Rovena Stefa: U bë kohë që nuk kam thënë “Të dua”

Posted on Jul 3 2012 - 10:39pm by Berni

Edhe këtë verë është zhveshur dhe ka treguar që ka forma shumë të mira trupore. Por Rovena Stefa nuk e çmend publikun vetëm me sensualitetin e saj, por edhe me këngë, klipe e projekte muzikore shumë interesante. Një album live për dasma me këngë popullore dhe disa hite të zgjedhura të saj, duet me këngëtaren për fëmijë Sala Jashari (mbesa e familjes së legjendarit Adem Jashari), koncerte të shumta në bregdetin shqiptar, si dhe një fotosesion të nxehtë, këto janë vetëm disa nga angazhimet e Rovit për këtë verë.

Por si duket këto nuk e kënaqin këngëtaren, e cila për një kohë të gjatë nuk ka thënë ”të dua”. Se çfarë flet në këtë intervistë ndryshe, lexoni në vazhdim…
Kur ke thënë për herë të fundit të dua?
Hmmm, ka kohë.
Cila është gjëja më ekstravagante që ke blerë?
Një pallto e gjatë që ishte shumë e shtrenjtë.
Çfarë të pëlqen më shumë te vetja?
Po të jetë nga ana fizike, sytë, ndërsa nga përmbajtja e karakterit nuk di të them, por modestia.
Kur ke qarë për herë të fundit?
Nuk e mbaj mend, përpiqem t’i përballoj të gjitha emocionet e forta dhe përmbahem të mos qaj. Qarja është në nivelin zero të kurbës së lumturisë, prandaj e evitoj sa të mundem.
Çfarë mund të të nxjerrë nga vetëpërmbajtja?
Kur kam përballë njerëz pa logjikë.
Kë ke idhull në muzikë?
Ardit Gjebrenë.


Numëro 5 ushqime që di t’i përgatisësh më mirë.
1.Lloje të ndryshme spageti 2. Fileto pule me salca të ndryshme 3. Rizoto të ndryshme 4.Tortë me çokollatë e fruta pylli, torta me vanilje e krem pastiçerie 5. Tiramissunë më të mirë në botë. Në fund, një ftesë për t’i provuar ushqimet e mia, redaksisë së “Panoramës”. Në fund të fundit u nevojitet pak ëmbëlsirë Rovene. Ju uroj suksese në këto ditë të nxehta vere!

Pas këngës “Djepi”, realizon duet me mbesën e familjes Jashari
Pas publikimit të videos ”Djepi”, Rovena Stefa është duke përgatitur për fansat e saj një tjetër këngë, por këtë radhë në duet me këngëtaren e re, e cila ende këndon këngë për fëmijë, Sala Jashari. Kënga do të lançohet së shpejti, ndërsa ata që nuk e dinë, Sala është mbesa e familjes legjendare të komandatit Adem Jashari, e cila e ka trashëguar emrin nga gjyshja e saj që është vrarë nga forcat serbe gjatë ofensivës ushtarake ndaj familjes Jashari në Prekaz të Drenicës. Ky është një projekt i ri i Rovenës dhe i pari në bashkëpunim me një këngëtare të re e cila premton shumë. Ndërsa për këtë verë ajo është në përgatitje të një albumi ”live”, që do të titullohet ”Gëzimi i dasmave”, ku do të jenë të përpunuara këngët e saj më të njohura, por edhe këngë të ndryshme të zhanrit popullor.

BLERAND REXHEPI  PANORAMAPLUS

Leave A Response