky festim do të vijë në të njëjtën ditë kur shumë shqiptarë do te udhetojne pa viza në mbarë Europën. Nga stafi organizativ mësohet se janë kontaktuar këngëtarë shqiptarë dhe të huaj për të marrë pjesë në këtë event festiv për liberalizimin e vizave.
Duke e konsideruar lëvizjen e lirë si hapin më të rëndësishëm për shqiptarët në këto 20 vjet, organizatorët do të japin maksimumin për të nxjerrë diçka spektakolare për të festuar këtë arritje të madhe. Në skenën e koncertit, i cili do të ideohet krejt ndryshe me një skenografi të veçantë, do të shoqërohet me ekrane të shumta dhe me ndriçim shumëngjyrësh. Pjesa e teknologjisë së lartë kompjuterike e cila do të përdoret në këtë koncert, ndriçimi dhe muzika do të bëjnë diferencën. Nuk do të kursehen as fishekzjarrët apo çdo lloj tjetër aksesori për një festë madhështore si billborde, postera, flamuj etj. Në këtë festë madhështore nuk do të mungojë as fjalimi i rastit i arkitektit të kësaj arritje historike, Kryeministrit Sali Berisha.

rrofte partia demokratike ne krye me sali berishen per kete dite qe beri per gjithe shqipetaret e shqiperis
Bravo Berishaaaa,,,je i paarritshem!!
urime urime te gjithve diten e evropne kjo dit per ne esht e veqant………