Ende nuk është zyrtare, por “Sky Italia” bën të ditur se Kaka është fituesi i “Topit të artë 2007” (2007 Golden Ball). Çmimi prestigjioz, i dhënë nga revista franceze “France Football”, këtë vit ka përmasa më të mëdha, pasi fituesi konsiderohet edhe si “Futbollisti botëror i vitit (World Footballer of the Year) dhe vendoset nga vota e një paneli të madh të gazetarëve profesionistë. Ishte klubi i tij, AC Milan, burimi i këtij informacioni. Kuqezinjtë u informua të merrte masat e duhuara për të lejuar përgatitjet për praninë e Kakasë në ceremoninë prestigjioze. “Sky Italia” në një emision të saj publikoi edhe lajmin e madh: “Kaka është fituesi i ri i “Topit të artë”, ndërsa Milani është duke bërë përgatitjet e duhura për lojtarin i cili do ta marrë çmimin në Japoni”. Është ende a panjohur sesa vota ka marras Kaka dhe se kush do të renditet në vendin e dytë dhe të tretë, nga lista prej 50 sportistësh.
Albania-sport