SKANDAL / 100 familje në Fier nuk e dinin se kishin toka, i njofton TAP-i

pronatU njoftuan se do të kompesohen për tokat ku do të kalojë TAP, por nuk e dinin se i kishin këto prona.

Banorët e fshatit Grecalli protestuan përpara komunës Qendër në Fier duke kërkuar sqarime për atë që e quajnë një mashtrim nga kreu i komunës, Harrilla Mile.

 

100 familje rezultojnë me toka nga ligji 7501, por prej 20 vjetesh nuk ishin në dijeni e për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie.

Zbulimi është bërë 2 muaj më parë kur TAP, bazuar në të dhënat e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, u ka dërguar njoftime për të proceduar me kompesim financiar.

Nëse nuk gjejnë zgjidhje, do të zaptojnë tokat me forcë.

Por per komunën, fakti që këta fermerë rezultojnë pronarë në hipotekë, është një mister.

Në regjistrin kadastral të ZRPP rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynymë për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli, me  afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>