Janë bërë publike rezultatet e kandidatëve të cilët janë kualifikuar për në garën finale për të përfaqësuar Zvicrën në Eurosong 2012.
Por fatkeqësisht janë eliminuar të tre shqiptarët që shpresonin të ishin pjesë e kësaj gare. Shanset për ta edhe ashtu ishin shumë të vogla, pasi në këtë konkurrim ishin 217 këngë që kandidonin, dhe nga këto janë nxjerr vetëm 4 këngë finaliste.
Kënga e Valtonit dhe Albanës ishin pop dance, këngë të cilat nuk adhurohen nga publiku zviceran. Po me këngë të njëjtës rrymë ishte edhe Genta vitin e kaluar në ketë gare, kur edhe ajo nuk arriti te kualifikohej.
Për Orgesën ishin shanset më të mëdha, pasi kënga e saj u pëlqye shumë dhe ishte një kënge e freskët. Orgesa e kishte shkelur skenën e Eurovizionit në vitin 2009, si zëri i dytë i Kejsi Tolës.
Për t’i shikuar finalistët të cilët do të shtyhen për të përfaqësuar Zvicrën në garën më të madhe të këngës në Evropë, klikoni këtu
