Rooney lyen makinën për t’u dukur e re

Posted on Jan 30 2011 - 12:45am by admin
Categorized as
14
Tagged as

Ylli i Manchester United-it, Wayne Rooney, në pamundësi për të blerë një makinë të re, i dhuroi vetes një gëzim duke ndryshuar ngjyrën e Range Rover-it të tij të vjetër.

Në numrin e sotëm, “The Sun” ironizoi me futbollistin që fiton 200 mijë stërlina në javë, por që nga ana tjetër ka një reputacion si dorështrënguar.

Pavarësisht se ka aq para sa të blejë një flotë të tërë me Range Rover-a, Rooney ndryshoi vetëm ngjyrën, në një përpjekje për emocione të reja në drejtimin e makinës.

Në fakt, ai u paraqit në fushën stërvitore të Manchester-it me një makinë krejtësisht të bardhë, ndërsa Range Rover-i i tij “i vjetër” kishte ngjyrë metalike. Megjithatë, pas një inspektimi më të kujdesshëm, mund të kuptohej se makina ishte po e njëjta. /top channel

Leave A Response