Robert de Niro deklaron: Jam shqiptare!

Posted on Feb 21 2011 - 7:38am by Berni
Categorized as
69
Tagged as

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.

Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, ne do të përpiqemi të zbulojmë në vijim diçka më shumë nga rrënjët e tij. Standard

2 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. doni 21/02/2011 at 07:52 -

    …kur e degjova kete lajm te bukur
    u ndjeva aq mire se akoma ka njerez me vlera
    qe tregojn me krenari / thjeshtesi preardhjen e tyre…
    kjo tregon se Shqiperia edhe pse vend i vogel ne hart
    nuk mund te behet e vogel nga historite qe mbart..
    me erdhi aq inat qe ajo piliveska italiane kur perktheu
    nuk e tha kete fakt
    kur ROBERTO tha :I HAVE ALBANIAN BLOOD!!!
    Por italianet harrojn se jan vet Shqipetare
    madje e kam degjuar ne nji dokumentar italian kur thuhej
    qe ne italianet mos valle jemi edhe pak Shqipetare?!
    PERSHNEDETJE NGA TORONTO!

  2. wrong 24/02/2011 at 04:46 -

    De Niro nuk ka prejardhje shqiptare!

    Legjenda hollivudiane Robert De Niro nuk ka thënë se ka prejardhje shqiptare gjatë intervistës në Festivalin italian Sanremo, porse fjalët e tij janë keqinterpretuar.

    Gjatë intervistës, De Niro ka pranuar se ka prejardhje italiane, franceze, holandeze, irlandeze dhe gjermane, porse nuk ka thënë se ka gjak shqiptari ashtu siç u paraqit në mediat shqiptare.

    Momenti i keqinterpretimit ka ndodhur kur De Niro ka thënë: “Në shumë vende, madje edhe në Evropë dhe në kulturat më të vjetra ku ka vetëm një grup të qëndrueshëm… Edhe ata kanë ndikime të kulturave të tjera, si në Itali që ka… Ju keni sicilianë të bardhë, shqiptaro-italianë”. /Telegrafi/

Leave A Response