Prindërit e Françeskës: Jemi ‘ pro’ seksit në “Big Brother”

Posted on Mar 17 2012 - 11:01am by Berni

Bukuroshja vlonjate me emrin Françeska ka tërhequr vë mendjen e publikut shqiptar, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karakterin e veçantë që ka. Ajo është më e vogla e shtëpisë së “Big Brother”, por ka ngjallur diskutimet më të mëdha. Është përfolur shumë në media dhe çdo ditë emri i saj përmendet kudo. Ajo që e dallon më së shumti Françeskën nga vajzat e tjera është lirshmëria me të cilën ajo flet, vepron dhe jeton. Në Shqipëri është vështirë të shohësh vajza kaq të lirshme dhe të hapura duke qenë se mentaliteti me të cilin ato rriten në familje, nuk ua jep gjithmonë këtë liri. Por Françeska është ndryshe nga vajzat e tjera, sepse familja i ka falur liri dhe mbështetje të plotë.

Prindërit e Françeskës përveçse dashamirës u treguan tejet të gatshëm t’i përgjigjeshin të gjitha pyetjeve tona pa u vënë aspak në siklet. Ne kuptuam që ata janë prindër të përkushtuar dhe për ta ajo që ka vërtet rëndësi është lumturia, realizimi dhe suksesi i vajzës së tyre.

Intervista Mamaja e Franceskes, Brixhilda Jace

Ju që e njihni Françeskën, mendoni se ajo po luan?

Ajo po luan aty ku duhet, por Françeska është kështu siç e keni parë aty, edhe në jetën e përditshme.

Besojmë e keni parë edhe që është puthur me Ermalin. Ç’mendim keni?

Mua më pëlqejnë ata të dy. Duken mjaft mirë me njëritjetrin. Ermali është goxha djalë. Ashtu si bashkëshorti im, edhe unë bashkë me dy vajzat e tjera e mbështesim plotësisht Françeskën. Për ne është e rëndësishme që ajo të jetë mirë, të ecë përpara e të realizojë të gjitha synimet e saj.

Përflitet që ata të dy kanë pasur marrëdhënie intime. Ju si u është dukur?

Siç e thashë dhe më lart unë i kam ndjekur gjithë kohën dhe i kam parë të gjitha momentet e tyre. Nuk i besoj fjalëve dhe nuk mendoj se midis të dyve ka pasur diçka më shumë përveç puthjes.

Po nëse kjo do të ndodhte për ju do ishte problem?

Për aq kohë sa nuk është problem për vajzën time, as për mua nuk përbën problem. Ata aty janë si në një burg dhe me kalimin e ditëve gjithçka mund të ndodhë, siç ka ndodhur edhe në edicionet e kaluara. Unë kam besim se vajza ime do të bëjë atë që është më e mira për veten e saj, dhe unë si prind kam për detyrë ta mbështes deri në fund.

Intervista e Babait te Franceskes, Dhimitraq Jace

Si ju duket marrëdhënia e Françeskës me Ermalin? 

Nëse vajza ndihet mirë për mua s’ka asnjë problem. Edhe ai më duket djalë i mirë.  Po diskutohet shumë së fundmi për puthjet e të dyve. Madje flitet se midis tyre ka pasur edhe marrëdhënie intime.

Ju ç’mendim keni?

Unë di që vetëm janë puthur. Për pjesën tjetër nuk di asgjë të sigurtë. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, po unë përderisa e shoh vetë vajzën time, nuk i marr shumë për bazë fjalët e njerëzve. Nuk besoj se atyre i kanë futur ‘ microcheap’ nën jorgan, që ta dinë të sigurtë a kanë bërë diçka më shumë apo jo.

Nëse do të ndodhte, nëse vërtetë midis të dyve do të ketë një marrëdhënie intime, për ju do ishte problem? 

Jo. Nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak “evropian” për sa i përket këtyre gjërave. Më mjafton që Françeska të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen.

A ju shqetësojnë fjalët e njerëzve? 

S’kanë pse të më shqetësojnë, sepse nuk i marr fare për bazë. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por deri tani mund të them me bindje se të paktën këtu në Vlorë të gjithë kanë respekt.

Intervista e plote  KLIKO KETU

9 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. london 17/03/2012 at 15:01 -

    PO NGA VLORA JENI QTE TE THEM MESHUME JU PRANONI GJITHSHKA LUM SI JU

  2. paparazi 17/03/2012 at 15:34 -

    hahaha…sa te shemtuar qe i paska prinderit dhe sh te lodhur.Po e bija nga te kete ngjare valle?kjo plaka e franceskes paska bere goxha investim te mire per pleqerine duke i dhene green cardin se bijes…

  3. era 17/03/2012 at 18:07 -

    hajde prinder hajde !!!!
    sa do rrojme do ndigjojme

  4. Toni 17/03/2012 at 18:18 -

    kan dhan dhe intervist pale tjeter ,po hupuni bre e mos dilni se turp cka ban ajo kurva aty brenda

  5. rina 18/03/2012 at 04:03 -

    jeni te mrekullueshem na duhen me shume prinder ksi soji qe i mbeshtesin dhe kuptojne femijet dhe dashurine e tyre

  6. akrepja 18/03/2012 at 06:35 -

    hahhaha mir e the @london…….kam vene re qe ata nga Vlore jane shume shume liberal, deri kur i hedhin poshte ter moralitet! Ne qoft se cupa ime bente keshtu per ter boten te shikojne, do ta keputja koken! po une as nuk te linja femijn im te bente gjer me kaq

  7. pffffffff 18/03/2012 at 13:34 -

    Rina nuk qenke mire ti, pse dashuri i thua lidhjes midis ermalit dhe franeskes, franceska qe diten e dyti qe hyri ne BB iu fut ne krevat Ermalit nga e kishte ajo gjith ate dashuri te madhe, mos flisni gjera pa lidhje, sic flasin dhe keto pseudoprinderit e kesaj psikopates njeres te degjenerum.

  8. Ari 18/03/2012 at 13:42 -

    Rina ke vullnet te futesh ne krevat me mua ti se qenke shum goce e zgjuat ;)

  9. Queen 18/03/2012 at 13:43 -

    Po shume e kuptojne vajzen, duke e mbeshtetur seksualisht ne nje lidhje qe do te deshtonte dhe do te deshtoje nese sjane te dy te burgosur ne nje shtepi ku shumica e femrave jane ugly/average nga pamja dhe meshkujt me tendencat homoseksuale. Bravo Franceska, do ti fitosh leket dhe ndonje gje ne mes… ;)

Leave A Response