Pse Blero nuk do që të flasë për veten?

Posted on Feb 8 2011 - 3:35pm by Berni

Harroj çdo lodhje pranë buzëqeshjes së Tarës


Meqenëse në vitin e tij kalendarik muaji janar është muaji në të cilin prezantimet ‘live’ janë thuajse pasive, këngëtari Blerim Muharremi – Blero pikërisht këtë muaj ua dedikon krijimeve të reja e klipeve, që për të gjithnjë paralajmërojnë një vit të ri. Këtë fakt e bëri të ditur edhe tani, kur qysh në fillim të muajit shkurt Blero e pa të udhës të dalë me diçka të re. Është një klip që ka plotësuar krijimtarinë e tij muzikore, ndërsa kënga në fjalë ka ardhur në bashkëpunim me grupin “Freax”. Gjatë një interviste për “Infopress”, Blero rrëfen detaje nga klipi i tij, ndërsa njëkohësisht shpalos angazhime dytësore e pjesëza nga jeta e tij private.

Si po plotësohen ditët e këtij fillimviti për ju, sa i përket botës muzikor?

Ditët po shkojnë kryesisht në punë, si zakonisht, edhe pse muajin janar gjithmonë e kam të lirë, sa u përket mbrëmjeve muzikore. Gjatë muajit të parë të secilit vit të ri angazhohem dhe punoj shumë në studio…gati nga 10 orë në ditë. Sa keni përfunduar këngën më të re.

Na thuaj më saktësisht se për çfarë bëhet fjalë?

Këngën e re e kam në duet me Mondy dhe Toni White, të cilët e përbëjnë grupin ‘FREAX’. Kënga titullohet ‘Rock City’. Gjithashtu kemi realizuar edhe kripin, të cilin e ka punuar, si gjithnjë, ‘ASHA’.

Mund ta vlerësojmë këtë këngë si një nismë për të rejat e radhës për këtë vit, apo ndonjë paralajmërim për ndonjë album të radhës?

Nuk e kam në plan që këtë vit të dal me ndonjë album këngësh, pasi ç’është e vërteta unë vitin e kaluar lansova albumin më të ri të titulluar ‘Tara’. Zakonisht punët gjithnjë i bëj në bazë të agjendës dhe gjithnjë i planifikojë ato. Gjithnjë planifikoj se kur dhe çka do të krijoj apo publikoj, apo me kënd do të jem, nëse nuk jam vetëm, sa u përket krijimeve.

Po cila është e veçanta e klipit kësaj radhe?

Është vështirë të flasësh apo komentosh diçka që ti ke krijuar, përderisa nuk e kanë parë dhe vlerësuar të tjerët. Mendojmë se kemi bërë një punë të mirë, por gjithsesi më mirë t’ia lëmë publikut ta vlerësojë atë… Çdo gjë që dërgon Zoti është e mirëseardhur për ne Gjithashtu është shkruar nga mediet se shumë shpejt do të dilni dhe me një bashkëpunim me Gentën.

Cila është e vërteta në këtë mes?

Nuk kam koment për këtë të fundit. Përveç krijimeve të kohë pas kohe, bota juaj e artit gjithashtu plotësohet edhe me shumë prezantime nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore.

Gjatë kohës kur ndodheni në ndonjë udhëtim, si e përballoni largësinë nga familja e veçanërisht larg nga Tara?

Një pyetje interesant… Normalisht jam profesionist dhe e di që kur të jem në punë, jam në punë e edhe në udhëtime. Edhe pse Tara dhe Teuta me mungojnë jashtë mase, e vërteta është se duhet të punoj dhe angazhohem. Por, them se më e mira në gjithë këtë mes është fakti se kur të kthehem në shtëpi dhe e shoh që princesha ime, Tara, më pret me buzëqeshje, atëherë harroj gjithë lodhjen.

Kur jemi tek Tara, ka filluar tashmë të belbëzojë ndonjë fjalë…ka thirrur tashmë ‘baba’?

Tara e ka një energji shumë të madhe. Është aktive gjatë gjithë kohës dhe normalisht që ka filluar të belbëzojë, bile-bile ka filluar edhe të këndojë bajagi, he-he-he.

Tani kur familja juaj është bekuar me një fëmijë, është shtuar dëshira që të shtohet ky numër…nëse veç diskutoni rreth kësaj gjëje, na thuaj se cili është numri i fëmijëve që do të donit t’i kishit?

Jemi aq shumë të zënë dhe të fokusuar në Tarën, saqë ende nuk kemi biseduar në atë drejtim. Çdo gjë që dërgon Zoti është e mirëseardhur për ne. Nuk i dua pyetjet pas të cilave duhet të flas për vete.

Po çfarë është ajo gjë që ju mban të fortë dhe nuk iu zmbraps për asnjë çast?

Më mban të fortë fillimisht besimi tek Allahu, e më pas familja ime. Është e rëndësishme që ata të jenë shëndosh e mirë. Po cila është e meta e Bleros, nëse ekziston ndonjë e tillë? Ndonëse nuk i dua pyetjet pas të cilave duhet të flas për vete, por po ju them një gjë. Emrat e njerëzve i harroj shumë. Po ëndrra juaj në sirtarë! Nëse ka, ka vetëm brenda muzikës, të tjerat i kam realizuar të gjitha.

Çfarë do të thotë të duash sipas teje?

Besim dhe respekt!

Po të ju duan?

Besim dhe respekt!

Për çka nuk bëni kompromis?

Pas një vendimi që e marr, për çka do qoftë ai, nuk bëj kompromis!

Cila është frika jote më e madhe?

Vetëm dhe vetëm nga Allahu!

Më shumë jepni apo merrni këshilla?

Të dyja.

Diçka për fund, nëse do të doje të shtoje!

Faleminderit shumë

3 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. hana 08/02/2011 at 22:10 -

    Oj gorrill ski qka fol ti per veten se ske qka me thon, berllog je, ftyra e keqe

  2. liridona 18/03/2011 at 19:21 -

    ohh kqyre ftyren tanneee mojj e mos i kqyr ti tjerat okkk se bleroo eshte numer 1 te duu

  3. vebije dzemaili 31/01/2012 at 17:04 -

    hallo jam vebije blero shka po ban une ti takam qu ne facbook add

Leave A Response